Connect with Us

Pak orë pas lindjes, Xhaçka nuk “heq dorë” nga detyra

Sociale

Pak orë pas lindjes, Xhaçka nuk “heq dorë” nga detyra

Publikuar

-

Ministjra e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nuk “heq dorë” puna.
Vetëm pak orë pas lindjes së vajzës së saj, Xhaçka ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga Maratona e Tiranës, ku ka treguar se plot 130 efektivë.

“Plot 130 efektivë marrin pjesë nesër në Maratonën e Tiranës, por ushtarakët tanë na kanë përfaqësuar denjësisht edhe në një maratonë prestigjoze si ajo e Brukselit.
Nënkolonel Roland Shuli i cili shërben në Komandën Supreme të Fuqive Aleate në Evropë, vrapoi përkrah vajzës së tij Miriam, duke u ndjerë krenar si për ngjyrat që përfaqësoi ashtu edhe për vajzën e tij”, shkruan Xhaçka.

LEXO EDHE:  Agron Gjekmarkaj tregon dy ministrat e suksesshëm dhe një të ndershëm të Ramës

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm Xhaçka ka sjellë në jetë vajzën e saj të dytë.
Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti Artan Gaçi janë prindër edhe të një vajze tjetër, 4 vjeçe me emrin Hana.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Temperaturat pësojnë rënie/ Ja si do jetë moti për orët në vijim

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme ka nisur me kthjellime, por gradualisht pas mesdite vranësirat do të vinë në dendësim. Në zonat malore, nuk përjashtohen edhe reshjet  në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 17 °C

në vendet e ulëta: 6 / 16 °C

në vendet malore: 2 / 13 °C

Sipas SHMU, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 15 dhjetor 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI21. mars – 20. prill

Sot do përjetoni momente shume pasionante dhe te begata ju te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do ketë përmirësime te jashtëzakonshme dhe do i lini pas krahëve disa probleme te se shkuarës. Beqaret nuk duhet kurrsesi te tregohen naive sepse do vuajnë se tepërmi. Shpenzimet kryejini me sa me shume përkujdes dhe maturi dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

DEMI21. prill – 21. maj

Dite e mbushur me bashkëpunim dhe harmoni do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni shume sensuale te dyja palët dhe gati për te bere edhe ndonjë çmenduri te vogël për t’u ndier sa me mire. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa, por nuk do refuzojnë ftesat për takime. Buxheti nuk do jete shume i mire kështu qe tregohuni te kujdesshëm me çdo lloj investimi.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Dite shume e trazuar dhe problematike ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni mosmarrëveshje te njëpasnjëshme dhe nuk do ndiheni mire për asnjë çast. Beqaret nuk do jene te arsyeshëm dhe duke u nxituar do hedhin hapa shume te gabuara. Gjithçka do ndikoje edhe tek e ardhmja. Financat për fat te mire do jene me te privilegjuara dhe do arrini t’i kryeni pa frike te gjitha shpenzimet e nevojshme.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Dite shume normale ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Mos shpresoni për emocione shume te veçanta, por as për debate te zjarrta. Beqaret nuk do ndihen aspak ne forme për ta kërkuar dashurinë dhe kenë një dite te zakonshme. Problemet financiare mos i shmangni, por gjeni mënyrën për t’i ndrequr sa me pare. Këshillat e familjareve duhet gjithashtu t’i dëgjoni.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Nëse kohet e fundit jeni larguar disi nga partneri juaj, sot është koha për te folur pa dorashka dhe për te rregulluar gjithçka. Beqaret do parapëlqejnë lidhjet e fshehta, pak rëndësi ka nëse do jene aventura kalimtare apo dashuri afatgjata. Për ta me i rëndësishëm është përjetimi i emocioneve. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi pasi nuk do reflektoni sa duhet para se te hidhni hapa.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Ne tërësi marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene shume e ngrohte. Do ja kaloni me se miri se bashku dhe nuk do kërkoni asgjë me shume nga sa yjet do ju mundësojnë. Për beqaret, me shume gjase gjerat do ndryshojnë njëherë e mire pas disa takimeve impresionuese. Buxhetin do dini ta menaxhoni me shume përpikmëri dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Dite e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do ndiheni asnjë moment keq përkundrazi emocionet do shumëfishohen pas marrjes se disa propozimeve. Beqaret gjithashtu do jene me fat ne dashuri dhe jeta do ju ndryshoje për mire. Buxheti do ketë nevoje për me tepër përkujdes dhe maturi pasi ne te kundërt do fillojnë probleme serioze.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Dite jo shume e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shpesh do ndiheni keq pranë te dashurit te zemrës sepse ai do ju kritikoje ashpër për disa gabime te bëra padashje. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura te çmendura jo për lidhje serioze. Sektori i financave do mbrohet nga yjet ne çdo moment dhe nuk do gjendeni aspak ne vështirësi.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Saturni do ju beje te paqëndrueshëm dhe nevrike sot ju te dashuruarve kështu qe here pas here do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene ende te bindur për hapat qe duhet te ndërmarrin dhe nuk do kenë aspak ndryshime ne status. Ne planin financiar situata do jete me e normalizuar dhe di arrini te bëni edhe disa shpenzime me tepër nga zakonisht.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Merkuri do i beje ata qe janë ne një lidhje edhe me romantike sot. Çdo çast do jete i ngrohte dhe emocionet do mbizotërojnë gjithë kohës. Beqaret do kenë njohje te reja, por asnjë nga personat nuk do jete i denje për ta pasur ne krah. Financat do ua mbroje gjate gjithë kohës Jupiteri kështu qe ne këtë sektor nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni. Përfitoni për te bere edhe ndonjë investim.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Marrëdhënia me partnerin do vije ore pas ore duke u përmirësuar sot. Do jeni me te gatshëm te flisni hapur dhe te bashkëpunoni. Ata qe kane kohe qe presin për një përgjigje nga ai qe kane ne krah do gëzohen pamase. Beqaret do dine si te joshin dhe do bëjnë për vete disa persona. Ne planin financiar vështirë se mund t’i zgjidhni te gjitha problemet megjithatë situata do jete me e qëndrueshme.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do jeni shume te përkujdesur për njeri-tjetrin ju te dashuruarit dhe marrëdhënia do kaloje ne një tjetër stad. Çdo moment do jete fantastik dhe i mbushur me emocione te fuqishme. Beqaret gjithashtu do zbulojnë emocionet e te pasur një person ne krah dhe e gjithë jeta do ju ndryshoje. Buxhetin duhet ta mbani me shume ne kujdes sepse përndryshe situata mund te dale jashtë kontrollit.

LEXO TE PLOTE

Sociale

35 organizata ndërkombëtare kundër censurës së medias online në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Një grup prej 35 organizatash nga vende të ndryshme të botës, 34 prej të cilave janë pjesë e “Platformës së Solidaritetit” i bashkohen deklaratës së organizatave shqiptare të medias dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të tërheqë paketën ligjore anti-shpifje që i është propozuar Kuvendit dhe në rast mostërheqje, i bëjnë thirrje Kuvendit ta rrëzojë atë menjëherë.

“Organizatat nënshkruese nënvijëzojnë se dy projektligjet e paketës kundër shpifjes i japin Autoritetit të Mediave Shqiptare dhe Autoritetit të Komunikimeve Postare dhe elektronike kompetenca kuasi-gjyqësore për të sanksionuar mediat, ndërsa këto organe administrative, megjithëse të pavarur nga përcaktimi në ligj, nuk japin garanci funksionale për të vepruar në mënyrë të pavarur në praktikë, ashtu si  gjykatat,” nënvizon deklarata.

Pjesë e organizatave nënshkruese janë 10 Komitete Helsinki me reputacion të lartë dhe veprimtari të spikatur për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe që e kane qendrën e veprimtarisë së tyre në Hollandë, Norvegji, Serbi, Maqedoni, Bullgari, Armeni, Poloni, Greqi, etj.

LEXO EDHE:  A ekziston një lidhje mes muajit të lindjes dhe shëndetit?

LEXO EDHE:  Tërmeti shkundi vendin/ Xhaçka: Autoritetet e shtetit në këmbë

Përveç mbështetjes fuqimisht të argumentave të paraqitura më herët nga organizatat shqiptare të medias dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Rrjeti “Platforma Solidaritetit” vendos theksin tek fakti që kjo paketë ligjore nuk përputhjet me angazhimet që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të kryesimit të OSBE-së dhe në mënyrë të veçantë me nevojën për siguri dhe stabilitet, prosperitet të shtetasve të vendeve tona.

35 organizatat vendosin theksin se, në kryesimin e OSBE-së Shqipëria duhet të jetë një model për vendet e tjera që zbatojnë angazhimet në kuadër të OSBE-së, sa i takon respektimit të medias së lirë./ Reporter.al

LEXO TE PLOTE