Connect with Us

Blindohet Astiri/ FNSH-ja dhe Policia ndalojnë banorët të bllokojnë rrugën

Kronika

Blindohet Astiri/ FNSH-ja dhe Policia ndalojnë banorët të bllokojnë rrugën

Publikuar

-

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme, ndërkohë që forca të shumta policie të Rendit, FNSH-ja kanë rrethuar zonën.

Ata kanë krijuar kordon mbrojtës në anë të rrugës, për të mos i lejuar banorët të bllokojnë rrugën kryesore në të dy kahët e saj në zonën e Unazës së Re, ndërkohë që pritet të ketë edhe tensione pas arrestimit të 6 banorëve të cilët ndodhen në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapet ‘i forti’ që dhunoi avokatin/ E arrestojnë me armë në makinën luksoze

Publikuar

-

Nga

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar sot Mondi Vogën, ish-shoferin e prokurorit Arjan Ndoja, që vitin e kaluar iu bë atentat në Shkozet.

Voga u ndalua në  rrugën Vorë-Krujë, teksa drejtonte një automjet të blinduar pa autorizimin përkatës, me fenelina policie dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit.

Gjatë kontrollit 44-vjeçarit nga Fushë Kruja iu zbulua në çantën e dorës një armë zjarri pa leje, e tipit  TT.

LEXO EDHE:  Video-600 euro deri në 12 mijë paund për falsifikim dokumentesh/ Zbardhet skema e mashtrimit, shkatërrohet grupi kriminal 

LEXO EDHE:  Person me rrezikshmëri të lartë/ Arrestohet 45-vjeçari në Berat

Kujtojmë që Voga u padit nga avokati Ilia Ilia në 21 korrik të vitit 2018, si një ndër personat që e sulmuan para gjykatës së Durrësit.

Avokati deklaronte asokohe se i njohu dhe i identifikoi autorët si njerëz të vënë nga prokurori Arjan Ndoja.

Prokurori Ndoja u kallëzua nga avokati, ndërsa cështja është ende në hetim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të arrestuarit për tërmetin/ Familjarët mblidhen para Drejtorisë së Policisë

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar sot rreth 40 urdhër -arreste, për ish-drejtues vendorë, shefa urbanistike dhe ndërtues pallatesh.

Deri në këto momente janë shoqëruar 27 persona, ndërsa vijon aksioni për kapjen e të tjerëve.

Ndërkaq pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës janë mbledhur edhe familjarë dhe të afërm të të shoqëruarve.

Emrat:

1. Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
5. Anila Harxhi, arkitekte
6. Merita Kushi
7. Bukurije Halili
8. Ali Dyrmishi (ndërtues)
9. Vjollca Hoxholli (ndërtuese)
10. Gerti Çalliku
11. Jani Ikonomi

LEXO EDHE:  Arrestohet shpërndarësi i kokainës/ U kap me…

LEXO EDHE:  Tronditet Elbasani-Përplasja e grupeve kriminale/ Ndërron jetë një i plagosur

12. Qirjako Gjergo
13. Sherbet Shehi
14. Naim Shehi
15. Ermir Çina
16. Adhurim Qehajaj
17. Gëzim Shkalla
18. Pëllumb Fortuzi (ndërtues)
19. Xhevahir Doda
20. Reis Muça
21. Hekri Disha
22. Agim Eski
23. Faik Fejzo
24. Zhaneta Tagani
25. Muhamed Felahi
26. Ndoc Pepkola
27. Hekri Disho

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Anëtari i bandës së Durrësit u lirua me kusht/ Ironizon Klodian Tomorri

Publikuar

-

Nga

Pas lirimit me kusht nga burgu të ish-kreut të bandës së Durrësit Endrit Dokle, ka ironizuar thellë gazetari Klodian Tomorri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tomorri thotë se neni 41 bis që miratoi qeveria për të izoluar kapot e krimit, po rezulton aq shumë efektiv, saqë çunat po izolohen një nga një nëpër shtëpiat e tyre.

“Të paktën të na kishit kursyer ato lekët që u shpenzuan për Reformën në Drejtësi, vettingun dhe SPAK-un se s’kemi takat ne të mbajmë rroga 5 milionë lekëshe për gjyqtare dhe prokurorë. Mezi po paguajmeë pensionet”, thekson ai.

LEXO EDHE:  Arrestohet shpërndarësi i kokainës/ U kap me…

LEXO EDHE:  Video-600 euro deri në 12 mijë paund për falsifikim dokumentesh/ Zbardhet skema e mashtrimit, shkatërrohet grupi kriminal 

Gazetari deklaron më tej se anëtarët e bandave mund të nxirren nga burgu edhe pa bërë reforma dhe pa shpenzuar para, ndërsa për SPAK-un, thotë se ka fjalë se do merret vetëm me gjobat e makinave./ CNA.al

LEXO TE PLOTE