Connect with Us

Basha denoncon Ramën, Gjiknurin, Ballën dhe Tahirin

Politikë

Basha denoncon Ramën, Gjiknurin, Ballën dhe Tahirin

Publikuar

-

Kryedemokrati Lulzim Basha i është bashkuar mbrëmjen e sotme banorëve të “Unazës së Re”.

Basha u shpreh se “beteja jonë është të hapim një kapitull për politikanët, kush shkel ligjin të shkojë para drejtësisë, ndërsa risolli në kujtesë rastin Gjiknuri, Balla e Tahiri.

“Një e keqe e madhe i ka bërë bashkë qytetarët e Tiranës sot. Një e keqe që ka zaptuar prej 12 muajsh vatrat e qindra familjeve të Unazës së Re.

Ka urdhëruar sot arrestimin e 3 baballarëve sepse mbronin shtëpitë e tyre.

Është një drejtësi që nuk ka filluar hetimet për Edi Ramën që gjithë bota e tregon me gisht.

I lirë është dhe Damian Gjiknuri i kapur në flagrancë duke shkelur ligjet amerikane.

I lirë është dhe Taulant Balla, patruesi i 3.4 milion eurove të “Toyta Yaris”.

LEXO EDHE:  Basha shtyn vizitën për në Tiranë

I lirë është dhe Saimir Tahiri i cili e shëndërroi policinë e shtetit në bandë të trafikimit të drogës dhe krimit.

Sonte ka qëlluar i qartë një mesazh i liderve europian. Nuk shkohet në Europë pa i çuar para drejtësisë ata që kanë shkelur ligjin. Ky vend nuk e meriton Europën. Dhe ndaj ju bëj thirrje ndërkombëtarëve që një vend ku drejtohet nga krimi nuk mund të integrohet pa plotësuar kriteret. Nuk shkohet në Europë me Edi Ramën. Shqipëria si Europa do të thotë hajdutët në burg, do të thotë dëmshpërblimi i pronave, do të thotë mirëqënie, punësim dhe siguri për gjithë shqiptarët dhe jo për një grup kriminelësh dhe hajdutësh”, tha Basha./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pa magjistraturë/ Ballanca: Votimi në Kuvend në kundërshtim me ligjin

Publikuar

-

Nga

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se Gjykata e Lartë nuk duhet të çonte asnjë emër për votim në Kuvend nëse nuk plotësonte kriteret, siç është ai i shkollës së magjistraturës.

Sipas Ballancës, asnjë nga emrat nuk e plotësonte këtë kriter, ndaj ky vendim në këtë rast është në kundërshtim me ligjin.

“Gjykata e Lartë nuk duhet të çonte asnjë emër. Asnjë nuk kishte magjistratë. Unë pretendoj dhe e kam thënë që personat duhet të jenë patjetër magjistratë. Ky ka qenë modeli. Është në kundërshtim me ligjin, jo me Kushtetutën në këtë rast.

LEXO EDHE:  Basha bën thirrje për protesta/ S’jemi fasadë e pushtetit të krimit

LEXO EDHE:  Andi Përmeti dhe Spiro-pjeshka kundër socialistëve

Unë do të isha dakort nëse i njejti kriter do të përdorej për të tëra prurjet.

Marku ka dërguar dy lista, Presidentit të Republikës, dhe kryetarit të Kuvendit. Një listë me të gjithë anëtarët që plotësojnë gjithë kriteret përvec kriterit të magjistraturës, dhe një listë ku plotësoheshin të gjithë kriteret, dhe kriteri i magjistratuës, por që e plotësonte vetëm zonja Marku. Cështja është pse Kuvendi vendosi të mos e quante të rëndësishëm kriterin e magjistraturës”, ka theksuar Ballanca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush nuk e do Reformën në Drejtësi?/ Deputeti i opozitës e thotë troç

Publikuar

-

Nga

prokuroret bojkoyojne spak

“Loja për kushtetuesen” është tema e diskutimit të emisionit “Real Story”, ku ndër të ftuarit është dhe deputeti i listës së LSI-së, Ralf Gjoni. Duke folur rreth situatës së ngërçit që është krijuar në sistemin e Drejtësisë, Gjoni e ka thenë troç arsyen e vërtetë. Ai ka bërë fajtor të gjitha palët politike për pengesat e ngritura nga që nuk e duan një Reformë të vërtetë në Drejtësi.

LEXO EDHE:  Basha shtyn vizitën për në Tiranë

LEXO EDHE:  Zbulohet skenari/ Ja sa do të zgjasë protesta e opozitës

“Asnje nga palët nuk ka interes të mbyllet Reforma në Drejtësi dhe të ngrihen institucionit kushtetuese. Të vetmit që kanë qenë të interesuar kanë qenë SHBA”, ka thenë deputeti i listës së LSI-së, Ralf Gjoni./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndodhemi në një situatë kaotike”/ Manja: Pretendimi i Metës, bllokim i pastër i procesit

Publikuar

-

Nga

“Pretendimi i Presidentit për rradhën, bllokim i pastër i procesit”, kështu është shprehur, me fjalë të tjera, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. I ftuar në studion e emisionit “Real Story”, Manja ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e mazhorancës se: “të ndodhur në një situatë kaotike, ku kushtetuesja është boshatisur nga procesi i vettingut, nuk mund të ndiqet rradha.”

Sipas Manjës, nëse do të ndiqej rradha që pretendon Meta, ky do të ishte një bllokim i pastër i procesit, pasi që ndodhemi në kushtet ku nuk kemi një Gjykatë të Lartë funksionale.

“Radha që pretendon Presidenti është e vërtet. Kushtetuta ka përcaktuar radhën e emërimit apo të zgjedhjes së anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese, për të mos pasur konflikte.

Por radha ëshët bërë për të përcaktuar kompetencën e shtrirjes së organit, jo kohën se kur duhet të veprojë një organ.

Radha është për një situatë normale të Gjykatës Kushtetuese, jo në një situatë kaotike ku ndodhemi tani. Tani ndodhemi në një situatë ku kushtetuesja është boshatisur nga procesi i vettingut. Radha respektohet vetëm në një situatë normale.

LEXO EDHE:  Basha bën thirrje për protesta/ S’jemi fasadë e pushtetit të krimit

LEXO EDHE:  Zbulohet skenari/ Ja sa do të zgjasë protesta e opozitës

Le të mendojmë për një sekond se Presidenti ka të drejtë. Edhe në qoftë se ndiqet radha sikurse thotë Presidenti, pas Kuvendit radhën nuk e ka ai, e ka Gjykata e Lartë dhe në kushtet ku ndodhemi pa një Gjykatë të Lartë funksionale kjo e fundit nuk do të mund të zgjidhte dot anëtarët, çka do të thotë se ky është një bllokim i pastër.

Kemi dhe absurditetin tjetër, kur afati kushtetues pezullohet me një letër. Afati as nuk mund të pezullohet, as të zgjatet. Kemi të bëjmë me ushtrimin e një afati prekluziv, i cili as nuk mund të kundërshtohet dhe as nuk mund të shtyhet në kohë. Presidenti kishte 30 ditë kohë për të ushtruar të drejtën e tij kushtetuese”, është shprehur Ulsi Manja./CNA.al

LEXO TE PLOTE