LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ky është një akt kriminal”/ Rama i “dhuron” Bollinos pronën publike

12 Tetor 2019, 09:11, Politikë CNA
“Ky është një akt kriminal”/ Rama i

Disa ditë më parë, partia Demokratike bëri një denoncim, ku pretendonte se kryeministri Edi Rama po ?shpërblen? Carlo Bollinon për shërbimet në median e tij, duke i dhuruar pronë publike me 1 euro qera.

Departamenti i Antikorrupsionit, Aksesit në Shërbime dhe Transparencës në PD publikoi vendimet e qeverisë që i vënë në dizpozicion Bollinos pronat e shqiptarëve me një qira simbolike, vetëm 1 euro.

Ndërkohë, në lidhje me këtë sot ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thekson se kjo pronë që i është dhënë Bollniso, ishte planifikuar për ndërtimin e një shkolle të mesme.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ?Ky eshte nje akt kriminal, vjedhje abuzim me pasurine publike i Edvin Mafise dhe mikut te tij te akuzuar per lidhje me Sakra Corona Unita, i cili duhet te jete automatikish subjekt i ligjit antimafia.?.

Më tej, Berisha shkruan se ?Shtoj ketu se ne planin e qytetit para vitit 2015 ky territor dhe kjo ndertese kane qene te caktuara per nje shkolle te mesme, e cila ne ate zone mungon. Por Edvini me Bolinon e tij me ndihmen e Lal Plehut e hoqen nga plani per te marre per vehte.?.

Postimi i plotë i Berishës:

Edvin Mafia dhe dhe Karlo Malavita i tij lumturojne njeri tjetrin me territorin e nje shkolle te mesme!

Miq, mediat njoftuan keto dite se ne kundershtim flagrant me çdo ligj Edvin Hajduti dhe famosi Karlo Bolino u vetshperblyen me nje territor prej 4200 m2 dhe nje ndertese Fabrike prone publike, te cilen e moren per 20 vite me 1 euro.

Ky eshte nje akt kriminal, vjedhje abuzim me pasurine publike i Edvin Mafise dhe mikut te tij te akuzuar per lidhje me Sakra Corona Unita, i cili duhet te jete automatikish subjekt i ligjit antimafia. Perveç interesave te tyre mafioze asnje ligj apo parim nuk lejon dhenien ne perdorim me 1 euro te pasurive publike nje mendje kryekeput qeveritare. Por kete ne narkoshtetin e Edvinit dhe Bolinos ky eshte nje standarte konstant.

Shtoj ketu se ne planin e qytetit para vitit 2015 ky territor dhe kjo ndertese kane qene te caktuara per nje shkolle te mesme, e cila ne ate zone mungon. Por Edvini me Bolinon e tij me ndihmen e Lal Plehut e hoqen nga plani per te marre per vehte.

Keshtu Edvin Mafia shfrytezon pronaret e mediave te tualetit qeveritar si Arben Malavita, televizionit te te cilit i dha 16 milione dollare per dekodera dhe qe perfunduan si fondet e Chek-up it duke i ndare se bashku dhe Karlo Malavites, qe pasi vodhi se bashku me te fondet Bunker-Hales, po vjedh tani territorin e tere te shkolles se mesme te nxenesve te Tiranes.

Me kete rast, dua ti them Karlo Malavites se per shfrytezimin e Edvin Mafise per pasurim mafioz nuk do jete e larget dita qe do gjykohesh per krimet e tua se bashku me padronin tend.sb/ CNA.al

Lajmet e fundit nga