LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Biri i një komunisti të ndyrë”/ Çuni i Fahriut shfrenon gojën

12 Tetor 2019, 16:51, Politikë CNA
“Biri i një komunisti të ndyrë”/ Çuni i

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, e ka cilësuar si provokim nga ana e kryeministrit Edi Rama “blindimin” e Unazës së Re nga FNSH-ja dhe Policët dhe sipas tij synon gjakderdhje.

“Do vazhdojë protesta normalisht, kjo është një turp i shëmtuar, prej një banditi ordiner, është arkiktet i kanabizimit të vendit, ka lidhje me të gjithë bandat në të gjithë vendin.

Ky bandit tregon se është i biri i të atit një komunist i ndyrë. Ne jemi këtu përditë, ka kohë policia e shtetit që të vijë çdo ditë, këtu do jemi prap nesër, pasnesër. Nëse do të vijnë çdo ditë me ne janë të mirëpritur. Nuk i dihet sa do të zgjasë. Leje për trotuar s’i marr kujt, për protestën kemi marrë leje. Po mundohet që të shkatërrojë protestën Rama. Kjo protestë është kauzë kombëtare. Veliaj bllokoi rrugën për vrap, ne për protestë.

I garantojë këta policë se do të mbajnë përgjegjësi. I përshëndes banorët që nuk pranuan gjakderdhjen. I përshëndes për vendimin e tyre stoik që nuk bien pre e provokimeve të Ramës për gjakderdhje. Turp për ata që sot nuk i dalin në mbështetje këtyre qytetarëve. Policët i keni me armë atje, nuk janë për të shëruar sëmundje, kanë gaz lotsjellës, janë me shkopa gome se kërkojnë gjakderdhje”, tha Balliu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga