Connect with Us

Basha nxjerr videon/ Si mashtroi Rama për taksat

Politikë

Basha nxjerr videon/ Si mashtroi Rama për taksat

Publikuar

-

Kyreopozitari Lulzim Basha, ka publikuar në rrjetet sociale një video nga fushta zgjedhore e vitit 2013, ku risjell edhe një herë në vëmendje premtimet e pambajtura të kryeministrit Rama sa i përket uljes së taksave.

Asokohe Rama, premtonte ulje taksash për 95% të shqiptarëve si dhe heqjen e taksës me  20% për bukën dhe produktet bazë.

Teksa ka bashkangjitur dhe një video, Basha shkruan se kush harron prap e pëson, duke i përciell kështu një mesazh edhe qytetarëve.

LEXO EDHE:  Basha nën “këmbët” e LSI-së/ Si ka ndryshuar Luli qëndrimet për “sektin e Metës”

“Gënjeshtari Kronik premtoi mirëqeverisje dhe ulje taksash por solli varfëri, korrupsion dhe rritje taksash rekord në 30 vite! Kush harron prapë e pëson! #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk” , shkruan Basha në reagimin e tij.’/CNA.al

Gënjeshtari Kronik premtoi mirëqeverisje dhe ulje taksash por solli varfëri, korrupsion dhe rritje taksash rekord në 30 vite! Kush harron prapë e pëson! #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 12. Oktober 2019

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ngritën dorë ndaj shtetit”/ Mazniku: Banorët e Astirit të yshtur nga politika

Publikuar

-

Nga

Zvedëskryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Arbian Mazniku, është pjesë e emisionit “Real Story”, ku si temë qendrore diskutimi është ndërhyrja e sotme e policisë së shtetit ndaj banorëve protesues të Astirit dhe prishja e më shumë se 30 objekteve nga IKTMN.

Duke iu kundërvenë të ftuarve të tjerë në studio, të cilët e vlerësuan si të nxituar veprimin e institucioneve shtetërore, Mazniku e justifikoi ndërhyrjen e policisë si masë për të zhbllokuar rrugën, në të cilën punohej.

LEXO EDHE:  Video/ Rrjetet sociale “kryqëzojnë” Ramën

LEXO EDHE:  Blushi: Di shumë nga jeta private e Ramës!

“Bllokimi i rrugës? Ishte normale që njerëzit të mos kalonin për sa kohë që ishte duke u punuar dhe ishte një masë sigurie. Nëse ngrihet dorë mbi shtetin, shteti ka monopolin. Nuk mund të goditen njerëzit. Në demokraci ndiqet rruga institucionale. Ata njerëz kanë qenë të “yshtur” politikisht”, ka artikuluar në ligjëratë të drejtë Mazniku./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuzat për lobim rus/ Ristani zbardh detaje nga hetimi: Një shumë e tillë ska qenë kurrë në arkën e PD

Publikuar

-

Nga

Ish  sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani,  ka komentuar akuzat e bëra ndaj tij nga prokuroria për falsifikim në çështjen penale të lobimit të PD-së në SHBA, me financime ruse.

Në një intervistë për “Repolitix”, Ristani shprehet se nuk ka qenë në dijeni të firmosjes së kontratës së lobingut midis Bashës dhe Muzin, për këtë arsye ai nuk ka firmosur apo vulosur në atë dokument.

Sipas ish  sekretarit të Përgjithshëm i PD-së, një shumë e tillë prej 600 e ca mijë dollarësh nuk ka qenë kurrë në arkën e PD-së.

“Tek ne drejtësia ka rënë. Nuk kemi më check and balance. Drejtësia është e ndikuar nga politika. Prokuroria e nisi çështjen pas disa aludimeve në media për çështjen e lobimit.

Nga tetori-nëntori i 2017, i kam nisur një shkresë prokurorisë, ku pasi i sqaroj çështjen e financimeve, i kam kërkuar që të vijojnë dhe të thellohen në verifikimet e tyre, për shkak edhe të fjalëve që kanë dalë në media. Kjo shkresë është i vetmi dokument zyrtar i firmosur nga unë.

Ajo që ka ndodhur, pra që akuzohemi, është një kontratë e firmosur midis kreut të partisë, Basha, me një lobist amerikan, Muzin, 25 mijë dollarë. Në kontratë është bërë pagesa konform ligjeve të vendit dhe më pas është deklaruar.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Miqësia e rrallë e djaloshit me gjarpërin

LEXO EDHE:  “Qesharaku i Ramës"/ Ish-ministri tallet keqazi me Xhafajn

Unë nuk kam firmosur në këtë marrëveshje dhe po ashtu nuk kam qenë në dijeni për këtë kontratë. Kjo sepse nuk ka lidhje me Kryesinë e PD-së, është një marrëveshje midis kreut të Partisë Demokratike dhe Muzin.

Më pas Muzin ka bërë një deklarim të dytë ka bërë një shtesë duke thënë se ka marrë edhe 500 mijë dollarë nga PD.

Sepse ai i bën këto deklarime është problem i tij, mirëpo mund tju them që PD nuk ka pasur kurrë në arkën e saj një shumë të tillë parash. Unë nuk jam në dijeni.

Kështu Prokuroria ka nisur hetimet për pastrim parash dhe më pas falsifikim të dokumentit.

Unë nuk kam një asnjë lidhje me ketë dokument. As nuk e kam parë, dhe jo më pas të mund të kem firmosur apo vulosur në të, që të mund të akuzohem për falsifikim. Është diçka se, që të mund të akuzohesh për falsifikim duhet të paktën të kesh lidhje, ose të paktën ta kesh parë dokumetin. Kështu që si mund të akuzohem unë?

Funksioni im është funksion politik dhe unë nuk kam asnjë lidhje as me sektorin e financës”, është shprehur Ristani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Kreshnik Çollaku/ Kryetari pa vota i Tiranës, qan hallin e votave

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Tiranës i ka cilësuar si dashakeqe dhe ndërhyrje në punët e brendëshme të kryeqytetit shqiptar, deklaratat e Vetëvendosjes lidhur mbi ccështjen e Astirit, ndëra e theksonte se Vetëvendosja kërkon të marrë dhe votot e PD-së së degraduar.

Pas këtyre deklaratave nga ana e bashkisë, ka reaguar dhe Anëtari i Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku.

Teksa ka përshëndetur suksesin e Vetëvendosjes në Kosovë, Çollaku shkruan me ironi se “Ky hall të gjen e nuk e fsheh dot..,kur kryetar apo deputet bëhesh me vota të vjedhura apo dhe më keq si këtë rast kryetar Tiranë pa rival e pa vota fare.”

Reagimi i plotë

Kryetari pa vota i Tiranes,qan hallin e votave.
————
Kryetari i Komitetit Ekzekutiv ne Tirane qenka bezdisur nga VetVendosja e Tiranes,sepse paskan bere deklarate per dhunen ne Astir !?
Madje qenka merakosur edhe per votat e PD !?

PD ka pershendetur suksesin e VetVendosjes ne Kosove. PD garanton mbeshtetje dhe bashkepunim per qeverine e re ne Kosove mes LDK dhe Vetvendosjes,sot ne opozite e sidomos neser ne qeverisje te Shqiperise.
PD respekton pa asnje rezerve verdiktin e qytetareve ne Kosove.
Pd nuk sulmon fyen apo percan subjektet politike ne Kosove e lideret e tyre.
PD i uron sukses edhe Vetvendosjes ne Tirane.
Kemi gjera qe na bashkojne e do te mbeshtetmi ne ato per bashkepunim,dhe nese ka ceshtje qe na ndajne do te debatojme me respekt reciprok..,pasi e tille duhet te jete jeta politike e nje gjenerate te re.

LEXO EDHE:  Blushi: Di shumë nga jeta private e Ramës!

LEXO EDHE:  Blushi: Di shumë nga jeta private e Ramës!

E fundit gje qe na merakos jane votat,pasi ato jemi perpjekur e do te perpiqemi ti fitojme ndershem dhe do ti respektojme pasi ato te hidhen ndershem.
Pasi ndryshe nga Rilindja,pluralizmin e nxisim dhe e mbrojme..,nuk e vrasim.

Por kryetari i komitetit te Tiranes me merakun te votat e PD,ne menyre froidjane,rrefen merakun e vet.

Votat jane halli i Rilindasve. Halli i madh i cdokujt eshte ajo cka nuk e ka

Ky hall te gjen e nuk e fsheh dot..,kur kryetar apo deputet behesh me vota te vjedhura apo dhe me keq si kete rast kryetar Tirane pa rival e pa vota fare.

Votat jane halli i kryetarit te Tiranes..,sepse me vota ai e di mire,nuk do te ishte sot kryetar./CNA.al

LEXO TE PLOTE