LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncohet skandali/ Deputeti kërcënon me jetë banorët

12 Tetor 2019, 13:07, Denoncim CNA
Denoncohet skandali/ Deputeti kërcënon me jetë banorët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari i cili hedh akuza të forta në drejtim të deputetit Robert Bitri.

Sipas Berishës, deputeti në fjalë së bashku me të birin kanë bërë një ndërtim të rrezikshëm dhe banorët që guxojnë të ankohen kërcënohen me jetë.

?Pallati eshte ndertuar ne token e familjes autoktone tiranse Beja nga deputeti Robert Bitri. Sapo zoteria u be deputet ia kaloj firmen te birit. Ne si komshi jemi habitur qe ky zotëri ka uzurpuar pa leje duke ndertuar ne te gjithe pjesen e tarraces. Nje nga pronaret e ka denoncuar zoterine ne polici sepse ai e ka kercenuar ne telefon me fjalet më te ndyra dhe deri ne kercenim per jeten e tij dhe te familjes?-thuhet në mesazhin e denoncuesit.

Postimi i plotë i Berishës:

Denoncohet Narko deputeti i Edvin Mafise me te birin per ndertimin e rrezikshem, kercenimin me jete te banoreve qe guxojne te ankohen.

Ndaj te gjitha ketyre narkopolicia hesht. Per narkozyrtaret ligji nuk ekziston.

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor. Ne jemi banor te pallatit ne rrugen Ali Visha. Ky pallat eshte ne Kryeqezim mjaft te frekuentuar. Pallati eshte ndertuar ne token e familjes autoktone tiranse Beja nga deputeti Robert Bitri. Sapo zoteria u be deputet ja kaloj firmen te birit. Ne si komshi jemi habitur qe ky zotri ka uzurpuar pa leje duke ndertuar ne te gjithe pjesen e taraces. Nje nga pronaret e ka denoncuar zoterine ne polici sepse ai e ka kercenuar ne tel me fjalet më te ndyra dhe deri ne kercenim per jeten e tij dhe te familjes por policia e sander kimikut nuk mundet ta preki se eshte djali i deputetit. Asnje inspektor bashkie apo policie nuk i shikon punimet qe zhivillohen ne 1 kryqezim qe njihet si ish vajguri dhe kalojne mijra njerez ne dite.

Lajmet e fundit nga