LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ “Një tjetër PPP po përgatitet, Rama takim të fshehtë në Korfuz

13 Tetor 2019, 09:32, Politikë CNA
Denoncimi/ “Një tjetër PPP po përgatitet, Rama takim

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e radhës nga qytetari dixhital, i cili thotë se qeveria Rama do të japë me koncesion parkun Kombëtar të Butrintit.

Sipas mesazhit të qytetarit dixhital, ky vendim është marrë gjatë një takimi të fshehtë të kryeministrit në Korfuz, ku ai ka takuar katër shtetas të huaj që janë pjesë e tryezës për ?shitjen? e Butrintit.

?O burra po ikim, po të vjedhim sa më shumë! Edvin Hajduti po jep edhe Butrintin PPP?, shkruan Berisha bashkëngjitur mesazhit.
Postimi i plotë:

Denoncohet akti i fundit korruptiv i Edvin Hajdutit.
Dheni me PPP e Butrinit! sb
?Pershendetje
Nje tjeter PPP po pergatitet, por kjo eshte e pa imagjinueshme, pasi behet fjale per qytetin antik te Butrintit. Ate qe nuk e beri asnje pushtues, po pergatitet ta beje qeveria Rama
Dhenia me koncesion e Parkut Kombetar te Butrintit eshte akti i fundit i shitjes se identitetit dhe vlerave tona Kombetare nga kjo Qeveri.
Cdo veprim per ta paraqitur si konsulte publike eshte mashtrim pasi ky vendim tashme eshte marre dhe ne funksion te tij eshte zhvilluar edhe nje takim i fshehte e kryeministrit ne ne Korfuz, ku ai ka takuar kater shtetas te huaj qe jane pjese e tryezes per ?shitjen? e Butrintit?

Lajmet e fundit nga