Connect with Us

A duhet të druajë Turqia prej sanksioneve nga SHBA?

Bota

A duhet të druajë Turqia prej sanksioneve nga SHBA?

Publikuar

-

Presidenti i SHBA Trump kërcënoi në Twitter, se do ta „shkatërrojë tërësisht dhe asgjësojë ekonominë turke“, nëse Ankaraja vazhdon me operacionin ushtarak kundër kurdëve në Veri të Sirisë.

Mesazhi në Twitter i Donald Trump këtë javë do të ishte i panevojshëm për të bërë të qartë, se politika e SHBA-së në Siri dhe Lindjen e Mesme karakterizohet nga një shkallë e lartë konfuzioni. Me vendimin e tij për t’i tërhequr trupat e SHBA-së nga ky rajon, Trump i dha një carta bianca presidentit Recep Tayyip Erdogan për fushatën e tij kundër forcave kurde. Ndërkohë që deri vonë kurdët ishin aleati më i fortë i amerikanëve në luftën kundër terroristëve të IS-it.

Por pastaj Trump reagoi ndaj presionit masiv të Kongresit dhe Pentagonit në Uashington duke u tërhequr disi të hënën (07.10): Ai e paralajmëroi Ankaranë, se nëse Turqia ndërmerr diçka, „jashtë asaj që ne e konsiderojmë si humane”, ekonomia e vendit do të „dobësohet ekstremisht”.

Deklarata presidenciale para shtypit në Shtëpinë e Bardhë ishte versioni zbutur i një mesazhi Twitter të Trump-it të dielën (06.10), përmes të  cilit ai kërcënonte ekonominë turke me „shkatërrim dhe asgjësim total”.

Ndërkaq një grup i senatorëve të SHBA-së përmendi masat, përmes të cilave çdo pasuri e udhëheqjes turke (përfshi edhe Erdoganin) në SHBA do të ngrihej dhe ndaj sipërmarrjeve, që kanë biznese me Turqinë, do të vendosen sanksione, derisa Ankaraja të tërheqë trupat nga Siria. Një ligj përkatës do të prekte edhe furnizimet e mallrave të huaja për armatime në Turqi. Po çfarë do të vendosë Trump tani?

Nordsyrien türkische Militaeroffensive (DW/T. Ögreten)Ofensiva turke

Kur është fjala për të vendosur sanksione ndaj vendeve, Trump normalisht vepron pa asnjë paralajmërim dhe as nuk përpiqet me bisedime serioze përpara. Veprimet e tij ndërkohë kanë disa tipare: sharje, kërcënime, ndëshkime. Pas kësaj vjen një ofertë zemërgjerë për bisedime kokë më kokë, si në rastin me Korëne e Veriut apo edhe me BE-në. Ndaj presidenti turk duket se nuk është befasuar nga reagimi i Trumpit.

Marrëdhënie të rënduara

Edhe nëse Lira turke pas Twitter-it të Trumpit po përjeton rënien më të fortë që nga gushti, vlen të theksohet aftësia e Erdoganit për t‘iu shmangur pasojave masive ekonomike si rrjedhojë e përkeqësimit të marrëdhënieve bilaterale. Vitin në vazhdim ai ia doli, që t’i shmangë sankssionet për shkak të blerjes së sistemeve ruse të raketave nga Ankaraja ose për shkak të devijimit në shuma miliardëshe si rrjedhojë e sanksioneve ndaj Iranit.

Vitin e kaluar presidenti turk i përballoi vet sanksionet, që vendosi SHBA pas arrestimit të priftit amerikan Andrew Brunson. Më pas prifti u lirua. Erdogani vendosi sanksione të ngjashme ndaj dy përfaqësuesve të autoriteteve të SHBA-së dhe tha, se: “Kush mendon, se mund t’i tregojë kufirin Turqisë me sanksione qesharake, nuk e ka njohur këtë vend dhe këtë komb.”

Tensionet mes partnerëve të NATO-s megjithatë janë të dukshme në marrëdhëniet tregtare. Në mars 2018 qeveria Trump i rriti në 25% doganat për shumicën e partnerëve tregtarë për çelikun dhe aluminin duke përfshirë edhe Turqinë. Në qershor Turqia u përgjigj me dogana ndaj mallrave të SHBA-së si qymyr dhe letër me vlerën rreth 1.6 miliardë Euro.

Por të gjitha këto nuk kanë ndonjë efekt të madh ndaj tregtisë reciproke midis dy vendeve. Eksporti i përgjithshëm i mallrave dhe shërbimeve të SHBA-së sipas të dhënave të fundit nga viti 2018 arrijnë në vlerën e 20.5 miliardë Dollarëve. Kësisoj Turqia me këtë volum renditet në vendin e 32 ndër partnerët tregtarë të SHBA-së. Ndërsa mallrat turke për SHBA-në kanë pasur së fundi vlerën e 10.3 miliardë Dollarëve.

Edhe sektori i investimeve direkte amerikane në Turqi më 2017 ka qenë sipas të dhënave të fundit) në nivelin 4.3 miliardë Dollarë disi modest. Investimet direkte turke më 2017 nuk i kaluan 2 miliardë Dollarët.

LEXO EDHE:  SHBA dhe BE reagojnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese/Nxitoni

Por edhe nëse tregtia reciproke duket modeste, sanksionet e SHBA-së do ta preknin tani Turqinë në kohë të papërshtatshme. Lira është që prej dy vjetësh në rënie me gati 40%  dhe më 2018 ekonomia turke pësoi një recesion të thellë, prej nga po e merr veten shumë ngadalë.

Ndërkohë SHBA në kuadër të të ashtuquajturit “active sanctions program” kanë vendosur gati 10.000 masa të ndryshme ndëshkuese, që prekin 31 vende dhe grupe politike. Sanksionet janë disi të preferuara prej qeverisë Trump, duken si një kërbaç që mund të ketë efekt për bisedime të thjeshta, por që nuk sjellin dëm sa një ndërhyrje ushtarake. Përdorimi i kësaj metode gjithsesi është intensifikuar këtë shekull, kryesisht qëkurse SHBA kanë nisur ta perfeksionojnë atë si instruemnt financiar për sanksionet.

Efekti i luftës amerikane “money war”, lufta me paratë, sikurse quhet, bazohet në rolin qendror, që luan sistemi amerikan i financave për ekonominë globale dhe statusi i Dollarit në mbarë botën si një monedhë e rëndësishme për ruajtjen e rezervave. Edhe nëse një firmë nuk bën thuajse asnjë biznes me SHBA-në, banka e saj me siguri që bën ndonjë biznes. Ndaj një firmë humbet hapësirën e veprimit, nëse ajo bën tregti me ndonjë vend, i cili është i prekur prej sanksioneve të SHBA-së.

Po ashtu 60 përqind e rezervave ndërkombëtare të valutës janë në Dollarë, sepse Dollari përdoret në tregtinë ndërkombëtare me naftën dhe gazin si dhe në sektorët e mëdha të tregtisë botërore të mallrave. E tek e fundit juridiksioni për çdo Dollar është në “Office of Foreign Assets Control”, Entin për Kontrollin e Pasurive në SHBA-së në Botën e Jashtme, sepse çdo dollar duhet të kalojë përmes sistemit bankar të SHBA-së.  Ndaj çdo transaksion me Dollarë në një bankë të huaj mund të rikthehet e eventualisht të bllokohet në SHBA.

Ndoshta këtë ka dashur të thotë ish-ministri amerikan i Financave John Connally më 1971 me shprehjen: “Dollari është monedha jonë, por problemi juaj.”

Symbolbild: Handel USA Türkei Indien (picture-alliance/dpa/B. Wüstneck)Porti i Izmirit

Opsionet e Erdoganit

Nëse vërtetë do të vendosen sanksionet e SHBA-së kundër Turqisë ato do të kishin efekt duke e dëmtuar rëndë ekonominë e këtij vendi. Nga ana tjetër, sanksionet nuk kanë efekt, nëse duket se mund të vihen në rrezik interesat thelbësore të vendit, sepse në një rast të tillë qeveritë e këtyre vendeve reagojnë në mënyrë edhe më të sofistikuar.

P.sh. Sanksionet e ashpra ndaj Rusisë, që e prekën rëndë ekonominë ruse, nuk dhanë efekt që Rusia më 2014 ta kthente Krimenë dhe që Moska të tërhiqej nga mbështetja për separatistët në Lindje të Ukrainës. Po kaq pak efekt kanë pasur sanksionet edhe ndaj Teheranit, i cili nuk ka bërë lëshime lidhur me programin bërthamor, ndonëse ekonomia e vendit ka rënë prej sanksioneve me 6 përqind. Edhe linja e diskutueshme Nord Stream 2 mes Rusisë dhe Gjermanisë po vazhdon të ndërtohet, pavarësisht se Trump në mënyrë të përsëritur i ka kërcënuar me sanksione firmat pjesëmarrëse.

Ministria e Financave në SHBA kohët e fundit tërhoqi vëmendjen, se pse numri i masave të sanksioneve është rritur, suksesi i tyre nuk matet nga volumi, por nëse ato ndihmojnë për të arritur qëllimet politike. Me politikën e tij të “money war” kundër Turqisë deri tani presidenti i SHBA-së, Trump ka arritur vetëm, që Ankaraja të afrohet më shumë me Moskën dhe Teheranin./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Superaksion në Maqedoninë e Veriut/ Sekuestrohet 1.3 ton kokainë

Publikuar

-

Nga

Një aksion i madh është duke u zhvilluar në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit, në Maqedoninë e Veriut.

Mediat vendase raportojnë se policia ka sekuestruar deri më tani 1.3 ton kokainë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se kokaina ka ardhur nga Amerika në Mal të Zi dhe kishte si destinacion Koperin e Sllovenisë.

Por duket se autorët e kanë ndryshuar destinacionin dhe droga është dërguar në Krushopek, ku dhe u kap nga autoritetet.

LEXO EDHE:  Ligji i plehrave në Shqipëri, shqetësim për SHBA

LEXO EDHE:  Takimi “kokë më kokë” me Richard Grenell/ Trump i dërgon porosi me “peshë të madhe” Vuçiç

Operacioni i policisë së Maqedonisë së Veriut është realizuar në bashkëpunim me forcat ndërkombëtare, por ende nuk ka shumë detaje rreth tij. Pritet një reagim nga autoritetet maqedonase./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

“SHBA mbështet shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi”/ I dërguari i Trump hedh poshtë lajmin

Publikuar

-

Nga

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Domald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, hodhi poshtë pohimet se “qarqe amerikane, mbështesin një plan për shkëmbim të territoreve” ndërmjet të dyja vendeve.

Në një postim në Twitter, ambasadori Grenell e cilësoi “lajm të rremë” njoftimin e revistës në internet “EU Observer” sipas së cilës “një plan për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është edhe më tej popullor në qarqet amerikane, derisa i dërguari Richard Grenell po nxitë idenë e një marrëveshjeje të shpejt të njohjes”.

“Lajm i rremë. Ju asnjëherë nuk keni thirrur ose shkruar për të pyetur. Unë jam për atë që palët pajtohen – jam i përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe jo në politikë”, shkroi ambasadori Grenell, i cili për më pak se një muaj ndërmjetësoi marrëveshjet për linjën ajrore, atë hekurudhore dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Revista “EU Observer” shkroi se “Shtetet e Bashkuara edhe më tej janë të hapura ndaj planit për shkëmbimin e territoreve” në një tekst që përfshinte një intervistë me përfaqësuesin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer. Ajo citoi zotin Palmer të ketë thënë se “U takon palëve të krijojnë parametrat e bisedimeve dhe se u takon palëve të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve, duke vënë mbi tryezë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrën për normalizimin e marrëdhënieve. Shtetet e Bashkuara do të donin të shihnin njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë si rezultat i procesit negociues”, citohej ai.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe për t’iu kundërvënë qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzoi vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave.

LEXO EDHE:  Çështja e Jerusalemit/ Paralajmërime të reja për Trumpin

LEXO EDHE:  Takimi “kokë më kokë” me Richard Grenell/ Trump i dërgon porosi me “peshë të madhe” Vuçiç

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Beogradit të heqë dorë nga fushata për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ndërsa qeverisë së re në Prishtinë të heqë tarifat,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të mërkurën se qeveria e tij do zëvendësojë tarifat reciprocitetin e plotë tregtar me Serbinë sikurse me secilin shtet.

“Tarifa ka qenë vendim i qeverisë së kaluar. Ne nuk jemi për tarifa si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve. Produktet që prodhohen në Kosovë e të cilat i nënshtrohen praktikave dhe konkurrencës jolojale do të mbrohen”.
Ai tha se ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve strategjike, Rozeta Hajdari ka filluar punën për krijimin e nje grupi punues për këtë çështje i cili “do të përmbledhë te gjitha barrierat tregtare me Serbinë dhe do të vijë me rekomandim te qeveria. Porsa të vijnë në zyrën time këto rekomandime do t’i analizojmë dhe do të marrim vendim për largim të tarifës dhe vendosje të reciprocitetit. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe do të veprojmë si të tillë”, tha kryeministri Kurti.

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka theksuar disa herë se ishin tarifat e vendosura nga qeveria e tij që u dhanë fund ideve për prekje të kufijve të Kosovës në kuadër të bisedimeve me Serbinë, i bëri thirrje sërish sot kryeministrit Kurti që sic thuhet, të mos i heqë tarifat për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar të bisedimeve, por oferto për kontratë finale për njohje të ndërsjellë në kufijtë ekzistues”.

Idetë për ndryshim kufijsh në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u hodhën në vitin 2018 duke nxitur reagime të shumta./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Detaje shokuese nga tragjedia në Kosovë/ Policja i dha 12 mijë euro tezes, qëndroi 4 orë mes familjarëve të vrarë

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë nga vrasja e 5-fishtë që ndodhi një ditë më parë në një familje në Gjilan, ku vajza dyshohet se vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Valdete Bllaca, e stërvitur dhe me profesionin e polices, e kishte paramenduar dhe e kishte përgatitur në përpikmëri skenarin e tragjedisë së djeshme. Vrasjen e prindërve, dy vëllezërve e më pas edhe vetëvrasjen, Valdete Bllaca e kishte planifikuar së paku një ditë përpara.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta e të afërta me familjen e polices se dyshohet që së paku një ditë përpara krimit, ajo kishte dorëzuar te tezja e saj 12 mijë euro.

Në bisedë e sipër, Valdete Bllaca mësohet se e kishte pyetur tezen se sa do të mund të kushtonte një varrim. Megjithatë, ajo nuk i kishte treguar tezes asnjë detaj se pse po ia linte paratë dhe se ku i kishte marrë ato, raporton Gazeta Sinjali.

LEXO EDHE:  Ngritja e SPAK/ Gjermania: Hap kyç për Reformën në Drejtësi

LEXO EDHE:  Ligji i plehrave në Shqipëri, shqetësim për SHBA

Intriguese dhe dramatike ishin edhe lëvizjet dhe sjelljet e fundit të polices Valdete Bllaca përpara se ta vriste babain, nënën, dy vëllezërit e më pas edhe veten. Gazeta Sinjali mëson gjithashtu se personat e fundit që ajo i kishte kontaktuar ishin tezja dhe bashkëshorti i saj. Kontakti me ta kishte ndodhur vetëm disa minuta para se ajo ta shkrepte armën drejt vetes, në fund të një vrasjeje të katërfishtë.

Tezja me bashkëshortin e saj, në ditën tragjike kishin shkuar për vizitë te familja Bllaca, mirëpo te dera i kishte pritur Valdete Bllaca për të mos i lënë të hynin brenda. E shqetësuar, Valdete Bllaca mësohet se u kishte thënë atyre se ata (familja) nuk janë aty dhe se ajo ishte e zënë. Pasi ishin përshëndetur me policen dhe kishin vendosur të largoheshin nga aty, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan dy krisma të plumbave kur Valdete Bllaca shkrepi drejt vetes.

LEXO TE PLOTE