Connect with Us

Basha sulmon Carlo Bolinon dhe televizionin e Vjollca Hoxhës

Politikë

Basha sulmon Carlo Bolinon dhe televizionin e Vjollca Hoxhës

Publikuar

-

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës nga protesta e banorëve të “Unazës së Re”, ka sulmuar televizionin e Carlo Bolinos dhe Vjollca Hoxhës.

Teksa është pyetur nga gazetarët  se përse shkeli ligjin duke bllokuar rrugën i ndjekur më pas edhe nga banorët e tjerë, kryedemokrati  iu përgjigj se nuk ka kod penal që të ndalojë protestën ndërsa nuk i kurseu akuzat ndaj Report Tv, duke e konsideruar si një televizion që paguhet me paratë që u vidhen qytetarëve.

“Televizionit qeveritar që paguhet me paratë që u vidhen Shqiptarëve, Report Tv dua t’i them që shërbimet që i bën hajdutit Edi Rama i merr të paguara 10-fish. Report TV paguhet me paratë që u vidhet këtyre qytetarëve. E drejta e protestës është më e shenjtë, se e drejta e Edi Ramës për të vjedhur me Carlo Bollinon. Nuk ka kod penal që të ndalojë protestën”, tha Basha.

Basha e  vijoi sulmin edhe ndaj televizionit tjetër kombëtar Top Channel.

“Por, përtej kësaj, të jeni fare të qartë, ju dhe çdo media qeveritare siç është edhe Top Channel, që hierarkia e vlerave, normave dhe parimeve në një vend nuk mund të ndalojë të drejtën e protestës. E drejta e protestës është e shenjtë. Banorët e kanë njoftuar në mënyrë zyrtare policinë dhe do të vazhdojnë protestën në mbrojtje të së drejtës së tyre më të shenjtë, mbrojtjen e së drejtës së tyre për banesën”, tha Basha nga ‘Astiri’.

Sipas kryetarit të PD-së parlamenti nuk është legjitim dhe për rrjedhojë ai nuk i njeh ndryshimet e Kodit Penal që kanë ashpërsuar nenin që ndëshkon bllokimin e rrugëve.

“Nuk ka asnjë kod të ri penal. Parlamenti nuk i ka votat për një kod penal. Asnjë vendim që merret nga ky parlament ilegjitim, nuk ka legjitimitet. Ky është qëndrimi i opozitës. Natyrisht, po të kishim një Gjykatë Kushtetuese do ta kishte hedhur poshtë çdo ndryshim të bërë nga një cung-parlament, nga një parlament me 82 deputetë, sepse të tjerët janë marioneta të paligjshme dhe anti-kushtetuese”, theksoi Basha./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“I kujt është faji?”/ 193 viktima nga 5700 aksidente, flasin ekspertët

Publikuar

-

Nga

Numri i madh i aksidenteve në Shqipëri, me rreth 193 viktima për 2019, ka ngjallur debatin se i kujt është faji, infrastrukturës jo e mirë, policisë rrugore apo i papërgjegjshmërisë së drejtuesve të mjeteve. Ndërkohë, që po diskutohej në lidhje me këtë temë në studion e emisionit “Opinion”, personat e pranishëm në panel kanë mbajtur qëndrime të ndryshme.

Për ekspertin rrugor Fatmir Hasho, “ 99 % e fajit është i drejtuesve të mjeteve pasi përgjegjshmëria dhe edukata e tyre, -thekson ai- në lidhje me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor është zero”.

Të njëjtën gjë ka theksuar edhe eksperti i automobilizmit, Eno Zeneli, i cili shprehet se nëse shikon telefonin dhe rrjetet sociale në vend të rrugës, ky bëhet shkak aksidenti.

“Nëse je në autostradë dhe shikon Instagramin, kjo është faji i shoferit. Nëse ke një makinë 30 vjeçare, ti bën një gabim dhe kjo është fatale. Një makine e re, me 5 yje sigurie “fal” shoferin. Një makinë Euro 6 e ruan dy herë më shumë këmbësorin se sa një makinë Euro 4. Kanë shumë probleme rrugët”, shprehet Zeneli.

LEXO EDHE:  Rrëfimi i kuksianit që sfidoi Bashën e Berishën: Një PD në gjumë, nuk rrëzon dot një qeveri të rrënuar

Referuar kësaj problematike, teksa publikon statistikat me rreth 193 viktima nga 5700 aksidente të ndodhura deri tani, shef i sektorit të sigurisë rrugore, Skënder Ismailaj, ka theksuar se policia është duke bërë punën e saj dhe se shumica e ngjarjeve janë për shkak të gabimit të drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve.

“193 persona kanë humbur jetën, deri në ditën sotme. Aksidentet rrugore, sot konsiderohen një epidemi në shoqëri. Në totalin e ngjarjeve rrugore, nëse i marrim gjithçka numrin më të mëdha e zënë gabimet e përdoruesve të rrugëve, nga këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve. Numrin më të madh e shkaktojnë drejtuesit e mjeteve, kemi 2276 raste të përdorimit të pijeve alkoolike”, ka thënë Ismailaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja Meta-Bochardt/ Analisti: Presidenti qëndrim dinjitoz

Publikuar

-

Nga

Qëndrimi dhe gjuha e ashpër e presidentit të Republikës, Ilir Meta, ndaj ambasadorëve të disa vëndeve perëndimore në përgjithësi dhe atij të OSBE-së, Bernd Bochardt, në veçanti, ka qenë një tjetër fokus i temës së emisionit “Real Story”.

Ndërsa ka përsëritur përplasjen e Ilir Metës me ambasadorin Bochard, të cilit i mbylli portën e Presidencës, duke i refuzuar takimin, analisti Agron Gjekmarkaj, si edhe më parë, shprehu vlerësim maksimal ndaj veprimit të Metës.

LEXO EDHE:  Video-skandali Salianji-G.D./ Ja çfarë po ndodh në PD

“Qëndrimi i Presidentit ndaj ambasadorit të OSBE-së, Bernd Bochardt është dinjitoz. Ky Ambasador duhet të ikë nga Shqipëria”, u shpreh Gjekmarkaj, duke replikuar, madje, dhe me moderatorin e emisionit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngërçi për Kushtetuesen/ Bojaxhi: Rama dhe Meta shohin interesin personal, nuk besoj në parimet e tyre

Publikuar

-

Nga

“Edhe sikur Presidenti, Kuvendi të kenë të drejtë gjithçka po e bëjnë për shkak të qëllimeve të tyre politike”, kështu është shprehur Gjergji Bojaxhi, teksa komenton ngërcin institucional me përplasjen midis presidentit Meta dhe qeverisë për Kushtetuesen.

Sipas Bojaxhiut, “Rama dhe Meta janë dy njerëz që në gjithë historikun e tyre politik kanë treguar se motivet e tyre nuk kanë të bëjnë me interesin e qyetarëve, por personal.”

“Meta është ai plaku më bllok në dorë që kanë parë me zë e figurë duke bërë llogaritë e korrupsionit. Nga ana tjetër kemi kryeminstrin që drejton korrupsionin dhe nepotizmin të dukshëm.

LEXO EDHE:  Rama tallet me Bashën/ Flamuri u ngrit në 28 nëntor 1944, jo prit

Po bëhet fjalë për njerëz që në historikun e tyre dhe në drejtimin politik të vendit kanë treguar që edhe nëse mbajnë qëndrime parimore e kanë treguar se motivet e tyre nuk kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve. Bëhet fjalë për politikanë që janë shkaktarë që vendi është nën këtë situatë dhe shkaktarë për këtë sistem drejtësie.

Edhe sikur Presidenti, Kuvendi të kenë të drejtë mendoj që motivet e tyre janë në interes të tyre thellësisht politike duan të dalin përtej gardhit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE