Connect with Us

Rrethimi i Astirit/ Reagon ashpër Berisha: “Ndal terrorit banditesk ndaj protestuesve”

Politikë

Rrethimi i Astirit/ Reagon ashpër Berisha: “Ndal terrorit banditesk ndaj protestuesve”

Publikuar

-

Ish kryemistri Sali Berisha ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me “blindimin” e Unazës së Re nga FNSH-ja dhe Policët.

Berisha bën thirrje të ndalet terrori, bandito-policesk, siç e quan ai, ndaj banorëve.

“Ndal terrorit banditesko narkopolicor ndaj protestuesve të pamposhtur të Unazës së Re. Qindra narko banditë me uniformë rrethojnë heronjtë që mbrojnë shtëpitë e tyre! Narkohorrat kanë arrestuar gjashtë protestues! Turp! Krim!”, shkruan Berisha në reagimin e tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gënjeshtra u është bërë ves”/ Tabaku nxjerr zbuluar ministrinë: Si mashtroi me raportin e Moody’s

Publikuar

-

Nga

Gënjeshtra u është bërë ves”/ Tabaku nxjerr zbuluar ministrinë: Si mashtroi me raportin e Moody'S

Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar sërish, lidhur me raportin e fundit të Moody’s për vlerësimin e ekonomisë, duke i’u përgjigjur ministres së Financave Anila Denaj  e cila më herët tha se se qasjet destruktive të opozitës nuk e ndihmojnë  Shqipërinë.

Teksa ka publikuar dhe një pjesë të raportit, Tabaku shkruan se Moody’s nuk ka bërë asnjë renditje pozitive.

Gënjeshtrat e përditshme dhe propaganda nuk e shndërrojnë të zezën në të bardhë, por gtrabitësit dhe xhandarët e ekonomisë do të marrin përgjigjen e merituar, vijon mëtej Tabaku.

“Gënjeshtra u është bërë ves dhe ai del me shpirtin politik.

Raporti i fundit i Moody’s nuk ka bërë ASNJË renditje pozitive (si thote vete Moody’s sepse nuk ka pasur qellim renditjen) por vlerësimin e ekonomisë.

LEXO EDHE:  Skandali/ Xhaçka i dhuron burrit pronat e Ushtrisë

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës në Kavajë/ Urdhri për drejtoritë: Kë të mbani nën vëzhgim

Ashtu si raportet e tjera ekonomike nga FMN tek OECD flasin për një kalbëzim të qeverisë nga korrupsioni. Moneyval flet për pastrimin e parave dhe e ka klasifikuar Shqipërinë në listën gri, Banka Botërore dhe BERZH raportojnë për një krizë të thellë ekonomike dhe recesion me 9% rënie.

Në vend që të pranojë dështimin dhe të marrë masa për të ndihmuar njerëzit dhe ekonominë qeveria vazhdon avazin: vjedh dhe gënjen.

Gënjeshtrat e përditshme dhe propaganda nuk e shndërrojnë të zezën në të bardhë. Ndryshimi është i pandalshëm. Kohë më të mira do të vijnë për shqiptarët dhe biznesin. Grabitësit dhe xhandarët e ekonomisë do të marrin përgjigjen e merituar.”/CNA.al

Raporti i Moody’s/ Denaj i përgjigjet opozitës: Qasjet destruktive nuk e ndihmojnë Shqipërinë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i Moody’s/ Denaj i përgjigjet opozitës: Qasjet destruktive nuk e ndihmojnë Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Raporti i Moody’s/ Denaj i përgjigjet opozitës: Qasjet destruktive nuk e ndihmojnë Shqipërinë

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku publikpo dje raportin e agjencisë prestigjioze  Moody’s Investors Service ku analizon ekonominë e Shqipërisë.

Sipas Tabakut, në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar, dhe se i kushtohet vëmendje edhe “borxhit të lartë.

Por ndryshe nga Partia Demokratike, duket se e sheh Ministria e Financave e cila thotë se pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qendrueshëm në tregjet ndërkombëtare.

“Raportet e mëparshme të kompanive ndërkombëtare kanë vlerësuar përmirësimin e profilit makroekonomik, progresin në reformat strukturore dhe institucionale, si dhe konsolidimin fiskal të arritur gjatë viteve të fundit. Plotësimi më i fundit, që Moody’s i bën vlerësimit të Shqipërisë, ruan të pandryshuar renditjen e Shqipërisë në B1, pas emetimit të suksesshëm të Eurobondit në muajin Qershor të këtij viti. Vlerësimi i qëndrueshëm, thekson me pozitivitet dhe me renditjen më të lartë ndër indikatorët, ecurinë e institucioneve dhe qeverisjen e vendit. Moody’s sjell në vëmendje të investitorëve veçanërisht angazhimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian, angazhim i konfirmuar edhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian në muajin Mars të këtij viti”, thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë së Financave, përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për të reduktuar borxhin publik dhe deficitin buxhetor do të vijojnë në koordinim me institucionet ndërkombëtare, për të siguruar konsolidmin fiskal tëfinancave publike shqiptare, menjëherë pas përballimit të situatës së pandemisë.

“Diversifikimi i ekonomisë dhe burimeve energjetike po vazhdon përmes projekteve novatore në sektor, duke reduktuar varësinë nga burimet ujore. Paketat e Qeverisë i kanë shërbyer lehtësimit të barrës së biznesit në vend dhe kanë mbështetur qytetarët në këto muaj të pandemisë. Nismat e fundit të Qeverisë do të lehtësojnë klimën e të bërit biznes dhe do të nxisin formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë. Qeveria Shqiptare po angazhohet, të adresojë nevojat e qytetarëve për një rimëkëmbje të ekonomisë, përmes propozimeve në Aktin Normativ të Buxhetit të miratuar këtë javë, ndërkohë që Reforma në Drejtësi nuk ka rreshtuar së qënuri prioritet qeverisës”, sqaron ministria.

LEXO EDHE:  Edi Rama po përgatit ligjin e censurës

LEXO EDHE:  Edi Rama po përgatit ligjin e censurës

Ndërkaq, ministrja Anila Denaj, duke iu përgjigjur akuzave të PD-së, shkruan se: Qasjet destruktive të opozitës nuk e ndihmojnë Shqipërinë, shtyjnë larg investitorët, frenojnë hapjen e vendeve të reja të punës dhe ulin mundësitë për shqiptarët më në nevojë. Pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë, Shqipëria vlerësohet qëndrueshëm në Rishikimin Periodik të Moody’s. Në vitin 2019, investimet e huaja direkte ishin për të dytin vit radhazi mbi 1 Miliard Euro dhe deficiti buxhetor në raport me PBB ishte vetëm -1.9%. Në vitin 2020 mbyllëm me sukses daljen në tregjet ndërkombëtare të Eurobondit. Këtë vit, më shumë se cdo vit tjetër duhet të motivojmë sipërmarrjen të ecë përpara dhe të mos ndalemi në rrugën drejt një tregu të përbashkët me Bashkimin Evropian”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të futemi në vjeshtë me këtë numër tamponësh”/ Panariti paralajmëron qeverinë: Do ta pësojmë shumë keq

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të futemi në vjeshtë me këtë numër tamponësh”/ Panariti paralajmëron qeverinë: Do ta pësojmë shumë keq

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar sërish lidhur me situatën e krijuar nga Covid-19 në vend.

Panariti shkruan se receta për sigurinë tonë vetjake “Anticovid” do të mbetet e pandryshuar për shumë kohë, ndaj duhet të bëjmë kujdes, të mbajmë maskat dhe të kujdesemi për higjienën deri  në kufijt  e paranojës.

Ndërsa ka dhe një mesazh për qeverinë. Për Panaritin nuk mund të futemi në vjeshtë me këtë numër tamponash dhe shtretërish reanimatorë, për ndryshe do ta pësojmë keq.

“Të mos kemi asnjë iluzion! Receta për sigurinë tonë vetjake “Anticovid” do të mbetet e pandryshuar për shumë kohë!

Distancim, maskë, higjienë… deri në kufijtë e paranojës për secilin..

Edhe për shumë muaj që do vijnë!

Ti thuhet fort dhe qartë ky rregull, kjo mënyrë jetese, mbarë opinionit tonë publik.

Tu thuhet njerëzve që kjo nuk ka lidhje fare me hapjen graduale të ekonomisë dhe të shoqërisë!

LEXO EDHE:  Foto-Protesta e opozitës/ RENEA dhe FNSH blindojnë Kryeministrinë

LEXO EDHE:  "Furtunë” në Policinë e Shtetit/ “Priten kokat” e drejtuesve

E cila do të vazhdojë sepse nuk mund të ketë kthim prapa..

Por hapja vlen për shoqërinë dhe ekonominë, ndërsa mbyllja me maskë dhe “izolimi” me distancim për secilin duhet të vazhdojë pavarësisht nga hapja graduale.

Nëse ne do ti ndajmë qartë këto të dyja, unë jam optimist se do ta përballojmë më lehtë dallgën e vjeshtës të koronavirusit.

Ndërkaq një mesazh për qeverinë!
Nuk mund të futemi në vjeshtë dhe dimër me këtë numër testesh dhe tamponash.
Përndryshe do ta pësojmë keq.
Sepse nuk ka mënyrë tjetër për kontrollin e infeksionit përveç testim, testim, testim, gjurmim dhe izolim i rasteve.

Nuk mund të futemi në vjeshtë me këtë numër tamponash dhe shtretërish reanimatorë…

Përndryshe do ta pësojmë keq!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE