Connect with Us

Qeveria malazeze notë proteste Shqipërisë/ Boll e qelbët lumin Buna

Politikë

Qeveria malazeze notë proteste Shqipërisë/ Boll e qelbët lumin Buna

Publikuar

-

Qeveria e Malit të Zi i ka dërguar një notë proteste asaj shqiptare ku i kërkon të merren masa urgjente për ndalimin e ndotjes së lumit Buna, që ndan një pjesë të kufirit mes dy shteteve.

Sipas qeverisë malazeze, ndotja në lumin Buna, kërcënon imazhin e këtij destinacioni prestigjioz turistik.

“Duke ndjekur politikën e fqinjësisë së mirë, Qeveria e Malit të Zi, duke këmbëngulur vazhdimisht në zbatimin e të gjitha konventave ndërkombëtare, ka pasur një komunikim të vazhdueshëm me palën shqiptare.

Protesta e Qeverisë së Malit të Zi erdhi pasi kompetentët, me ftesë të banorëve të shqetësuar të Ulqinit, kanë hasur një sasi të madhe mbetjesh të gjësë së gjallë. Në lumë janë hasur koka të prera kafshësh si dhe shumë kafshë të ngordhura si lopë, pula dhe derra.”-thuhet ndër të tjera në notën e protestës së qeverisë malazeze.

Drejtoresha e Drejtorisë së çështjeve Ushqimore, Veterinare dhe Fitosanitare, Vesna Dakovic, e cila koordinoi aksionin në terren, tha të mërkurën se gjithçka ishte një problem ndërkufitar. Sipas saj, kafshët janë me origjinë nga Shqipëria, pasi në zonën afër këtij lumi, nuk ka ferma të pulave nga pala malazeze.

Autoritetet malazeze kanë urdhëruar menjëherë kryerjen e analizave, duke mos rezultuar të kishte ndonjë rrezik për sëmundje infektive, përveç rastit të disa gjurmëve të salmonelës. Ndërkohë është urdhëruar menjëherë pastrimi i zonës.-raporton MontenegroNews.

“Është e qartë se problemi është i natyrës ndërkufitare. Rezultatet e analizave laboratorike të mostrave treguan se shpendët nuk ishin të infektuar me ndonjë sëmundje që mund të bartej te njerëzit,” bëjnë me dije autoritetet në Malin e Zi.- tha Dakoviç.

Sikurse bëjnë të ditur mediat, protesta i është drejtuar palës shqiptare me iniciativën e Zëvendës Kryeministrit për Politika Ekonomike dhe Sistem Financiar, Milutin Simovic, dhe Ministrit të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, Pavel Raduloviç.

Më tej, në deklaratë thuhet se “Prandaj, pala malazeze është e detyruar të informojë të gjithë partnerët e saj ndërkombëtarë, të cilat do të bëhen në një procedurë zyrtare urgjente”.

Kujtojmë këtu se incidenti i parë i këtij lloji është raportuar zyrtarisht në 30 Shtator 2019. Me atë rast, inspektori mori mostra nga terreni dhe dërgoi për analiza për të përcaktuar që sasia e gjetur ishte hequr në mënyrë të padëmshme.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncohet skandali/ Rilindja rrjep qytetarët për të mbushur arkën bosh të shtetit

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital, sipas të cilit tatimi mbi të ardhurat që do të fillojë të aplikohet në janar, nuk bëhet për të krijuar një barazi ndermjet të punësuarve. Sipas denoncuesit ky tatim bëhet vetëm për të mbushur arkën e shtetit, të lënë bosh.

Denoncuesi hedh akuza të forta ndaj drejtoreshës së Tatimele, Delina Ibrahimaj, ndërsa thekson se “Se pari si do te na barazoje kjo mashtruesja kur nuk jemi te barabarte qe ne oret e punesimit, nje individ qe merr 60.000 leke te reja punon nje pune 8 ore, ndersa ne qe marrim 2 here nga 30.000 te reja, me te vertete ne total marrim 60.000, por ama i marrim ne 16 ore.”

Postimi i plotë i Berishës:

Punonjësi dixhital denoncon rrjepjen nga narkoshteti!

Lexoni mesazhin e punonjësit dixhital. sb

I nderuar Zoti Berisha, mashtruesja e tatimeve Delina Ibrahimaj kerkon te mashtroje opinionin publik sikur tatimin e te ardhurave qe do te aplikoje ne janar per ne te punesuarit, nuk po e ben se e kane çuar arken e shtetit ne nivelin zero, por “per te krijuar nje barazi ndermjet te punesuarve”.

LEXO EDHE:  Greqia jep ok: Shqipëria dhe Maqedonia të anëtarësohen në BE

Se pari si do te na barazoje kjo mashtruesja kur nuk jemi te barabarte qe ne oret e punesimit, nje individ qe merr 60.000 leke te reja punon nje pune 8 ore, ndersa ne qe marrim 2 here nga 30.000 te reja, me te vertete ne total marrim 60.000, por ama i marrim ne 16 ore.

Se dyti shefi i kesaj mashtrueses, mashtruesi i gjate, vazhdon mashtron popullin duke i thene “kush merr me shume paguan me shume”.

Respekte, respekte dhe vetem respekte per politikat Tuaja dhe te qeverise suaj.

Nga nje individ, qe ky mashtruesi i ka lene femijet pa buke, por sipas kesaj mashtrueses do ti ushqeje me briosh.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon takimi i opozitës me Metën/ Dash Shehi: Të mos bëhet zhurmë kot

Publikuar

-

Nga

Ka përfunduar takimi i presidentit Ilir Meta me kreun e PD, Lulzim Basha dhe aleatët e tij.

Pas përfundimit të takimit, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaroi se do të ketë një komunikim zyrtar nga ana e presidencës dhe Lulzim Bashës lidhur me ecurinë e takimit.

“Tashi kjo është punë e gjatë shumë, presidenca do të dalë me një deklaratë vetë, edhe zoti Basha do dalë vetë me një deklaratë zyrtare, që të mos bëhet zhurmë kot, më mirë presim deklaratat zyrtar”, u shpreh Shehi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“President duplex”/ Gazetari ironizon Metën

Publikuar

-

Nga

Gazetari Adriatik Doçi ndërsa komenton situatën politike në vend, ka ironizuar presidentin Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Doçi shkruan se presidenti i cili tashmë “përbetohet” në mbrojtje Kushtetutës, është po i njëjti që dekretoi dy data për një palë zgjedhje.

Po ashtu Doçi shkruan se kemi dy anëtare për një vend vakant në Kushtetuese, dhe dy kushtetuta, njërën për hallet e familjes, tjetrën për shtetin.

LEXO EDHE:  Ministri Dervishaj në Forumin Ekonomik të Vjenës/ Më shumë vëmendje për transportin dhe industrinë detare

“President duplex. Dy data për një palë zgjedhje.

Dy anëtare për një vend vakant në Kushtetuese.

Dy kushtetuta, njërën për hallet e familjes, tjetrën për shtetin.

Dy zonja të para, njërën për tryeza të mbyllura nën jorgan, tjetrën/in për tryeza të hapura nën çatinë e Presidencës.”-shkruan Doçi.

LEXO TE PLOTE