Connect with Us

Demokratët “masakrojnë” Bashën/ Po vret shpresën e qytetarëve

Politikë

Demokratët “masakrojnë” Bashën/ Po vret shpresën e qytetarëve

Publikuar

-

Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar 72-vjetorin e vrasjes së 5 deputetëve dhe 11 intelektualëve nga diktatura komuniste,  më 10 tetor 1947.

“72 vite më parë, më 10 tetor 1947, në një akt të pashembullt të eliminimit të elitës së kombit shqiptar, për interesa pushteti diktatura komuniste pushkatoi 16 veta, 5 prej të cilëve deputetë, në një gjyq të montuar që ka hyrë në histori si gjyqi i parë i dënimit të deputetëve. Me vendim të vetë diktatorit dhe me frymëzim bolshevik, në Shqipëri po grisej edhe formalisht veli i opozitës politike”.-shkruan ndër të tjera Lulzim Basha, në postimin e tij.

Por, pas këtij postimi të kreut të PD-së, demokratët kanë shpërthyer në komente, duke i kujtuar Bashës, sesi edhe ai “vrau” deputetët dhe elitën e partisë.

LEXO EDHE:  Plas tek opozita/ Monika Kryemadhi sherr me Lulzim Bashën

“Në atë kohë deputetet na i vriste Kryetari i Partisë Komuniste. Sot fatkeqësisht na i vrau kryetari Ynë, ai i Partisë Demokratike!! Cfarë Ironie?!”-shkruan një qytetar.

Më tej një tjetër qytetar shkruan se Basha po vret shpresën e shqiptarëve, ndërsa i kujton atij se nuk bëhet opozitë në facebook.

“Futja gjumit. Je bërë si ujk shurdh. Po eliminon shpresen ne popull. Shteti ka renë 100%. Ke te drejten ligjore morale te prijsh popullin per marrjen e shtetit me çdo cmim, lere opoziten ne fcb”-shkruan një komentues.

Ndërsa një tjetër shkruan se është persekutuar nga PD që prej vitit 2013, kohë kur drejtimin e kësaj partie e mori Lulzim Basha.

“Jam persekutuar dhe unë nga viti 2013 o PDSH, mblidh demokratët. Nuk më intereson LSI”-shkruan qytetari.

Ja disa nga komentet:/ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pa magjistraturë/ Ballanca: Votimi në Kuvend në kundërshtim me ligjin

Publikuar

-

Nga

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se Gjykata e Lartë nuk duhet të çonte asnjë emër për votim në Kuvend nëse nuk plotësonte kriteret, siç është ai i shkollës së magjistraturës.

Sipas Ballancës, asnjë nga emrat nuk e plotësonte këtë kriter, ndaj ky vendim në këtë rast është në kundërshtim me ligjin.

“Gjykata e Lartë nuk duhet të çonte asnjë emër. Asnjë nuk kishte magjistratë. Unë pretendoj dhe e kam thënë që personat duhet të jenë patjetër magjistratë. Ky ka qenë modeli. Është në kundërshtim me ligjin, jo me Kushtetutën në këtë rast.

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Opozita shpreson zgjedhje të parakohshme, qeveria dialog në institucione

LEXO EDHE:  “Braktisi demokratët”/ Rudina Hajdari i përvishet Bashës

Unë do të isha dakort nëse i njejti kriter do të përdorej për të tëra prurjet.

Marku ka dërguar dy lista, Presidentit të Republikës, dhe kryetarit të Kuvendit. Një listë me të gjithë anëtarët që plotësojnë gjithë kriteret përvec kriterit të magjistraturës, dhe një listë ku plotësoheshin të gjithë kriteret, dhe kriteri i magjistratuës, por që e plotësonte vetëm zonja Marku. Cështja është pse Kuvendi vendosi të mos e quante të rëndësishëm kriterin e magjistraturës”, ka theksuar Ballanca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush nuk e do Reformën në Drejtësi?/ Deputeti i opozitës e thotë troç

Publikuar

-

Nga

prokuroret bojkoyojne spak

“Loja për kushtetuesen” është tema e diskutimit të emisionit “Real Story”, ku ndër të ftuarit është dhe deputeti i listës së LSI-së, Ralf Gjoni. Duke folur rreth situatës së ngërçit që është krijuar në sistemin e Drejtësisë, Gjoni e ka thenë troç arsyen e vërtetë. Ai ka bërë fajtor të gjitha palët politike për pengesat e ngritura nga që nuk e duan një Reformë të vërtetë në Drejtësi.

LEXO EDHE:  Skandalet/ Opozita mbron Metën, Rilindasit e PD-së sulm ndaj Rilindjes

LEXO EDHE:  Gazetari Hoxha: Opozita ka në dorë disa dosje/ Ja kush ia ka dhënë

“Asnje nga palët nuk ka interes të mbyllet Reforma në Drejtësi dhe të ngrihen institucionit kushtetuese. Të vetmit që kanë qenë të interesuar kanë qenë SHBA”, ka thenë deputeti i listës së LSI-së, Ralf Gjoni./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndodhemi në një situatë kaotike”/ Manja: Pretendimi i Metës, bllokim i pastër i procesit

Publikuar

-

Nga

“Pretendimi i Presidentit për rradhën, bllokim i pastër i procesit”, kështu është shprehur, me fjalë të tjera, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. I ftuar në studion e emisionit “Real Story”, Manja ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e mazhorancës se: “të ndodhur në një situatë kaotike, ku kushtetuesja është boshatisur nga procesi i vettingut, nuk mund të ndiqet rradha.”

Sipas Manjës, nëse do të ndiqej rradha që pretendon Meta, ky do të ishte një bllokim i pastër i procesit, pasi që ndodhemi në kushtet ku nuk kemi një Gjykatë të Lartë funksionale.

“Radha që pretendon Presidenti është e vërtet. Kushtetuta ka përcaktuar radhën e emërimit apo të zgjedhjes së anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese, për të mos pasur konflikte.

Por radha ëshët bërë për të përcaktuar kompetencën e shtrirjes së organit, jo kohën se kur duhet të veprojë një organ.

Radha është për një situatë normale të Gjykatës Kushtetuese, jo në një situatë kaotike ku ndodhemi tani. Tani ndodhemi në një situatë ku kushtetuesja është boshatisur nga procesi i vettingut. Radha respektohet vetëm në një situatë normale.

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Opozita shpreson zgjedhje të parakohshme, qeveria dialog në institucione

LEXO EDHE:  Basha akuza të forta Ramës/ Dështimi për hapjen e negociatave, ka vetëm një përgjegjës

Le të mendojmë për një sekond se Presidenti ka të drejtë. Edhe në qoftë se ndiqet radha sikurse thotë Presidenti, pas Kuvendit radhën nuk e ka ai, e ka Gjykata e Lartë dhe në kushtet ku ndodhemi pa një Gjykatë të Lartë funksionale kjo e fundit nuk do të mund të zgjidhte dot anëtarët, çka do të thotë se ky është një bllokim i pastër.

Kemi dhe absurditetin tjetër, kur afati kushtetues pezullohet me një letër. Afati as nuk mund të pezullohet, as të zgjatet. Kemi të bëjmë me ushtrimin e një afati prekluziv, i cili as nuk mund të kundërshtohet dhe as nuk mund të shtyhet në kohë. Presidenti kishte 30 ditë kohë për të ushtruar të drejtën e tij kushtetuese”, është shprehur Ulsi Manja./CNA.al

LEXO TE PLOTE