LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Dhunuan protestuesit e Unazës"/ PD padit Policinë e Shtetit

12 Tetor 2019, 10:58, Politikë CNA
"Dhunuan protestuesit e Unazës"/ PD padit Policinë e Shtetit

Partia Demokratike ka ngritur padi kundër policisë së Shtetit.
Sipas ish deputetëve të PD, prej 350 ditësh policia ka dhunuar banorët e Astirit duke u sjellë si një bandë kriminale.
Demokratët i kërkuan prokurorisë të fillojë menjëherë hetimet dhe të dënojnë çdo efektiv policie që sipas tyre kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.
Padia është dorëzuar nga ish-deputetet Gent Strazimiri, Albana Vokshi dhe Oriola Pampuri.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme policia ka arrestuar disa protestues dhe operatorin e një televizioni.

Në padi kërkohet pezullimi i ushtrimit të detyrës publike të përfaqësuesve të lartpërmendur të policisë.

Akuzat në padinë që Partia Demokratike ka depozituar në prokurori janë:  ?Shpërdorim i detyrës?, ?Kryerje e veprimeve arbitrare?, ?Mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme?, ?Pengim në ushtrimin e të drejtës për t?u shprehur, grumbulluar apo manifestuar?.

Partia Demokratike në kallzimin e saj duke evidentuar shkeljet e Policisë pasi arrestoi banorët e Unazës Re, punonjës të medias, duke fshirë ccdo filmim të kryer nga punonjës të PD, thekson se të gjitha veprimet e mësipërme janë të paligjshme dhe kriminale, si dhe përbëjnë vepër penale, të kryer nga punonjës të Policisë së Shtetit, duke rrezikuar në këtë mënyrë cenimin e parimeve themelore të një shteti demokratik.

“Banorët e Unazës së Re kanë zhvilluar protestën e tyre paqësore dhe pa asnjë akt dhune. Në përfundim të protestës, një numër i konsiderueshëm punonjësish policia, disa prej tyre të paidentifikuar dhe të veshur civil, kanë filluar një aksion të paligjshëm policor, duke shoqëruar dhe më pas arrestuar me dhjetra qytetarë.Disa prej qytetarëve që i është hequr liria, rezulton se kanë qenë thjeshtë kalimtar në zonën ku ishte zhvilluar protesta. Disa të tjerë kanë qenë pjesëmarrë në atë proteste. Qytetarët pa asnjë shkak janë shoqëruar për në ambientet e Komisariatit nr. 6 Tiranë dhe në Drejtorinë e Qarkut Tiranë:, thuhet në kallzim.

Mes të tjerave në padi theksohet fakti se punonjësit e Policisë së Shtetit, duke vepruar në kundërshtim me ligjin, jo vetëm kanë kryer veprime apo mosveprime të paligjshme, që kanë prekur interesat e shtetasve, por nga ana tjetër, me veprimet e tyre arbitrare, kanë cënuar lirinë e qytetarëve dhe kanë synuar t?i intimidojnë dhe pengojnë në ushtrimin e të drejtës së tyre kushtetuese për të protestuar, paqësisht dhe pa armë.

Në padinë e PD theksohet se liria e tubimit paqësor dhe pa armë është e garantuar, për rrjedhojë organet e pushtetit publik jo vetëm që duhet të respektojnë këtë liri por kanë dhe detyrimin për të kontibuar në realizimin e saj.

“E drejta kushtetuese për të tubuar, në një shtet demokratik, merr një rëndësi të veçantë. E drejta për t?u tubuar lirisht dhe pa ndonjë leje të veçantë me të tjerë, ka qenë gjithnjë e vlefshme si shenjë e lirisë, pavarësisë dhe fjalës së lirë të qytetarit të përgjegjshëm. Garantimi i lirisë për aktivitetet politike në të njëjtën kohë edhe një vendim, i cili shtrihet përtej mbrojtjes së shpalosjes së personalitetit nga ndërhyrjet shtetërore. Kushtetuta garanton si të drejtë mbrojtëse, për mbartësit e së drejtës, e cila u shërben mbi të gjitha pakicave që mendojnë ndryshe të drejtën për të vendosur vetë për vendin, orën, llojin dhe tematikën e tubimit dhe, në të njëjtën kohë, ndalon forcën e shtetit për të marrë pjesë apo për t?i ndenjur larg një tubimi”, thuhet në në padinë e depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Arsyetimi i dhënies së lejes nga ana e Policisë bie, pasi siç theksohet në padi, “Marrja paraprakisht e lejes për tubim ka qenë kërkesë ligjore e një ligji që tashmë është shfuqizuar dhe nuk është në përputhje me evoluimin e jurisprudencës së GJEDNJ-së. Kjo për faktin pasi tubimi mund të jetë paqësor edhe pse nuk është bërë njoftim formal për zhvillimin e tij”, thuhet në padinë e Partisë Demokratike./CNA.al

Lajmet e fundit nga