Connect with Us

Është një botë e çmendur!/ Këta mendimtarë, mund t’ju ndihmojnë që ta kuptoni atë

Blog

Është një botë e çmendur!/ Këta mendimtarë, mund t’ju ndihmojnë që ta kuptoni atë

Publikuar

-

Nga Michael Hauskeller “The Conversation”

* Demokracitë perëndimore, ndodhen në krizë. Rendi liberal botëror, që u krijua pas Luftës së Dytë Botërore është shkatërruar, dhe ne nuk e kuptojmë plotësisht se çfarë po ndodh. Fatmirësisht, letërsia dhe filozofia e të kaluarës, mund të na ndihmojnë të kuptojmë më shumë, dhe ndoshta të gjejmë një rrugëdalje nga ky kaos.

Së pari, ne duhet të heqim dorë nga ideja se bota është e organizuar në një mënyrë racionale. Bota nuk është çmendur sot. Ajo ka qenë gjithnjë e tillë. Filozofi gjerman Artur Shopenhauer, argumentoi dikur se në zemër të gjithçkaje nuk është arsyeja, por vullneti i verbër.

Kjo, shkroi ai, shpjegon arsyen pse bota është në një gjendje kaq të keqe, dhe ne vazhdojmë t’i ngatërrojmë gjërat duke zhvilluar luftëra të panevojshme, dhe i shkaktuar kaq shumë vuajtje vetes dhe njëri-tjetrit. Shkrimtari amerikan Herman Melvil, autor i romanit të mrekullueshëm “Moby Dick”, mendonte se jeta jonë ishte një shaka mizore që Zotat bëjnë me ne, dhe më e mira që mund të bëjmë ne, është të jemi pjesë e shakasë dhe të qeshim bashkë me të tjerët.

Friedrih Niçe shprehej dikur se Zoti ka vdekur, prandaj ne jemi të lirë të bëjmë atë që duam, dhe ta bëjmë vullnetin tonë njësinë matëse të të gjitha gjërave. Filozofi dhe romancieri francez Albert Kamy, e përshkroi botën si një vend të huaj që interesohet shumë pak për nevojat dhe dëshirat tona njerëzore.

Ajo që ne mund të mësojmë nga këta shkrimtarë, është se gjëja e parë që duhet të bëjmë për të kuptuar atë që po ndodh sot në botë, është të ndalojmë së besuari se ndonjë prej gjërave që shohim ka ndonjë kuptim. Marrëzia është një rregull, dhe jo përjashtim.

Së dyti, në një botë të çmendur, pritet që njerëzit të jenë përgjithësisht shumë të çmendur. Ne priremi të supozojmë se njerëzit duan, dhe bëjnë gjëra për arsye të mira. Por shumë shpesh ne duam gjëra që nuk kanë kuptim që t’i duam, pasi janë qartazi të dëmshme.

Kur dikush përpiqet të na paralajmërojë për këtë, ne thjesht e injorojmë ato dhe vazhdojmë të sillemi si më parë. Kjo do të ishte shumë e çuditshme, nëse do të ishim vërtet qenie racionalë. Por nuk jemi të tillë. Arsyeja na shqetëson. Herë pas here duam dhe kemi nevojë për pak kaos. Ose për shumë kaos. Fjodor Dostojevski, autori i romanit “Krimit dhe ndëshkim”, dhe i romaneve të tjera të shkëlqyera për një botë që e ka humbur rrugën e saj, vërente dikur se njerëzit janë përgjithësisht “dukshëm budallenj” dhe mosmirënjohës.

LEXO EDHE:  Alarmi i OKB/ Bota në prag të një pandemie apokaliptike, që mund të vrasë 80 milionë njerëz

Edhe Niçe e dinte se sa lehtë mund të gabojmë dhe dëshirojmë gjëra, që nuk meritojnë të dëshirohen, dhe të admirojmë njerëz që nuk e meritojnë të admirohen. Kështu tek libri “Kështu foli Zarathustra” ai shkruan:Në botë edhe gjërat më të mira, janë të pavlefshme, pa dikë që i kryen ato:këta autorë, që njerëzit i quajnë burra të mëdhenj.

Pak njerëz, e kuptojnë atë që është madhështore. Por ata kanë një shije për të gjithë autorët e gjërave të mëdha. Problemi ynë është që ne idealizojmë aktorët dhe jo krijuesit, ata që pretendojnë t’i bëjnë gjërat sërish të shkëlqyera, dhe që janë shumë të aftë të bindur të tjerët, pa bërë realisht asgjë madhështore.

Dhe si mund të veprojmë në një botë kaq kaotike? Strategjitë e ndryshme, janë propozuar nga shkrimtarët tanë të mëdhenj. Shopenhauer mendonte se ne duhet të gjejmë një mënyrë për të mohuar vullnetin tonë, dhe për t’i kthyer shpinën botës.

Melvil sugjeron një shkëputje argëtuese, Marsel Prust një arratisje në botën e artit. Tolstoi gjeti kuptim dhe ngushëllim tek besimi, Dostojevski në dashurinë universale. Niçe mendonte se ne duhet të përqafojmë dhe ta duam çdo gjë që na ndodh, dhe Ludvig Vitgenshtajni besonte se duhet të jetojmë për gjithçka që është e mirë dhe e bukur.

Por për të ndryshuar botën, mund të na duhet një qasje më aktive dhe luftuese. Në vend se të përpiqemi të arratisemi apo të pranojmë atë që po ndodh, ne siç sugjeron Kamy mund të krijojmë një botë më kuptimplote, duke u rebeluar dhe luftuar padrejtësitë në të gjitha format e saj.

Shënim: Michael Hauskeller, është profesor i filozofisë në Universitetin i Liverpulit në Britaninë e Madhe./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse rënia e ndikimit të Perëndimit, përbën një shqetësim për botën

Publikuar

-

Nga

Nga Andrew Hammond ”Gulf News”

* Konferenca e Sigurisë e Mynihut, përfundoi të dielën pas diskutimeve të gjata që përfshinë rreth 500 liderë politikë dhe të biznesit, përfshirë Emanuel Makron, Majk Pompeo dhe Mark Zukerberg. Një nga temat kryesore këtë vit ishte e ashtuquajtura “Westlessness” (rënien e ndikimit të Perëndimit në botë), duke reflektuar pasiguritë në lidhje me rolin aktual të Perëndimit, pavarësisht faktit se ai ndikim ende mund të ripërtërihet.

Ndër çështjet që u ngritën për diskutim në Mynih ditët e fundit, ishte ajo nëse bota po bëhet më pak perëndimore, nëse vetë Perëndimi po bëhet më pak perëndimor, dhe çfarë do të thotë për botën nëse Perëndimi ua lë gjithnjë e më shumë të tjerëve skenën ndërkombëtare.

Ky diskutim i gjerë, ka të bëjë me fenomenin e “Westlessness”, që u përkufizua në Mynih si një “ndjenjë e përhapur e shqetësimit, përballë rritjes së pasigurisë, në lidhje me qëllimin e qëndrueshëm të Perëndimit përballë shumë sfidave të sigurisë, të cilat duket se janë bërë të pandashme, nga ato që disa i përshkruajnë si shenja të shkatërrimit të projektit perëndimor”.

Një nga qëllimet kryesore të konferencës, nuk ishte vetëm hulumtimi mbi këto çështje, por gjithashtu nisja e adresimit të një sfide kryesore strategjike për partnerët trans-atlantikë, që është dalja me një strategji të përbashkët e Perëndimit, ndaj asaj që mund të jetë një epokë e re e rivalitetit mes fuqive të mëdha.

Sado e vështirë që mund të duket për disa, ripërtëritja e Perëndimit si aleanca kryesore politike në botë, është larg nga të qënit e pamundur. Hapi i parë i domosdoshëm, është që të gjitha palët kryesore, përfshirë BE-në, Kanadanë dhe Japoninë, të pranojnë se nuk mund të jetë i mundur rikthimi i rendit të vjetër liberal.

Për shumë njerëz, është mëse e qartë se të tentosh t’i rikthehesh një morie rregullash të vjetra, të bazuara në rregullat ndërkombëtare, mund të mos jetë realiste. Brenda bllokut perëndimor, sfidat janë të mëdha. Këtu përfshihet çështja e ndryshimit të klimës, ku OKB-ja ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim, gjë që nuk ka ndodhur për shkak të planeve të Trump për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit, deri në fund të këtij viti.

Për më tepër, përkundër marrëveshjes tregtare të fazës së parë SHBA-Kinë, tensionet më të gjera ekonomike ndërkombëtare, janë në nivele të larta. Përveç veprimeve të SHBA-së, edhe Japonia ka vendosur tarifa të reja për Korenë e Jugut, ndërsa Italia është në mosmarrëveshje me Francën dhe Brukselin për buxhetin e saj dhe çështjen e emigracionit.

Ndërkohë, Gjermania nuk bie dakord me fqinjët e saj lindorë për sundimin e ligjit dhe sigurinë  energjitike. Edhe Kanadaja, po tregon disa shenja të heqjes dorë nga rendi liberal i pasluftës. Ajo po e pranon se sistemi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në OBT-së nuk po funksionon si duhet, ndaj po ndjek aktivisht një rrugë alternative.

Nisja e dekadës së re këtë vit, është koha e duhur për t’u përballur me këto fakte. Dhe është momenti i duhur për të nisur studimin, se si duhet të jetë një qasje e re e udhëhequr nga Perëndimi mbi qeverisjen globale. Një parakusht për ta mundësuar këtë qëllim, është fokusimi tek çështjet e mëdha strategjike me të cilat përballet Perëndimi.

LEXO EDHE:  Alarmi i OKB/ Bota në prag të një pandemie apokaliptike, që mund të vrasë 80 milionë njerëz

LEXO EDHE:  Impeachmenti vetëm sa e konfirmon lidershipin e Donald Trumpit

Këto janë të shumta, dhe nuk do të zgjidhen me një samit të vetëm, apo edhe një seri konferencash këtë vit. Së pari, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar, duhet të bien dakord se si të menaxhojnë një Brexit kaotik, në rast se arritja e një marrëveshje tregtare do të duket e pamundur të arrihet.

Së dyti, është e nevojshme që Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, me marrëdhëniet dypalëshe që kanë hyrë në ngërç nën Trumpin dhe Angela Merkelin, të bien dakord se ekzistojnë një varg sfidash të sigurisë dhe ato ekonomike, të cilat mund të përballohen më mirë së bashku.

Së treti, Franca dhe Italia duhet të përpiqen të sheshojnë dallimet mes tyre. Sigurimi i eurozonës ndaj krizës ekonomike të radhës, kërkon një bashkëpunim të thellë midis tyre dhe Gjermanisë.

Dhe ky duhet të jetëm vetëm fillimi. Çështje të tjera, përfshijnë të ardhmen e sistemit ndërkombëtar të tregtisë, që po vuan pasojat e sanksioneve të fundit të vendosura në të gjithë globin.

Megjithatë, në kontekstin aktual nuk duhet përpjekur për të bërë shumë gjëra. Premtimet e tepërta, dhe mbajtja e shumë pak prej tyre, nuk është mënyra e duhur për të ripërtërirë aleancën perëndimore. Nëse dominon realizmi, dhe kjo temë shndërrohet në një dialog shumëvjeçar, forume si NATO dhe G7, sado të papërsosura që janë, mund të ngjiten në lartësinë e sfidës.

Për shembull, NATO ka një rëndësi të vazhdueshme me anëtarësimin e vendeve me një popullsi të përbashkët prej rreth 1 miliardë njerëzish. Ajo mbetet një nga organizatat ushtarake më të suksesshme në botë, duke ndihmuar në periudhën më të gjatë të paqes së qëndrueshme në historinë moderne të Perëndimit.

Skeptikët do të thonë se asgjë e madhe nuk do të ndryshojë në një drejtim pozitiv, të paktën për sa kohë që Trumpi do të jetë president i SHBA-së. Sado problematike që janë shumë nga pozicionet politike të Trumpit, Perëndimi nuk është vetëm një bashkësi vlerash, por ndërkohë edhe një bashkësi interesash.

Kur vlerat përplasen, ne duhet të përqendrohemi tek interesat. Dhe në këtë moment të fundit të pasigurisë gjeopolitike dhe ekonomike, viti 2020 mund të jetë momenti për të filluar rivendosjen e themeleve për një Perëndim të ripërtërirë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si të parandalohet një pandemi tjetër, përpara se ajo të shpërthejë

Publikuar

-

Nga

Nga Annie Sparow “Foreign Policy”

* Përhapja e epidemive është e pashmangshme. Nëse ato bëhen pandemike – pra kur ka një përhapje të pakontrolluar të sëmundjeve ngjitëse, në të gjitha vendet dhe kontinentet e botës – kjo varet nga përgjigja jonë.

Pandemitë varen gjithmonë nga rrjetet e shpejta të udhëtimit dhe popullsitë e dendura, që dikur ishin relativisht të pazakonta, ndërsa sot janë një normë globale nga Nairobi në Xhakarta. Përhapja e virusit Ebola në Republikën Demokratike Lindore të Kongos, është një kërcënim i tillë pandemik.

Pas më shumë se 18 muajsh, ekzistojnë vetëm 3 raste. Por Kongo dhe shumë vende të tjera të varfra në Afrikë dhe gjetkë, janë tashmë të kërcënuara nga koronavirusi i ri. Koronavirusi është teknikisht vetëm një epidemi, që nuk ka lëvizur ende në një numër të konsiderueshëm jashtë Kinës.

Që nga 14 shkurti, pati mbi 60.000 raste të konfirmuara në Kinë, dhe më pak se 500 raste në 24 vende të tjera. Katër prej këtyre vendeve raportojnë raste, kur infektimi ka ndodhur jashtë Kinës. Si duhet të reagojë bota, përballë kërcënimit, që virusi mund të përhapet në gjithë botën? Kina ka futur në karantinë mbi 80 milionë njerëz.

Në fakt asnjë shtet nuk mund të kontrollojë plotësisht qarkullimin e e një virusi. Dhe vendimet se kush jeton dhe kush vdes, diktohen nga modele që mund të mos jenë mënyra më e mençur ose më efektivja për të trajtuar shëndetin global. Shpërthimet e epidemive, shkaktohen nga sëmundjet që kalojnë nga kafshët te njerëzit.

Në 50 vitet e fundit, më shumë se 300 patogjenë janë shfaqur ose rishfaqur, të nxitur nga ndryshimi i klimës, shkretëtirëzimi i tokës, rritja e ndërveprimeve midis kafshëve dhe njerëzve, sistemet e dobëta shëndetësore, rritja e popullsisë dhe urbanizimi.

Në mënyrë tipike, epidemitë shoqërohen me përdorimin e masave si karantina, mbikëqyrja dhe vaksinimi. Kjo qasje kontrolluese ndaj sëmundjes synon një patogjen të vetëm në një kohë të dhënë. Ky proces filloi me Murtajën, një sëmundje bakteriale e transmetuar kryesisht nga pleshtat që jetojnë tek minjtë e zinj.

Murtaja godiste shpejt, shkaktonte simptoma agonizuese, dhe vriste shpejt të prekurit, zakonisht brenda 3 ditësh. Me një normë mesatare vdekshmërie rreth 70 përqind, ndonjëherë në ndonjë qytet e fshat mbeteshin gjallë shumë pak njerëz, për të të varrosur të vdekurit.

Pandemia e dytë e madhe globale e Murtajës, që filloi në vitin 1347 dhe zgjati deri në shekullin e XVII-të, vrau afërsisht 100 milion njerëz, ose një të katërtën e popullsisë së botës në atë kohë. Frika e përhapur në atë kohë, solli përpjekjet e para të organizuara për ruajtjen e shëndetit publik gjatë shekujve në vazhdim. Bllokadat detare, karantinat ushtarake dhe kordonet sanitare, u përdorën për të izoluar qytete dhe madje edhe vende të tëra.

Autoritetet shëndetësore identifikonin raste të dyshuara gjatë kërkimeve derë më derë, dhe burgosnin me forcë të infektuarit. Ndërkohë, u kërkuan anëtarëve të familjes të të sëmurit nga Murtajës, të hynin në karantinë për 40 ditë. Në shekullin e 18-të në Evropë dhe Amerikë, përhapja e lijës, një sëmundje virale e transmetuar nga njeriu tek njeriu, u lehtësua nga zhvillimi i urbanizimit dhe jetesa në  grupe të mëdha.

LEXO EDHE:  A është plakja një sëmundje e parandalueshme?

LEXO EDHE:  A shkakton ankth pirja e kafesë? Ja çfarë thotë shkenca

Ajo vriste një të tretën e atyre që infektonte, dhe i linte përgjithmonë me shenja të mbijetuarit.

Vaksina e mjekut anglez Eduard Xhener, e prodhuar në vitin 1796, garantoi një masë të re për shëndetin publik. Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, teoria e mikrobeve, e promovuar nga biologu francez Lui Pastër, u konsolidua teksa mjeku gjerman Robert Koh izoloi i pari bakterin që shkakton tuberkulozin dhe më pas kolerën, ndërsa mjeku hungarez Injac Semelveis, isht pionier i praktikës së dezinfektimit dhe larjes së duarve.

Teoria e mikrobeve, çoi në modelin biomjekësor të qasjes ndaj sëmundjes, që supozon se secila sëmundje ka një shkak specifik. Në Evropë dhe Amerikën e Veriut, nevoja e higjenës nxiti një lëvizje sanitare që e reformoi jetesën në qytete, përmes programeve të shëndetit publik që përmirësuan kushtet e jetesës mbi një spektër të gjerë sëmundjesh:ujë të sigurt, kanalizime, mbledhje e mbeturinave, asgjësim i ujërave të zeza, ventilim etj.

Pastaj në vitin 1946, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ripërcaktoi shëndetin si “gjendje e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe sociale, dhe jo thjesht mungesa e ndonjë sëmundje”. Ajo e vuri theksin tek vaksinimi dhe mjetet për të luftuar infeksionin përmes aspekteve pozitive:ushqim më të mirë, edukim fizik, kujdes dhe sigurim shëndetësor.

Sot, reagimi ndërkombëtar është përqendruar kryesisht tek sëmundjet që paraqesin një kërcënim për Perëndimin. Sëmundjet endemike që vrasin shumë më tepër njerëz si malarja, kolera dhe tuberkulozi, marrin shumë më pak fonde dhe vëmendje, dhe shkaqet rrënjësore mbeten të paadresuara.

Patogjenët ndjekin rrugë tashmë të njohura. Prandaj, përhapja e tyre dhe rreziku i transmetimit të qëndrueshëm, varet nga bashkëpunimi global.Reagimi ndërkombëtar ndaj shpërthimit të koronavirusit, është vetëm shembulli i fundit. Edhe pse shumë vende perëndimore përfitojnë nga zhvillimet më të fundit të mjekësisë, në pjesën më të madhe të botës mungon kujdesi i duhur shëndetësor.

Numri i kufizuar i rasteve të diagnostikuara, nuk nënkupton se përhapja globale e tij është e stabilizuar në 24 vendet aktuale, apo se nuk po ndodh ndonjë përhapje lokale. Mungesa e rasteve në Afrikë, edhe pse ka një fluks të lartë trafiku me Kinën, ka të ngjarë t’i detyrohet mungesës së aftësisë diagnostikuese të kontinentit.

E njëjta gjë vlen për Indonezinë dhe Pakistanin. Nëse virusi përhapet gjatë verës në Afrikë ose Indonezi, mund të ketë një transmetim të tij gjatë gjithë vitit. Kjo do të shtonte mundësinë që koronavirusit të bëhet endemik dhe pandemi si malarja. Dhe do të shkaktonte shpërthime vjetore çdo sezon gripal, duke paraqitur një kërcënim të vazhdueshëm.

Modeli biomjekësor, ia nënshtron njerëzit sëmundjes. Bota ka nevojë për një model që i vë njerëzit të parët. Ashtu si shëndeti individual nuk është mungesa e sëmundjes, në një nivel shoqëror apo edhe global, shëndeti i një popullate nuk mund të përcaktohet nga mungesa e shpërthimeve epidemike./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Studimi/ Njerëzit janë më të mirë, sesa mendojmë zakonisht

Publikuar

-

Nga

A janë njerëzit egoistë apo bujarë? A janë lakmia dhe interesi vetjak, ato që na nxisin në pjesën më të madhe të gjërve që bëjmë? Apo jemi të aftë t’i vendosim nevojat e të tjerëve, përpara tonave? Tradicionalisht, sociologët kanë qenë të prirur drejt pikëpamjes cinike, sipas së cilës njerëzit janë shumë egoistë.

Ata besonin në “interesin e arsyeshëm mbi vetveten”, dhe tek “parimin e minimumit”, që thotë se ne jemi programuar të minimizojmë kostot tona në jetë, dhe të maksimizojmë përfitimet tona. Po kështu, psikologët evolucionarë argumentonin shpesh se altruizmi – ndihma ndaj një personi tjetër, pa pritur asgjë në këmbim – thuajse nuk ekziston.

Por në dallim nga pikëpamjet e tilla mbi natyrën njerëzore, studimet e fundit kanë zbulur prova që sugjerojnë se qeniet njerëzore janë shumë më të dashura dhe më bujare, se sa mund të mendoni. Madje edhe fëmijët e vegjël, duan të ndihmojnë të tjerët.

Feliks Uorneken, që studion bashkëpunimin tek fëmijët, sugjeron se fëmijët e vegjël socializohen për të ndihmuar të tjerët, dhe shfaqin një prirje të natyrshme për ta bërë këtë. Ai sugjeron se në mjediset në të cilat evoluan njerëzit, edhe ndihma më e vogël që mund të jepnin fëmijët për të tjerët (si për shembull kapja për dore), do të kontribuonte në mbijetesën e familjes së tyre.

Studimi i Uornken, tregoi sesi fëmijët e vegjël ndihmuan në mënyrë spontane një të huaj të rritur, për sa kohë që nevoja për ndihmë ishte mjaftueshëm e qartë që vogëlushët ta kuptonin atë. Për shembull, nëse një i panjohur për ta në moshë madhore, kishte nevojë për ndihmë për të kaluar një pengesë të dukshme, apo për ndihmë në ngritjen e një objekti të rënë përtokë, fëmijët e vegjël ia ofronin atë me lehtësi.

Uorneken arriti në përfundimin se “sjelljet e hershme ndihmëse, janë vërtet pro-sociale dhe i shërbejnë një funksioni evolucionar tek njerëzit”. Ndërkohë ata që e ndiejnë empatinë, angazhohen në forma ekstreme të ndihmës. Të dyja studimet klasike mbi empatinë dhe ndihmën, dhe hulumtimet e fundit mbi dhuruesit e gjallë të veshkave, sugjerojnë se altruizmi është një dukuri e vërtetë në marrëdhëniet njerëzore.

Psikologu social Daniel Batson, që e ka studiuar altruizmin për 3 dekada me radhë, tregoi se nëse një i huaj, për të cilin ndjejmë empati, vuan vazhdimisht, ne do të ndërhyjmë ndonjëherë dhe vuajmë në vendin e tij, madje edhe atëherë kur kemi mundësi që ta shmangim atë.

Ngjashëm, hulumtimi i neuroshkencëtares Ebigeil Marsh mbi dhuruesit e veshkave, tregon se këta dhurues kanë trurin të prirur për të ndihmuar të tjerët. Për shembull, truri i dhuruesve të veshkave, është shumë më reagues ndaj fytyrave që shprehin frikë, sesa truri i shumicës së njerëzve të tjerë.

LEXO EDHE:  Impeachmenti vetëm sa e konfirmon lidershipin e Donald Trumpit

LEXO EDHE:  A janë njerëzit qënie racionale?

Marsh sugjeron se të njëjtat mekanizma psikologjikë që promovojnë kujdesin prindëror tek njerëzit që kanë fëmijë, mund të aktivizohen edhe tek të huajt që duket se vuajnë. Ndërkohë një tjetër studim nga neuroshkencëtarët socialë Naomi Ajzenberger dhe Met Liberman, tregon se njerëzit përjetojnë kënaqësi kur shohin që u ndodhin gjëra të mira njerëzve që kanë nevojë për ndihmë, si dhe kur ndihmojnë të tjerët me paratë e tyre.

Ata sugjerojnë se kjo ndodh pasi ne jemi krijesa të tilla sociale, dhe jemi të inkurajuar nga evolucioni të ndjejmë kënaqësi kur ndihmojmë njerëzit e tjerë. Madje edhe kur kjo ndodh me një kosto për sa i përket kohës, përpjekjeve apo parasë së shpenzuar.

Ndërkohë një argument klasik kundër altruizmit, është argumenti “i tradhtisë” i Riçard Doukins. Argumenti thotë që nëse gjenet do të promovonin altruizëm tek njerëz të caktuar, anëtarët e tjerë të grupit të një personi, mund të presin të përfitojnë nga këta mirëbërës dhe të bëhen mashtrues, duke marrë gjithmonë, pa dhënë asgjë në këmbim.

Por kjo logjikë, bazohet në disa supozime të diskutueshme. Një supozim është se bamirësit i tolerojnë mashtruesit përreth tyre. Por në fakt nuk e bëjnë këtë. Ata i ndëshkojnë shpesh mosmirënjohësit. Por dëshmia më e drejtpërdrejtë kundër argumentit “të tradhëtisë” së Doukins vjen nga kërkimet në psikologjinë shëndetësore.

Stefani Braun dhe kolegët e saj, monitoruan më shumë se 800 të moshuar mbi 65-vjeç për 5 vite, për të parë se kush do të jetonte më gjatë. Njerëzit që kishin më shumë gjasa të mbijetonin në atë periudhë, ishin ata që raportuan në fillim të studimit se ofronin më shumë ndihmë emocionale dhe fizike për njerëzit e tjerë. S’ka dyshime që ne të gjithë jemi të aftë të jemi egoistë. Por duket se shumica e njerëzve janë gjithashtu të aftë për akte të mëdha të mirësisë dhe vetëmohimit./Spsp.org- Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE