LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tajfuni Hagibis/ Urdhërohet evakuimi i 7 milion njerëzve

12 Tetor 2019, 14:39, Kosova & Bota CNA
Tajfuni Hagibis/ Urdhërohet evakuimi i 7 milion njerëzve

Rreth 7 milion njerëz pritet të evakuohen në japoni sipasojë e Tajfunit Hagibis,  një nga stuhitë më të fuqishme të 60 viteve të fundit.

Stuhia e fortë që po lëviz nga ishulli Honshu, pritet të godasë në orët në vazhdim Tokion dhe tërë rajonin e Kanto.

Deri më tani raportohet se dy persona kanë humbur jetën sipsojë e vërshimit të ujit.

Më shumë se 1 milion banorë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa shërbimi hekurudhor i trenave të shpejtësisë së lartë është pezulluar në të gjithë vendin.

Sipas shërbimit meteorologjik japonez, pritet që erërat ta tejkalojnë shpejtësinë 216 kilometra në orë. Në vitin 1958, tajfuni Hagibis shkaktoi 1200 të vdekur./CNA.al

Lajmet e fundit nga