Connect with Us

Skepticizmi për negociatat/ Lleshaj: Në Holandë ka kriminelë shqiptarë

Politikë

Skepticizmi për negociatat/ Lleshaj: Në Holandë ka kriminelë shqiptarë

Publikuar

-

sandër lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur lidhu me me çeljen e negociatave për Shqipërinë me BE.
Përsa i përket skepticizmit të Holandës dhe Francës, Lleshaj thotë se Shqipëria për hir të së vërtetës i ka bërë të gjitha ato që Europa ka kërkuar ndaj saj.

“Shumica dërrmuese e vendeve të Europës janë shprehur në mënyrë të paekuivok në mbështetje të progresit që Shqipëria ka bërë në këtë fushë. Sigurisht ka patur një farë skepticizmi nga Holanda, Franca, skepticizëm të cilin ne përpiqemi ta kuptojmë.
Megjithatë më duhet të them atë që ja kam thënë edhe kolegut tim holandez, edhe me atij francez që Shqipëria për hir të së vërtetës i ka bërë të gjitha ato që Europa ka kërkuar ndaj saj. Ne sigurisht nuk mund ta ndërrojmë veten tonë, por ne kemi bërë gjithçka që na është kërkuar për plotësuar ato kritere për integrimin e vendit tonë në BE.

Dua t’ju them këtë, që në Holandë ka një nivel të caktuar kriminaliteti që buron nga disa qytetarë që mbajnë pasaportë shqiptare, por edhe në këto kushte niveli i kriminalitetit që po ushtrohet nga këta qytetarë është shumë herë më i ulet nga niveli i kriminalitetit që ushtrohet nga qytetarët e vendeve të tjera anëtare të BE, që jetojnë në Holandë të cilët janë nga pikëpamja numerike më të vegjël sesa Shqipëria”, tha Lleshaj./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sherr mes të rinjve/ Plagoset me mjete prerëse 30-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri midis të rinjve mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Nga të dhënat paraprake, policia njofton se 30-vjeçari me iniciale  D.L., është plagosur me mjete prerëse në këmbë.

Ndërkaq, mësohet se i shpallur në kërkim si autori ngjarjes është një 20-vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.11.2019, ora 17:30, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi D. L. 30 vjeç, me dëmtime në këmbë me mjete prerëse.

LEXO EDHE:  ‘Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve’/ Studentët sërish në protestë

Nga verifikimet e para të bëra nga policia, dyshohet të jetë autor, shtetasi D. L. 20 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadori Borchardt lë PD-në/ Ja çfarë u diskutua në tryezën e Bashës

Publikuar

-

Nga

Pak më parë ka përfunduar takimi i organizuar nga kreu i PD-së, Lulim Basha, me përfaqësues të OSBE-së, ekspertë të çështjeve zgjedhore si dhe drejtues të partive opozitare në koalicion me Partinë Demokratike.

Burime nga takimi thanë se diskutimet janë përqëndruar tek Reforma Zgjedhore dhe ngërçi kushtetues me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Ndër të pranishmit në takim ishte dhe amabsadori i OSBE-së, Berndt Borchardt, i cili, i pyetur nga gazetarët lidhur me qëndrimin përjashtues të presidentit Meta nuk ka preferuar të komentoj.“OSBE është një organizatë legjitime… Më lini të qetë”, ka dhenë përgjigje Borchardt, megjithë këmbënguljen e  gazetarëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngriti flamurin e Shqipërisë pa leje/ Mali i Zi gjobit dhe dëbon nga territori ish sportistin shkodran

Publikuar

-

Nga

Sportisti Irfan Domnori nga Shqipëria u gjobit me 300 euro nga autoritetet në Tivar të Malit të Zi, si dhe u dëbua nga territori i Malit të Zi për një muaj, për shkak të ngritjes së flamurit të Shqipërisë pa leje.

Sipas drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, ”Domnori gjatë manifestimit me rastin e ‘Ditës së gështenjës’, që tradicionalisht mbahet në Ostros të Krajës, ka shkelur ligjin mbi rendin publik duke valëvitur flamurin e Republikës së Shqipërisë”.

Në Ostros të Krajës, të shtunën dhe të dielën, u mbajt ”Dita e gështenjës” një manifestim tradicional ku morën pjesë qytetarë nga Ulqini, Ana e Malit, Shkodra, Tivari, Tuzi dhe nga rajoni.

Përdorimi i simboleve kombëtare nga pakicat në Mal të Zi është bërë shpesh objekt debatesh midis forcave politike shqiptare dhe zyrtarëve malazezë.

Në Mal të Zi jetojnë përveç malazezëve edhe shqiptarë, serbë, boshnjakë, myslimanë, kroatë dhe romë. Sipas kushtetutës së Malit të Zi, ata kanë të drejtë të përdorin flamujt e tyre, por me ligjin për rendin publik, përdorimi i simbolit kombëtar duhet të bëhet përkrah flamurit malazez.

LEXO EDHE:  Dështimi i negociatave/ Conte takim me Zaev: Italia do të luftojë për të dy vendet

Sipas ligjeve të Malit të Zi, kur një qytetar mban në publik një flamur, stemë ose një simbol të një shteti tjetër pa autorizim, gjobitet me 100 deri 500 euro ose me burgim deri në 30 ditë.

Partitë politike shqiptare, përmes deputetit të tyre në parlament Genci Nimanbegu, propozuan vitin e kaluar ndryshimin e ligjit, duke kërkuar heqjen e gjobave për ngritjen e simboleve kombëtare, por propozimi nuk u miratua.

Në Mal të Zi, gjykatat shpesh lëshojnë gjoba ndaj pjestarëve të pakicave për shkak të përdorimit të simboleve kombëtare të shteteve të tjera. /VOA

LEXO TE PLOTE