Connect with Us

Jep dorëheqjen sekretari amerikan i Sigurisë kombëtare

Bota

Jep dorëheqjen sekretari amerikan i Sigurisë kombëtare

Publikuar

-

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se sekretari në detyrë i Sigurisë Kombëtare Kevin McAleenan, po largohet nga posti, ndërsa paralajmëroi se do të emërojë sekretarin e ri javën që vjen.

Presidenti tha se “Kevin McAleenan ka bërë një punë të jashtëzakonshme si ushtrues i detyrës së Sekretarit të Sigurisë Kombëtare’ dhe se ai dëshiron “të kalojë më shumë kohë me familjen e tij dhe të punojë në sektorin privat”.

Presidenti Trump tha se do të shpallë emrin e ushtruesit të ri të kësaj detyre javën që vjen dhe ka “shumë kandidatë të mrekullueshëm”.

Zoti McAleenan mori postin e sekretarit në detyrë në muajin prill pas dorëheqjes së ish sekretares Kirstjen Nielsen, duke u bërë personi i katërt që drejtoi departamentin në dy vjet.

McAleenan, një zyrtar karriere në fushën ë sundimit të ligjit, mbikëqyri goditjet e presidentit Trump mbi imigrantët pa dokumente gjatë gjashtë muajve të punës si sekretar në detyrë.

LEXO EDHE:  “Miku i mirë në kohë të vështira”/ Ambasada e SHBA mesazh shqiptarëve

Gjatë mandatit të tij, McAleenan paraqiti disa nisma për të zvogëluar valën e emigrantëve në kufirin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Ato përfshinin lejimin e zyrtarëve amerikanë që të ndalonin familjet migruese me fëmijë për periudha më të gjata kohore dhe punën me vendet e Amerikës Qendrore për të krijuar marrëveshje sipas të cilave strehimkërkuesit do të aplikonin për strehim në Amerikën Qendrore në vend se në Shtetet e Bashkuara.

Ai është kritikuat nga disa prej mbështetësve të presidentit se nuk ishte mjaft i zëshëm në përkrahjen e politikave të imigracionit dhe retorikës së presidentit Trump.

Para se të shërbente si sekretar në detyrë i Sigurisë Kombëtare, McAleenan drejtonte doganat dhe sigurinë kufitare të Shteteve të Bashkuara./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Vaksinimi i detyrueshëm për nxënësit mbi 12 vjeç në Los Anxhelos

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Drejtoria arsimore e qyteti Los Anxhelos do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën, duke u bërë kështu distrikti më i madh shkollor në Shtetet e Bashkuara që vendos një rregull të tillë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Angelina Bagdasaryan, bisedoi me ekspertët dhe banorët për këtë udhëzim të ri.

Nxënëset Zayna dhe Sara e mirëpritën me kënaqësi lajmin se qyteti i Los Anxhelosit do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën.

“Do t’i mbrojë të gjithë nga COVID-i. Mendoj se duhet të shpëtojmë nga COVID-i sa më shpejt të jetë e mundur. Unë jam e vaksinuar, të gjithë në familjen time janë të vaksinuar!”, thotë Zayna.

“Mendoj se është më mirë për shëndetin e njerëzve!”, thotë Sara.

Duke filluar nga janari 2022, nxënësit e shkollave publike në Los Anxhelos do të jenë në gjendje të ndjekin shkollën vetëm nëse vërtetojnë se janë të vaksinuar. Kjo e bën atë distriktin më të madh shkollor në vend që jep një udhëzim të tillë.

“Ky është një vendim i vështirë në shumë fronte. Është e lehtë të presim që dikush të na thotë çfarë të bëjmë. Los Anxhelosi po udhëheq, sepse kështu duhet. Komunitetet tona nuk mund të presin”, thotë Monica Garcia, nga drejtoria arsimore e qytetit Los Anxhelos.

Udhëzimi vlen për 225 mijë nxënës nga klasa e gjashtë deri tek klasa e 12-të e shkollës së mesme. Autoritetet lokale raportojnë se shumë fëmijë mbi 12 vjeç tashmë janë vaksinuar, por rreth 80 mijë fëmijë mbeten të pavaksinuar. Një pjesë e madhe e prindërve mbështesin udhëzimin e ri.

LEXO EDHE:  Dorëhiqet këshilltari i Presidentit Trump për koronavirusin

LEXO EDHE:  SHBA ndihma për Shqipërinë/ Reagon ambasadorja Kim: Krenare për dhurimin



“Mendoj se është mirë për ta (fëmijët), sepse ke më shumë siguri i vaksinuar se sa i pavaksinuar”, thotë Carmen, banore e Los Anxhelosit.

Të tjerët, megjithatë, i kundërshtojnë me forcë rregullat e reja.

“Nuk e mbështes. Nuk mendoj se ka ende studime të mjaftueshme për të kuptuar vërtet se cilat janë efektet. Unë nuk jam në asnjë mënyrë kundra vaksinave, por mendoj se kemi nevojë për pak më shumë hulumtime”, thotë Lamar, banor i Los Anxhelosit.

Ata që kundërshtojnë vaksinimet e detyrueshme për nxënësit e shkollave po luftojnë gjithashtu kundër rregullit për maskat që është aktualisht në fuqi në Kaliforni. Si nxënësit ashtu edhe stafi i shkollës duhet të mbajnë maska në shkollë dhe të bëjnë një test për COVID-in çdo javë.

Profesori i sëmundjeve infektive Timothy Brewer beson megjithatë se së shpejti vaksinimi do të jetë i detyrueshëm jo vetëm për fëmijët mbi 12 vjeç, por edhe për fëmijët më të vegjël, pasi të miratohet nga shkencëtarët.

“Aktualisht po bëhen studime për sigurinë e vaksinave për fëmijët nën 12 vjeç. Mendoj se pasi t’i kemi këto të dhëna, atëherë do të shohim udhëzime edhe për fëmijët më të vegjël”, thotë Timothy Brewer, profesor i sëmundjeve infektive.

Zoti Brewer beson se edhe drejtori të tjera arsimore në të gjithë vendin do të ndjekin së shpejti shembullin e qytetit Los Anxhelos dhe do t’i bëjnë të detyrueshme vaksinimet për nxënësit e shkollave./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Pas zgjedhjeve/ Gjermania përballet me negociata të gjata për një qeveri koalicioni

Publikuar

-

Nga

Shakaja që qarkullonte në Berlin para se gjermanët të votonin të dielën ishte se kancelares Angela Merkel, do t’i duhej të shtynte tërheqjen nga politika dhe se në fund të fundit do të ishte përsëri ajo që do të jepte fjalimin tradicional të Vitit të Ri në janar.

Dhe kjo duket e mundshme.

Gjermania po përballet me muaj të gjatë negociatash rreth formimit të një qeverie koalicioni pas një rezultati zgjedhjesh parlamentare që zhgënjeu të gjitha partitë, por më shumë se të gjithë konservatorët e zonjës Merkel. Kristian-Demokratët (CDU), së bashku me Bashkimin Kristian-Social të Bavarisë, patën rezultatin e tyre më të keq ndonjëherë në zgjedhjet e përgjithshme federale dhe mbetën pas Social-Demokratëve të majtë (SPD).

Por edhe për SPD-në rezultati nuk përputhet plotësisht me pritshmërinë. Shpresat e socialdemokratëve të drejtuar nga Olaf Scholz ishin shtuar nga rritja e mbështetjes së tyre në sondazhet e javëve të fundit, sipas së cilave ata kryesonin me rreth 6% ndaj rivalëve të tyre të qendrës së djathtë, të cilët kanë qenë në pushtet për 16 vitet e fundit.

Sipas rezultateve të përkohshme të zgjedhjeve, epërsia u ul në 1.6%, një hendek i mjaftueshëm për të shpallur një fitore morale, por jo i mjaftueshëm për të dominuar në negociatat pas zgjedhjeve mbi formimin e një koalicioni qeverisës. Në të gjithë vendin, SPD fitoi 25.8% të votave, ndërsa CDU dhe CSU siguruan së bashku 24.1%, nga 32.9% në zgjedhjet e fundit për Bundestagun në vitin 2017.

Zoti Scholz, ministri i financave në largim, tha të dielën, ndërsa rezultatet filluan të dalin, se partisë së tij i ishte dhënë “një mandat shumë i qartë për të siguruar që ne të krijojmë një qeveri të mirë, pragmatike për Gjermaninë.”

Por Armin Laschet, kandidati i bllokut CDU të kancelares Merkel, kundërshtoi të hënën idenë se zgjedhjet u dhanë një mandat të qartë Social Demokratëve ose ndonjë partie tjetër.

“Mund të themi se asnjë parti, përfshirë e jona, nuk mund ta lexojë rezultatin si një mandat për të qeverisur”, tha ai.

Paqartësi

Por zgjedhjet e lënë Gjermaninë në një situatë të paqartë politike, ku partitë janë të vendosura për një luftë të zgjatur të ashpër që shumica e analistëve nuk presin të marrë zgjidhje deri vitin e ardhshëm, çka do të thotë po aq gjatë për të mësuar se cili do të jetë pasardhësi i zonjës Merkel në postin e kancelares.

Zoti Laschet, guvernatori i shtetit të North Rhein-Westfalen, sinjalizoi të dielën se do të bëjë luftë të ashpër për ta pasuar zonjën Merkeli si kancelare. Ndërsa e quajti të dhimbshme humbjen e votave nga partia e tij, ai u tha mbështetësive të dekurajuar se “ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të formuar një qeveri”, duke shtuar se “Gjermanisë tani i duhet një koalicion për të ardhmen që modernizon vendin tonë.”

Megjithatë në një konferencë për shtyp të hënën, ai dukej shumë më pak i sigurt sesa të dielën për një gjë të tillë.

Zonja Merkel do të mbetet si kancelare në detyrë derisa Laschet ose Scholz, të mund të mbledhin një shumicë parlamentare. Kjo do të jetë një përpjekje sfiduese ku duket se dy parti do të jenë të pamjaftueshme.



Personat brenda CDU-së dhe SPD-së thonë se nuk ka gjasa që Laschet dhe Scholz të formojnë një koalicion qeverisës së bashku, i cili gjithsesi do të kishte nevojë për një grup ligjvënësish nga palët e treta për të pasur një shumicë të bindshme në Bundestag. Vetë Laschet tha të dielën një aleancë e tillë nuk është e mundur. “Ne kemi nevojë për një fillim të ri të vërtetë,” u tha ai mbështetësve.

LEXO EDHE:  Dorëhiqet këshilltari i Presidentit Trump për koronavirusin

LEXO EDHE:  Koronavirusi shënon mbi 13 mijë viktima në SHBA/ Si u paralajmërua nga Inteligjenca Mjekësore amerikane

Kështu, CDU dhe SPD po përballen me përpjekjen për të krijuar një koalicion qeverisës tre-partiak jo të mbështetur tek ideologjia – i pari i një lloji të tillë prej më shumë se gjysmë shekulli – me të Gjelbrit të prirur nga e majta dhe Demokratët e Lirë pro-biznesit, FDP.

Duke folur me mbështetësit të hënën në Berlin, zoti Scholz tha se synon ta formojë koalicionin me të Gjelbrit dhe Partinë e Lirë liberale (FDP).

“Duhet të veprojmë shumë shpejt për të formuar një qeveri, ndoshta para Krishtlindjeve nëse është e mundur. Nga ana tjetër duhet ta dini se Gjermania ka pasur gjithmonë qeveri koalicioni dhe ato kanë qenë gjithmonë të qendrueshme”, tha ai.

Mes SPD-së dhe të Gjelbërve ka një përshtatje e natyrshme, pasi të dyja partitë duan të rrisin taksat për të pasurit dhe të ringjallin një taksë pasurie, e cila u hoq në vitin 1997. Por FDP-ja do të përputhej më mirë me CDU-në dhe udhëheqësi i saj Christian Lindner nuk ka gjasa të pajtohet me ndonjë rritje të taksave dhe dëshiron shkurtime të taksave për bizneset.

Ai gjithashtu e ka bërë të qartë se dëshiron që Gjermania të kthehet në kufijtë para-pandemisë përsa u takon shpenzimeve qeveritare, ndërsa të Gjelbrit duan të marrin hua 586 miliardë dollarë për investime publike dhe duan një taksë të ashpër për karbonin.

Volker Wissing, një politikan i lartë i FDP-së, u tha gazetarëve javën e kaluar se “kur bëhet fjalë për rritje taksash, për shembull, ne themi një ‘Jo’ shumë të qartë për propozimet e SPD-së dhe të Gjelbërve”.

Partia e Gjelbër doli e treta me 14.6%, e ndjekur nga FDP me 11.5% dhe Alternativa Populiste e krahut të djathtë për Gjermaninë, AfD, me 10.4%.

Të Gjelbrit kishin shpresuar për një rritje shumë më të madhe, dhe madje në një moment kishin kapur epërsinë gjatë fushatës zgjedhore në sondazhet e opinionit, por përqindja e votave të tyre u rrit me 6% nga zgjedhjet federale të vitit 2017.

Megjithëse FDP pati një rritje modeste 1%, Lindner shihet gjerësisht nga njohësit e politikës si çelësi për formimin e një koalicioni trepartiak dhe tashmë ka treguar se është i gatshëm t’u përmbahet vijave të kuqe të partisë së tij. Në vitin 2017, ai minoi përpjekjet e zonjës Merkel për të formuar një qeveri koalicioni që përjashtonte SPD -në, duke thënë: “është më mirë të mos qeverisësh sesa të qeverisësh keq.”

Dhe 42-vjeçari Lindner të hënën tregoi se ai nuk e sheh partinë e tij- madje as të Gjelbrit – si partnerë të rinj që duhet ta pranojnë atë që u ofrohet nga SPD ose CDU.

“Rreth 75% e gjermanëve nuk votuan për partinë e kancelarit të ardhshëm,” tha Lindner në një debat televiziv paszgjedhor. “Prandaj mund të jetë më mirë që të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë së pari të flasin me njëri -tjetrin për hapat e mëtejshëm,” shtoi ai./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Këshilltarja shqiptare e SPD: Fitore e trefishtë, tani luftohet për të formuar koalicion

Publikuar

-

Nga

Këshilltarja e Partisë Social Demokrate në Gjermani, Rezarta Reimann thotë se ata e prisnin fitoren në zgjedhje dhe pritshmëria ishte që të siguronin një përqindje pak më të lartë.

Ajo tha se për SPD kjo është një fitore e trefishtë pasi kanë siguruar vendin e parë në Bundestag, vendin e parë në zgjedhjet komunale në Berlin dhe kemi fituar një land në veri të Gjermanisë.

Por pavarësisht kësaj diferenca e vogël i bën skeptik nisur nga sistemi qeverisës në Gjermani.

“Qeveria apo bundeskancelari i ri nuk do të zgjidhet nga partia që ka fituar më shumë por nga parlamenti gjerman. Kush arrin të formojë shumicën dhe nuk dihet se si do të shkojnë bisedimet për koalicionin”, u shpreh znj. Reimann.

LEXO EDHE:  “Miku i mirë në kohë të vështira”/ Ambasada e SHBA mesazh shqiptarëve

LEXO EDHE:  Koronavirusi shënon mbi 13 mijë viktima në SHBA/ Si u paralajmërua nga Inteligjenca Mjekësore amerikane



Në këto kushte këshilltarja e SPD thotë se CDU ka humbur ¼ e votuesve dhe është e qartë që kanë humbur të drejtën për të qeverisur vendin.

Rezarta Reimann thotë se social demokratët do të preferonin një koalicion me FDP dhe Të Gjelbërit.

Nëse një koalicion i tillë do të formohej atëherë në Bundestag do të kishte një shumicë me 417 deputetë.

Nga ana tjetër edhe CDU/CSU nëse arrin koalicion ne po këto dy parti që synon SPD mund të formojë shumicë me 405 vende./euronews

LEXO TE PLOTE