Connect with Us

Shuhet profesori i njohur/ Mesazhi prekës i Arben Malajt

Lajme

Shuhet profesori i njohur/ Mesazhi prekës i Arben Malajt

Publikuar

-

Është ndarë nga jeta profesori dhe eksperti i ekonomisë Lavdosh Zaho.

Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, njëkohësisht ish-ministër i Financave, Arben Malaj.

Lavdosh Zaho

Në një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, ish-ministri i shpreh ngushëllimet familjet për humbjen, ndërsa shton se kontributi i profesor Lavdoshit do të mbetet i paharruar.

“I qofte I lehte dheu I kesaj toke te ciles profesori I sherbeu per here me integritet dhe kredibilitet maksimal.”-shkruan ndër të tjera Malaj.

Mesazhi i plotë i Malajt:

Te dashur miq, po ndaj me ju nje lajm te hidhur. Sot eshte ndare nga jeta, profesori,kolegu dhe miku yne Lavdosh Zaho. I qofte I lehte dheu I kesaj toke te ciles profesori I sherbeu per here me integritet dhe kredibilitet maksimal. Ngushellime familjes, kolegeve dhe miqve te profesor Lavdoshit. Mirenjohje edhe personale per mbeshtetjen dhe inspirimin e tij ne cdo hap te jetes time. I paharuar kontributi I tij shkencore dhe human.
Arbeni

Prof. Dr. Lavdosh Zaho është një nga lektorët dhe ekspertët më të njohur në fushën e institucioneve financiare dhe teknikave bankare. Eksperienca e tij mbi 40 vjeçare kombinon në harmoni dimensionin akademik me atë të prakticienit. Eksperienca akademike e tij fillon në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës dhe vazhdon në këtë fakultet duke njohur rritje të vazhdueshme përgjatë 37 viteve.

Prof. Dr Lavdosh Zaho ka përgatitur leksione dhe botuar libra për lëndët e kompetencës së tij, ka udhëhequr departamentin e lëndëve të financës, ka kontribuar dhe udhëhequr punën në grup për zhvillimin kurrikular si dhe kërkime shkencore teorike e me karakter aplikativ.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës në krah të Arben Malajt/ Pse shkarkimi i tij është totalisht i paligjshëm

Ai ka kryer funksione drejtuese akademike si zëvendës Dekan apo Kryetar i Këshillit të Profesorëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, anëtar i Senatit të këtij universiteti si dhe shumë funksione të tjera të drejtimit akademik.

Prof. Dr. Lavdosh Zaho ka një përvojë të pasur në veprimtarinë praktike të institucioneve financiare e bankare duke kontribuar në këtë sektor për një periudhe të gjatë si ekspert dhe në role drejtuese.

Ai ka dhënë kontributin e tij në ngritjen dhe zhvillimin e sistemit bankar shqiptar në kushtet e ekonomisë së tregut ku veçohet roli i tij në organet drejtuese të Bankës së Kursimeve ndërsa, pas privatizimit të saj, u përzgjodh anëtar i Bordit te Drejtorëve të Raiffeisen Bank në Vjenë.

Prof. Dr. Lavdozh Zaho ka kontribuar edhe në zhvillimin e sistemit të kontablitetit duke qenë anëtar i komisioneve të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA).

Ai është gjithashtu një ekspert i mirëvlerësuar në tregun e konsulencës për institucionet financiare e bankare si dhe për sipërmarrjet private lidhur me nevojat e tyre për analiza dhe këshillime mbi menaxhimin financiar./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Hapet konsullata e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Republika e Shqipërisë do të ketë tashmë një konsullatë të vetën në Maqedoninë e Veriut.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, pasi u propozua si kërkesë nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në vendim thuhet se Konsullata do të hapet në Strugë, sipas ligjit “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”.

LEXO EDHE:  Bode: Borxhi publik nuk po përdoret për investime

LEXO EDHE:  Bode: Borxhi publik nuk po përdoret për investime

Shpenzimet për hapjen e këtij posti konsullor do të përballohen nga buxheti i vitit 2020, i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Diplomatët amerikanë në gjyqin ndaj Arbër Çekaj/ Biznesmeni: Nuk më jepni mundësi të mbrohem

Publikuar

-

Nga

Diplomatët amerikanë po monitorojnë nga afër proçesin gjyqësor të biznesmenti Arbën Çekaj dhe 2 të pandehurve të tjerë të akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas.

Sipas gazetares Klodiana Lala, para trupit gjykues, Çekaj tha se ka kërkuar praninë e ndërkombëtarëve,në këtë proçes të cilin ai e konsideron një falsë.

“Kërkova ndërkombetarët pasi ju nxituat për ta mbyllur këtë proces farsë. Më keni dhënë garanci në Gjermani për proçes të rregullt ligjor dhe nuk më jepni mundësi të mbrohem” është shprehu Çekaj.
Ndërkohë trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën e radhës për më 4 mars./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“O lekët, ose do të ketë viktima”/ Naftëtarët hyjnë në ditën e tretë të grevës së urisë

Publikuar

-

Nga

Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e tretë të grevës së urisë dhe ndërkohë kanë nisur komplikacionet e para shëndetësore.

Naftëtarët shprehen të bindur se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre duke kërkuar pagat e prapambetura dhe fillimin e punës.

“O lekët, ose do të ketë viktima. Askush nuk ka ardhur të na pyesë se çfarë ka ndodhur. Na ka ardhur vetëm një përfaqësues nga Avokati i Popullit”, thanë ata.
Ndërkohë naftëtarët kanë refuzuar ushqimin dhe ujin e pijshëm por edhe ndihmën shëndetësore. Njëri prej tyre që ka pasur probleme më të rënda është zëvendësuar me një tjetër naftëtar./CNA.al

LEXO TE PLOTE