Connect with Us

Tabaku denoncon skandalin/ Hajdutëria po shndërrohet në ligj nga Parlamenti

Politikë

Tabaku denoncon skandalin/ Hajdutëria po shndërrohet në ligj nga Parlamenti

Publikuar

-

Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka reaguar sërish sot për ligjin mbi Koorporatën e Investimeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se shqetësimet e BB janë mëse korrekte dhe parashtrojnë disa pika kyçe të hajdutërisë që po tenton të shndërrohet në ligj nga Parlamenti.

Sipas Tabakut, shumica e kërkesave dhe vërejtjeve që i janë paraqitur qeverisë dhe mazhoranës nga institucionet serioze si BB dhe FMN nuk janë pasqyruar.

Më tej, ish-deputetja e PD thekson se Banka Botërore ka kundërshtuar pohimet e mazhorancës në lidhje me projektligjin. Në një letër të drejtuar kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ato nënvizojnë se shqetësimet e BB-së për draftin mbeten të pa adresuara.

“Problemi në lidhje me mandatin e zgjeruar dhe portofolin e madh institucional që ka KISH e cila është edhe manaxhere pronash, edhe pronare por edhe invesitore nuk kanë gjetur rrugëzgjidhje logjike dhe ligjore. Sakaq BB vëren me të drejtë se propozimet e qeverisë për të supervizuar, rregulluar apo dhe audituar veprimet e KISH janë shumë të dobëta. Sikundër dhe mungesa e një analize të riskut financiar dhe ekonomik sa i takon borxhit publik.”-shkruan Tabaku në reagimin e saj.

Postimi i plotë i Tabakut:
Nuk ka gjë më të rëndë për një shtet se sa shndërrimi i pushtetit legjislativ në një noter që voton dhe firmos çfarë t’i shkojë në mendje qeverisë apo pronarëve të ministrave (pra oligarkëve). Gjithsesi përpara disa ditësh parlamentarizmi shkoi edhe më poshtë, pasi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutua projekt-ligji i famshëm i Korporatës së Investimeve Shqiptare.
Mirëpo e veçanta e mbledhjes ishte se projektligji në fjalë nuk kish ardhur përmes një rruge zyrtare me protokoll. Jo! Komisioni kish vendosur që të shqyrtonte një projektligj që sekretariati i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave ia ka çuar kryetarit të Komisionit me email. Praktikisht parlamenti, institucioni më i lartë sipas kushtetutës në vend, nuk respekton as vetë rregullat bazë të diskutimeve proceduriale dhe marrjes së ligjeve. Tanimë është normale që qeveria (më saktë oligarkët) të komandojë parlamentin dhe deputetët përmes sekretarëve të ministrive.

Siç edhe kuptohet nga projektligji, qeveria ka bërë vetëm disa ndryshime estetike në këtë draft të ri. Shumica e kërkesave dhe vërejtjeve që i janë paraqitur qeverisë dhe mazhoranës nga institucionet serioze si BB dhe FMN nuk janë pasqyruar. Madje Banka Botërore ka kundërshtuar pohimet e mazhorancës në lidhje me projektligjin. Në një letër të drejtuar kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ato nënvizojnë se shqetësimet e BB-së për draftin mbeten të pa adresuara.

Problemi në lidhje me mandatin e zgjeruar dhe portofolin e madh institucional që ka KISH e cila është edhe manaxhere pronash, edhe pronare por edhe invesitore nuk kanë gjetur rrugëzgjidhje logjike dhe ligjore. Sakaq BB vëren me të drejtë se propozimet e qeverisë për të supervizuar, rregulluar apo dhe audituar veprimet e KISH janë shumë të dobëta. Sikundër dhe mungesa e një analize të riskut financiar dhe ekonomik sa i takon borxhit publik.
Shqetësimet e BB janë mëse korrekte dhe parashtrojnë disa pika kyçe të hajdutërisë që po tenton të shndërrohet në ligj nga Parlamenti. I cili, siç dhe u tha nga deputetët, do të votojë brenda dy javësh në favor të projektligjit që vjedh pronat e qytetarëve dhe ua jep oligarkëve. Rruga që kryeministri Rama ka nisur të marrë do të jetë një kosto e lartë që shqiptarët do të mbajnë mbi supet e tyre. Pushteti i oligarkëve është tanimë aq i madh saqë me gjasë projektligjet e radhës do t’i shkojnë komisionit nga sekretaret e oligarkëve në email.

Kjo përbuzje ndaj shtetit dhe Kushtetutës është shembulli më i shëmtuar se si duhet të sillen deputetët e një Parlamenti. Natyrisht këtë ndjesi nuk mund ta kenë deputetë që kanë dalë ose nga paraja e krimit të organizuar apo nga ajo e oligarkëve. Shqipëtarët duhet t’i japin drejtim vendit dhe zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mundësi. Një parlament-noter është ëndrra e çdo trafikanti dhe oligarku madje e çdo qeveritari që shqiptarët i përdor për t’i mjelë kursimet e për t’i ndarë kursimet e tyre me monopolet dhe oligarkët e tenderave.
Prandaj nuk mund të pritet më asgjë, as taksa më të ulëta, as më shumë shërbime, as më pak informalitet, as ligje më të drejta dhe as konkurencë!
Misioni e funksioni i këtij parlamenti ka përfunduar!/ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Gjyqtarja që duhet të mbrojë Kushtetutën betohet në kafene”/ Shpërthen Kim Mehmeti

Publikuar

-

Analisti dhe shkrimtari i mirënjohur i trevës shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Kim Mehmeti i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ekopolitikë” në Ora News e ka quajtur të paprecedentë betimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi tek një zyrë noterie.

“Ky konflikti i fundit për Gjykatën Kushtetuese, unë  nuk jam gjykatës apo ndonjë njohës i mirë, por ka diçka që shihet edhe pa syzet e ekspertit, kur gjykatësja që duhet ta mbrojë kushtetutën shkon dhe bën betim në kafene kjo tregon çdo gjë”- tha Mehmeti.

LEXO EDHE:  Arrestohen 3 policët privatë në Fier/Vodhën naftën e Gazsjellësit TAP (Emrat)

Ditën e djeshme, Arta Vorpsi me betimin e saj tek noterja Miranda Xhemalçe shmangu Presidentin e Republikës, Ilir Meta, sikur se 3 anëtarët e tjera të emëruara.

Kopjen e betimit, Vorpsi ia dërgoi Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në Kuvend ka politikanë homoseksualë të padeklaruar”/ Nuk përmbahet Kujtim Gjuzi

Publikuar

-

Arbër Kodra, Drejtor Ekzekutiv i “Open Mind Spectrum Albania” (OMSA),  i ftuar  mbrëmjen e sotme në programin “Historia ime”teksa rrëfeu se si ka ndryshuar jeta e tij pasi tregoi publikisht se është homoseksual, hodhi dyshimet se edhe në qeverinë aktuale dhe në Kuvend ka persona të komunitetit LGBT.

Menjëherë pas këtyre deklaratave ka ndërhyrë kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, në një lidhje telefonike në emisionin.

Pjesë nga biseda

Kujtim Gjuzi: Nëse në fillim kishim Jezus Krishtin dhe para tij paganët, evolucioni ndoshta dhe darvinizmi i këtyre lloj njerëzve. Po i them lloj unë tani, se këta janë paksa të veçantë nuk mund të themi se janë si të gjithë njerëzit.

LEXO EDHE:  Basha takim me “skifterët’ e Italisë/ Vidhni shtëpi ministrash

Arbër: Jo mo zotëri se njësoj jemi, siç je dhe ti…

Kujtim Gjuzi: Normalisht që ata kanë hapësirën e tyre dhe ata nuk mund të dalin lakuriq në mes të bulevardit.

Arbër: S’është e vërtetë. Ku ka parë zoti Gjuzi që kemi dalë lakuriq në mes të bulevardit.

Kujtim Gjuzi: Mos thuaj që s’kemi dalë lakuriq Arbër, se s’di si të të them ty tani, zonjë apo zonjushë.

Arbër: Zoti Gjuzi bën një gabim me termat.

Kujtim Gjuzi: Mos u merr me këtë pjesë, merru me veten tënde./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish Ministri i Drejtësisë/ “Rezoluta nuk ka asnjë vlerë ligjore! Asnjë, po asnjë fare!”

Publikuar

-

Nga

Pasi paraditen e sotme Kuvendi i mbledhur në seancë të Jashtëzakonëshme me 97 vota pro, asnjë kundër dhe 4 abstenim, ka miratuar një Rezolutë për shmangien e krizës Kushtetuese, ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale një postim që e hedh poshtë gjithsa ka ndodhur.

“Rezoluta nuk ka asnjë vlerë ligjore! Asnjë, po asnjë fare!-shkruan ai në nisje të mesazhit që vijon:

“Lexojeni Kushtetutën e Republikës dhe nuk do ta gjeni askund fjalën Rezolutë, jo më si normë me fuqi detyruese.

LEXO EDHE:  Ngjarje e madhe për rajonin/ Greqia miraton protokollin për Maqedoninë

Rezoluta parlamenti ynë ka miratuar plot në vite, por të gjitha janë të natyrës deklarative jo normuese, as urdhëruese.

Ajo që mbetet janë vendimet zyrtare të Parlamentit për emërimin e 2 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dy dekretet e Presidentit për të emëruar anëtarët e tjerë dhe, ceremonia zyrtare e betimit të atyre që janë emëruar.

Të tjerat janë barcoleta me ose të pa noterizuara”./CNA.al

LEXO TE PLOTE