Connect with Us

“Nuk ka rrugë tjetër, të gjithë janë të kërcënuar”/ Ngjela bën deklaratën e fortë

Politikë

“Nuk ka rrugë tjetër, të gjithë janë të kërcënuar”/ Ngjela bën deklaratën e fortë

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të Venecias, në lidhje me vendimin e presidentit Meta, për të ç’dekretuar 30 qershorin.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa interpreton raportin e Venecias, Ngjela shkruan se “Venecia konfirmoi mendimin juridik shqiptar: Meta ka shkelur kushtetutën.”

Më tej, avokat Ngjela shkruan se nga lufta antikorrupsion rrezikohen sot të gjithë liderët e të dy krahëve të politikës.

Por, sipas Ngjelës, pyetjet që ngrihen tani janë këto:
Çdo të bëjë mazhoranca, a do ta çojë luftën deri në fund? A do ta shkarkojë Kuvendi i Shqipërisë Ilir Metën?

“Nuk ka rrugë tjetër, do apo nuk do kjo mazhorancë, Meta ka shkelur kushtetutën, dhe shkarkimi i tij, që është një nga krerët e korrupsionit Shqiptar, i hap mundësitë e besimit Shqipërisë kundrejt Bashkimit Europian.

Komisioni profesional i Venecias e shprehu qartë: Presidenti i Shqipërisë ka shkelur kushtetutën. Por, gjykimin, tha ajo, e ka në dorë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.”-shkruan ndër të tjera Ngjela.

Postimi i plotë:

Venecia konfirmoi mendimin juridik shqiptar: Meta ka shkelur kushtetutën.

1. Që në fillim duhet thënë se mendimi i specializuar i Komisionit të Venecias e ndihmon realisht Shqipërinë në ecurinë e saj në luftën kundër korrupsionit.

Shqipëria është në prag të ndryshimit të madh. Edhe Kosova po ashtu. Por Shqipëria është në situatën më delikate: kushtetuta dhe ligjet e miratuara sipas saj në këta tre vjetët e fundit, e eliminojnë të gjithë klasën politike të korruptuar. Por, kjo klasë po bën rezistencë, sepse nuk po pranon që të ngrihen institucionet e reja antikorrupsion.

Pikërisht këtu ka nisur konflikti amerikan me klasën e korruptuar shqiptare, në Kosovë dhe në Shqipëri, sepse kjo shtresë kërkon ta shkëpusë nga tutela amerikane Shqipërinë dhe Kosovën. Duhet të theksojmë se, edhe elita e korruptuar që sapo u rrëzua në Kosovë, në heshtje, ishte kundër politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor.

Ka një sëmundje të njohur në politikën shqiptare: krerët e shtetit, për të mbajtur pushtetin apo për të ardhur në pushtet, bashkëpunojnë me pushtuesit njëqindvjeçarë të Shqipërisë: me rusët dhe me serbët.

2. Amerika, për të eliminuar këtë klasë politike të korruptuar në Shqipëri, gjithçka e ka arritur në Tiranë me forcë dhe jo me arsye. Në fakt nuk kishte rrugë tjetër. Një i tillë ishte edhe konflikti i politikës amerikane me Ilir Metën dhe me lëvizjen e dhunshme të Berishës dhe Bashës.
Nga lufta antikorrupsion rrezikohen sot të gjithë liderët e të dy krahëve të politikës. Por, pyetjet që ngrihen tani janë këto:
Çdo të bëjë mazhoranca, a do ta çojë luftën deri në fund? A do ta shkarkojë Kuvendi i Shqipërisë Ilir Metën?

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Metës/ “Shqiptarët kanë vetëm tre rrugë, të marrin armët dhe…”

Nuk ka rrugë tjetër, do apo nuk do kjo mazhorancë, Meta ka shkelur kushtetutën, dhe shkarkimi i tij, që është një nga krerët e korrupsionit Shqiptar, i hap mundësitë e besimit Shqipërisë kundrejt Bashkimit Europian.

Komisioni profesional i Venecias e shprehu qartë: Presidenti i Shqipërisë ka shkelur kushtetutën. Por, gjykimin, tha ajo, e ka në dorë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Saktë. Komisioni i Venecias nuk është gjykatë, por vetëm një komision profesionistësh.

3. Shqiptarët janë të lodhur nga një bandë pushtuesish, e cila ka afër tre dekada që po i detyron të lënë vendin e tyre si pasojë e varfërisë.
Shkarkimi i Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës është një hap i madh perpara në luftën kundër korrupsionit.

Rasti Meta, me anullimin e datës së zgjedhjeve, realisht ka qenë ndihma e madhe juridike që Presidenti shqiptar donte t’iu jepte forcave antishtet të Partisë Demokratike.
Liderët e Partisë Demokratike ishin hedhur në sulm të dhunshëm për të shpërbërë shtetin shqiptar. Donin që ta dhunonin shtetit institucionalisht dhe, në anarkinë e ardhur, të mund të shpëtonin veten dhe pronat e paligjshme, duke shkatërruar Shqipërinë. Ishte forca e politikës amerikane që i shkatërroi plotësisht.

Por, a do të vijojë kjo politikë force amerikane, deri në përfundimin real të Reformës antikorrupsion?
Sigurisht që do të vijojë.

lV. Në fakt, edhe revoltat antishtet Berisha-Basha, edhe zhdektetimi zgjedhjeve të 30 qershorit nga presidenti Meta, kanë qenë lëvizje antiamerikane.
Po, ku konsiston antiamerikanizni i tyre?
Duhet të kuptohemi: antiamerikanizmi Berisha-Meta-Basha, nuk është një lëvizje doktrinare kundër Amerikës, por një aspekt i veçantë që lidhet me Reformën antikorrupsion që po drejtojnë amerikanët këtu, në Shqipëri.
Por, ama, kjo është arësyeja që janë të mundur. Nuk kanë më asnjë shpresë.

Kurse, po ta shohësh në një prizëm historik, shkarkimi i Ilir Metës, është në fakt, hapi i parë drejt shpëtimit të Shqipërisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë”/ Rama sërish mesazh naftëtareve

Publikuar

-

Nga

Afera e mbetjeve/ Gjoni analizon komunikimin e Ramës: Tregon se është në rrezik të madh

Kryeministri Edi Rama nuk ndal mesazhet drejtuar naftëtareve të Ballshit të cilat janë futur në grevë urie.

Rama thekson se nuk ka kërkuar negociata me to, pasi sipas tij, qeveria nuk e ka shkaktuar hallin e tyre. Më tej kryeministri nënvizon se pa mbyllur grëvën nuk mund t’i qajë dot hallin naftëtareve.

“Edhe njëherë: Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as nuk e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private! Rafineria nuk është e shtetit. Ju lutem na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë! Ideja se punonjësit e një kompanie private mund të bëjnë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësit privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por ju’a përsëris, pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës!”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama i përgjigjet naftëtareve të Ballshit/ Të dashura motra, e vetmja pengesë është greva juaj

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur grave naftëtare që prej gati dy javësh janë futur në grevë urie.

Rama thotë se askush nuk i kërkon të dorëzohen por thekson se e vetmja pengesë mes tyre është greva e urisë. Ai thotë se nëse do të mbyllin grevën e urisë, do të jetë menjëherë aty për të folur për hallin e tyre.

“Të dashura motra greviste të Ballshit!Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!
Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë!Qeveria është e juaja,por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!“, shprehet Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U shoqërua në polici se qeshi me kryeministrin”/ Kulluri: Marrëzia nuk ka kufi

Publikuar

-

Nga

https://www.cna.al/2020/10/28/qeshi-me-te-madhe-kur-po-fliste-rama-gruaja-nga-dibra-shoqerohet-ne-komisariat/

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar pasi një 45 vjeçare me inicialet T.B. është shoqëruar në polici, me urdhër të Gardës, pasi këta të fundit e konstatuan duke qeshur në një nga aktivitetet ku merrte pjesë kryeministri Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se marrezia nuk njeh kufij, ndërsa i drejton edhe një mesazh OJQ-ve.

LEXO EDHE:  Lufta PS-LSI/ Tahiri arreston nipin e Spartak Brahos

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Metës/ “Shqiptarët kanë vetëm tre rrugë, të marrin armët dhe…”

Ndalohet të qeshesh me Kryeministrin? Ku jane keto OJQ europianiste dhe lara lara si corapet e Rames qe bertasin per LGBT? Marrezia nuk njeh kufij! Perversiteti po ashtu!

Prandaj duhen shkulur ne 25 prill!”-shkruan Kulluri./ CNA.al

Qeshi me të madhe kur po fliste Rama/ Gruaja nga Dibra shoqërohet në komisariat

LEXO TE PLOTE