LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklaratat kontradiktore për ngjarjen e Kavajës/ Bledar Toçi merret në pyetje në ambientet e spitalit

12 Tetor 2019, 14:15, Kronika CNA
Deklaratat kontradiktore për ngjarjen e Kavajës/ Bledar Toçi

Shefi i Sigurisë së Burgut të Durrësit, Bledar Toçi është marrë sërish në pyetje në ambientet e spitalit lidhur me ngjarjen e Kavajës.

Sipas Abc News para oficerëve të policisë gjyqësore Toçi, deklaroi se u thirr nga Marsida pas problemeve që kishte me Haxhollin.

Në dëshminë e tij ai ka thënë se u thirr nga Marsida pas përndjekjeve  të vazhdueshme që i bëheshin asaj nga Dritan Haxholli. Toçi nuk ka dhënë shumë detaje rreth ngjarjes.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Dritan Haxholli ka qëlluar policin nga një distancë dy metër duke e lënë të plagosur. Kurse Toçi i është kundërpërgjigjur me disa të shtëna Haxhollit .

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes në banesë janë gjetur rreth 17 gëzhoja prej të cilave 16 i përkasin pistoletës së Bledar Toçit.

Bledar Toçi, ruhet nga dy policë të cilët ndodhen në hyrje dhe në brendësi të dhomës.

Deri tani oficerët e policisë gjyqësore nuk janë të bindur në deklarimet e Toçit dhe Marsida Qatjas, pasi sipas tyre edhe në deklaratat e fundit, ata ende vazhdojnë të japin deklarime kontradiktore./CNA.al

Lajmet e fundit nga