Connect with Us

Trump përgatit sanksione kundër Turqisë

Bota

Trump përgatit sanksione kundër Turqisë

Publikuar

-

Për shkak të marshimit të trupave turke në Sirinë Veriore, SHBA përgatitet për masa të forta ndëshkuese kundër Ankarasë. Për herë të parë, ushtarët amerikanë u vunë nën breshërinë turke. Por Erdogan nuk ndërron qëndrim.

Së fundmi SHBA e kishte kërcënuar Turqinë, tani po  shkohet një hap më tej. Presidenti Donald Trump ka porositur ministrin e Financave, Steven Mnuchin për të vendosur sanksione kundër partnerit të NATO-s, Turqisë, ka konfirmuar, Mnuchin para gazetarëve.

USA Steven Mnuchin in Washington (picture-alliance/AP Photo/J. Martin)
Ministri i Financave, Steven Mnuchin

“Ne mund ta paralizojmë ekonominë turke”

Bankat janë informuar, që mund të ketë masa ndëshkuese, sipas Mnuchin. Trump pritet të nënshkruajë një dokument, që i lejon ministrit të Financave, në ujdi me presidentin dhe ministrin e Jashtëm të vendosin sanksione „kundër çdo personi me lidhje me qeverinë turke”. „Këto janë sanksione të ashpra, shpresoj që të mos arrijë deri aty sa t’i vendosim ato”, tha Mnuchin. „Nëse duhet, ne mund ta paralizojmë ekonominë turke”.

Presidenti amerikan është i shqetësuar për vazhdimin e ofensivës ushtarake turke në Sirinë Veriore dhe sulmeve potenciale ndaj objektivave civilë. Po ashtu është „e detyrueshme” që Turqia të mos lejojë, që të dalë nga burgu qoftë edhe një luftëtar i vetëm i të ashtuquajturit, „Shteti Islamik”.

Ushtarë amerikanë nën breshërinë turke

Në të njëjtën kohë me deklaratat e ministrit të Financave të SHBA, u vunë për herë të parë në breshërinë turke trupat amerikane në qytetin sirianoverior, Kobane. Sipas Pentagonit nuk ka të lënduar. „Forcat amerikane nuk janë tërhequr nga Kobane”, tha zëdhënësi i Pentagonit. Shtetet e Bashkuara janë të vendosura kundër ofensivës turke, dhe sidomos kundër operacioneve turke në „ato zona, ku me dijeni të turqve ndodhen ushtarë amerikanë.”

Türkei Präsident Recep Tayyip Erdogan Istanbul (picture-alliance/AP Photo/Presidential Press Service)

Atentat i IS-it

LEXO EDHE:  Fitoi Referendumin, flet Erdogan/Vendimi që mori sot Turqia përmbys diskutimin 200 vjeçar

Edhe në Bashkimin Europian po mendohet për sanksione kundër Turqisë. Suedia foli hapur për një embargo të armëve kundër këtij vendi. Trupat turke janë futur për herë të tretë në territorin sirianoveror. Operacioni drejtohet kundër aleancës së rebelëve SDF, të lidhur me milicët kurdë të YPG-së. Shtetet perëndimore janë të shqetësuara, se për shkak të ofensivës, mijëra terroristë të kapur të IS-it do të mund të dalin nga burgjet kurde, që mund të çojë në riforcimin e IS-it. Terroristët e IS-it ndërkohë kryen një atentat në një rajon kurd. Në qytetin Kamishli, në lindje të Sirisë Veriore një bombë shpërtheu para një restoranti. Tre civilë u vranë, dhe nëntë vetë u plagosën. IS deklaroi, se sulmi i adresohej luftëtarëve kurdë. Autoritetet kurde janë shprehur, se 5 terroristë të IS-it kanë arritur të dalin nga një burg në Kamishli gjatë bombardimeve turke.

Pavarësisht kërcënimeve për sanksione, presidenti Erdogan nuk do ta ndërpresë ofensivën ushtarake. „Ne nuk do të tërhiqemi”, siguroi Erdogan në një fjalim në Stamboll. „Ne do ta vazhdojmë këtë luftë, derisa të gjithë terroristët të zhvendosen 32 kilometra në jug të kufirit tonë.” Turqia kërkon të krijojë një „zonë sigurie” 30 kilometra në brendësi të Sirisë dhe kërkon largimin e milicëve kurdë nga kjo zonë./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Superaksion në Maqedoninë e Veriut/ Sekuestrohet 1.3 ton kokainë

Publikuar

-

Nga

Një aksion i madh është duke u zhvilluar në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit, në Maqedoninë e Veriut.

Mediat vendase raportojnë se policia ka sekuestruar deri më tani 1.3 ton kokainë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se kokaina ka ardhur nga Amerika në Mal të Zi dhe kishte si destinacion Koperin e Sllovenisë.

Por duket se autorët e kanë ndryshuar destinacionin dhe droga është dërguar në Krushopek, ku dhe u kap nga autoritetet.

LEXO EDHE:  Mosrespektimi i Gjermanisë si strategji/ Trump “injoron” Merkel 

LEXO EDHE:  Shuhet George H.W. Bush/ Çfarë shkruajnë Obama dhe Trump

Operacioni i policisë së Maqedonisë së Veriut është realizuar në bashkëpunim me forcat ndërkombëtare, por ende nuk ka shumë detaje rreth tij. Pritet një reagim nga autoritetet maqedonase./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

“SHBA mbështet shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi”/ I dërguari i Trump hedh poshtë lajmin

Publikuar

-

Nga

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Domald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, hodhi poshtë pohimet se “qarqe amerikane, mbështesin një plan për shkëmbim të territoreve” ndërmjet të dyja vendeve.

Në një postim në Twitter, ambasadori Grenell e cilësoi “lajm të rremë” njoftimin e revistës në internet “EU Observer” sipas së cilës “një plan për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është edhe më tej popullor në qarqet amerikane, derisa i dërguari Richard Grenell po nxitë idenë e një marrëveshjeje të shpejt të njohjes”.

“Lajm i rremë. Ju asnjëherë nuk keni thirrur ose shkruar për të pyetur. Unë jam për atë që palët pajtohen – jam i përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe jo në politikë”, shkroi ambasadori Grenell, i cili për më pak se një muaj ndërmjetësoi marrëveshjet për linjën ajrore, atë hekurudhore dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Revista “EU Observer” shkroi se “Shtetet e Bashkuara edhe më tej janë të hapura ndaj planit për shkëmbimin e territoreve” në një tekst që përfshinte një intervistë me përfaqësuesin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer. Ajo citoi zotin Palmer të ketë thënë se “U takon palëve të krijojnë parametrat e bisedimeve dhe se u takon palëve të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve, duke vënë mbi tryezë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrën për normalizimin e marrëdhënieve. Shtetet e Bashkuara do të donin të shihnin njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë si rezultat i procesit negociues”, citohej ai.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe për t’iu kundërvënë qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzoi vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave.

LEXO EDHE:  Nis lufta me Korenë e Veriut?!/SHBA nxjerr ushtrinë në front, ja masat (Video)

LEXO EDHE:  Mosrespektimi i Gjermanisë si strategji/ Trump "injoron" Merkel 

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Beogradit të heqë dorë nga fushata për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ndërsa qeverisë së re në Prishtinë të heqë tarifat,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të mërkurën se qeveria e tij do zëvendësojë tarifat reciprocitetin e plotë tregtar me Serbinë sikurse me secilin shtet.

“Tarifa ka qenë vendim i qeverisë së kaluar. Ne nuk jemi për tarifa si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve. Produktet që prodhohen në Kosovë e të cilat i nënshtrohen praktikave dhe konkurrencës jolojale do të mbrohen”.
Ai tha se ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve strategjike, Rozeta Hajdari ka filluar punën për krijimin e nje grupi punues për këtë çështje i cili “do të përmbledhë te gjitha barrierat tregtare me Serbinë dhe do të vijë me rekomandim te qeveria. Porsa të vijnë në zyrën time këto rekomandime do t’i analizojmë dhe do të marrim vendim për largim të tarifës dhe vendosje të reciprocitetit. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe do të veprojmë si të tillë”, tha kryeministri Kurti.

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka theksuar disa herë se ishin tarifat e vendosura nga qeveria e tij që u dhanë fund ideve për prekje të kufijve të Kosovës në kuadër të bisedimeve me Serbinë, i bëri thirrje sërish sot kryeministrit Kurti që sic thuhet, të mos i heqë tarifat për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar të bisedimeve, por oferto për kontratë finale për njohje të ndërsjellë në kufijtë ekzistues”.

Idetë për ndryshim kufijsh në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u hodhën në vitin 2018 duke nxitur reagime të shumta./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Detaje shokuese nga tragjedia në Kosovë/ Policja i dha 12 mijë euro tezes, qëndroi 4 orë mes familjarëve të vrarë

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë nga vrasja e 5-fishtë që ndodhi një ditë më parë në një familje në Gjilan, ku vajza dyshohet se vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Valdete Bllaca, e stërvitur dhe me profesionin e polices, e kishte paramenduar dhe e kishte përgatitur në përpikmëri skenarin e tragjedisë së djeshme. Vrasjen e prindërve, dy vëllezërve e më pas edhe vetëvrasjen, Valdete Bllaca e kishte planifikuar së paku një ditë përpara.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta e të afërta me familjen e polices se dyshohet që së paku një ditë përpara krimit, ajo kishte dorëzuar te tezja e saj 12 mijë euro.

Në bisedë e sipër, Valdete Bllaca mësohet se e kishte pyetur tezen se sa do të mund të kushtonte një varrim. Megjithatë, ajo nuk i kishte treguar tezes asnjë detaj se pse po ia linte paratë dhe se ku i kishte marrë ato, raporton Gazeta Sinjali.

LEXO EDHE:  Nis lufta me Korenë e Veriut?!/SHBA nxjerr ushtrinë në front, ja masat (Video)

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Turqia, Erdogani dhe Evropa

Intriguese dhe dramatike ishin edhe lëvizjet dhe sjelljet e fundit të polices Valdete Bllaca përpara se ta vriste babain, nënën, dy vëllezërit e më pas edhe veten. Gazeta Sinjali mëson gjithashtu se personat e fundit që ajo i kishte kontaktuar ishin tezja dhe bashkëshorti i saj. Kontakti me ta kishte ndodhur vetëm disa minuta para se ajo ta shkrepte armën drejt vetes, në fund të një vrasjeje të katërfishtë.

Tezja me bashkëshortin e saj, në ditën tragjike kishin shkuar për vizitë te familja Bllaca, mirëpo te dera i kishte pritur Valdete Bllaca për të mos i lënë të hynin brenda. E shqetësuar, Valdete Bllaca mësohet se u kishte thënë atyre se ata (familja) nuk janë aty dhe se ajo ishte e zënë. Pasi ishin përshëndetur me policen dhe kishin vendosur të largoheshin nga aty, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan dy krisma të plumbave kur Valdete Bllaca shkrepi drejt vetes.

LEXO TE PLOTE