Connect with Us

Vuçiç: Nëse ka marrëveshje, për 150 vite nuk do të ketë asnjë problem

Politikë

Vuçiç: Nëse ka marrëveshje, për 150 vite nuk do të ketë asnjë problem

Publikuar

-

Nëse serbët e shqiptarët bien dakord, çfarë i intereson dikujt tjetër”. Kështu insiston presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në lidhje me një marrëveshje me Kosovën.

Sipas tij, nëse serbët dhe shqiptarët i rregullojnë marrëdhëniet, një herë e përgjithmonë si dy popujt më të mëdhenj në Ballkan, në 150 vitet e ardhshme nuk do të ketë asnjë lloj problemi.

“Ju thoni ne jemi një shtet i konsoliduar, por duhet të silleni nëpër holle e korridore me leje të veçanta dhe ftesa që të gjeni dikë nëpër Kombet e Bashkuara. Nuk mund të hyni në Interpol edhe tre mijë vjet. Çfarë shteti është ai që nuk ka ambasadë në Pekin, Moskë, Nju Delhi, Athinë, si?”, deklaroi Vuçiç për Opinion.

Idro Seferi: Dmth që do të kishte pas bisedimeve? Kosova ka marrë ftesë…

Aleksandër Vuçiç: Unë po ju flas nga këndi juaj, nuk po flas nga këndi im. Këndi im është i vështirë, gjithsesi, por mundohem të kem një qasje racionale dhe flas vetëm se problem është që nuk sqarohet. Njerëzit në Kosovë thonë ne kemi Amerikën dhe Amerika do ta zgjidh për ne. Përse nuk e ka zgjidhur?

LEXO EDHE:  Intervista e Fabian Topollaj/Ju tregoj pse Basha nuk çoi në gjykatë Erjon Veliaj

Idro Seferi: Këtu thonë e kemi Rusinë…

Aleksandër Vuçiç: Nuk thonë, nga unë nuk e keni dëgjuar, unë them kemi Serbinë.

Idro Seferi: Jo nga ju, por..

Aleksandër Vuçiç: Unë them se ashtu është, por ne duhet të provojmë të biem dakord dhe njerëzit duhet ta kuptojnë realitetin dhe nuk është vështirë vetëm të mos bëhemi të verbër apo shurdhmemec. Të verbrit shohin mirë, ata që janë vërtetë të verbër dhe shumë mirë kuptojnë dhe ndjejnë. Ata që janë shurdhmemec, po flas në mënyrë metaforike, por kur bëheni që jeni të verbër dhe shurdhmemec, ajo është gjeja më e rrezikshme dhe më e keqe. Kjo dmth që ju e dini se çfarë është realiteti shumë mirë, por nuk dëshironi ta respektoni pasi nuk i leverdis interesave tuaja personale ose politike./ Opinion.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“A ekziston në BE një rast si ky?”/ Pas dështimit të negociatave, Berisha i kujton Ramës audio-përgjimet

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar edhe njëherë pas vendimit negative të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave. “A ekziston ne BE apo Europe nje shembull, nje rast si ky?”, pyet Berisha ndjeksit e tij teksa postimin e tij e shoqëron me një meme, për t’iu rikthyer edhe njëherë historisë së audio-përgjimeve, ku eksponentë të lartë të PS, Policisë së Shtetit dhe krimit të organizuar përfshihen në shit-blerjen e votës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

BE i tha “jo” hapjes së negociatave, Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme/ Zbulohet data

Publikuar

-

Nga

Pas dështimit të marrjes negociatave me BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një dorëheqje e mundshme e Zaev do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Portali maqedonas TetovaSot transmeton se burime qeveritare bëjnë me dije që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të zhvillohen në muajin Mars të 2020.

Kujtojmë se, kryeministri Zoran Zaev duke njoftuar se do të propozoj që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka theksuar se  reformat në vend duhet të vazhdojnë dhe se vendi duhet që të vazhdoj me implementimin e marrëveshjeve e sidomos me Greqinë.

“Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”- tha mes tjerash Zaev.

LEXO EDHE:  Ndryshimet në qeveri paralajmërojnë zgjedhjet e qershorit

LEXO EDHE:  Akuzat për pesticidin/ Zbardhet intervista që fshehu Top Channel, çfarë thotë profesori

Vendimi i Zaev është mbështetur edhe nga lideri i BDI-së, Ali Ahemti, i cili u shpreh se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme. Sipas Ahmetit, zgjedhjet janë një zgjidhje e mirë pas “jo-së” për negociatat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Respekt për të huajt, por s’mund të na shajnë motrat dhe nënat”/ Nuk përmbahet Klevis Balliu

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD-së Klevis Balliu ka komentuar “JO-në” që mori Shqipëria për çeljen e negociatave.

Teksa hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, Balliu theksoi se ky i fundit duhet të japë dorëheqjen.

“Sa të jetë Edi Rama nuk hapen negociatat dhe këtë ia kam thënë dhe kolegëve të mi që lëvizin në çdo cep të Europës. Nuk e ka fajin Macrom për inkriminimin e shtetit.

Rama duhet të japë dorëheqjen se është një kryeministër i kapur nga krimi i organizuar. Moshapja e negociatave është një fatkeqësi kombëtare dhe fajin e ka vetëm ky njeri. Përgjegjësi kryesor dhe i vetëm është vetëm Edi Rama.

Aksioni i opozitës ka qenë deri tani tejet i fortë me sakrifica të jashtëzakonshme. Ne s’kemi plan të mbëjmë pas. Rama bën mirë të dorëhiqet ndryshe do të hiqet njësoj si janë hequr kryeministra të tjerë në botën perendimore.

Kjo qeveri kishte vetëm për të hapur negociatat dhe kishte vetëm 4 kushte, ky i bëri 9 kushte.”, theksoi Balliu.

LEXO EDHE:  Nga Artan FUGA/Poradeci si Pogradec

LEXO EDHE:  Që Basha t’i shërbejë PD-së

Duke vijuar më tej, Balliu foli dhe për protestën e banorëve të “Astirit” si dhe gjestin e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt.

“Si u bllokonka rruga kur Erion Veliaj bën vrap, e nuk u bllonka kur qytetarët protestojnë për të mbrojtur shtëpiat e tyre!

Ajo është një zonë tejet e nxehtë! Erion Veliaj në muajin e dytë, bëri një takim fallco me qytetarë fallco në bashki dhe thoshte se këta janë banorët e unazës. Unë ftoj komunitetin ndërkombëtarë të vijnë dhe të flasin me ata banorë.”

Lidhur me deklaratat e Borchardt, Balliu u shpreh se ai ishtë një gjest shumë i ulët dhe peticioni do të vijojë.

“Ai ishte një gjest shumë i ulët dhe i turpshëm. Një gjest prej militanit të Partisë Socialiste. Peticioni ka shkuar me qindra dhe do të vijojë. Ne kemi shumë respekt për të huajt por jo të vini të na shani motrat dhe nënat.”, u shpreh Balliu në  “Mbrëmja në ABC”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE