LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse njerëzit i mbështesin udhëheqësit e këqij?

11 Tetor 2019, 08:08, Blog CNA
Pse njerëzit i mbështesin udhëheqësit e këqij?

Nga Ronald E.Riggio ?Psychology Today?

* Sot në botë, 50 vende sundohen aktualisht nga diktatorët. Pra më shumë se çereku i të gjithë vendeve. Në varësi të mënyrës sesi përcaktohen ?udhëheqësit e këqij?, mbi 50 vende të tjera drejtohen nga individë joetikë, të paqëndrueshëm ose të paaftë.

Ndërkohë, ne shohim rrallë raste kur njerëzit rebelohen, dhe i largojnë nga pushteti këta udhëheqës të këqij. E gjitha kjo situatë, shtron natyrshëm pyetjen:Po pse njerëzit mbështesin me dëshirë (ose pa dëshirë) udhëheqësit e këqij? Ja cilat janë disa nga arsyet dhe faktorët kryesorë psikologjikë:

1. Preferojnë udhëheqësit e dorës së fortë

Shumë nga ne duan që udhëheqësit tanë të jenë të fortë dhe të sigurtë në vetvete. Por shumica e ngatërrojnë arrogancën dhe narcizmin, me forcën karakteriale që duhet të ketë një udhëheqës. Dhe kjo është diçka e gabuar. Studimet tregojnë qartazi, se udhëheqësit shumë më të këqij – ata që bëhen diktatorë – janë shumë narcisistë dhe arrogantë.

Po pse këta udhëheqës zakonisht dështojnë? Narcizmi i tyre, i bind se kanë përherë të drejtë. Për këtë arsye, ata shpërfillin këshillat dhe sugjerimet e të tjerëve, dhe kësisoj nuk mësojnë nga gabimet e tyre. Udhëheqësit e mëdhenj janë edhe të përulur. Ata kërkojnë kontributin e të tjerëve, pasi janë të ndërgjegjshëm për kufizimet që kanë. Për më tepër, ata përpiqen në vazhdimësi të përmirësohen dhe të bëhen udhëheqës më të mirë.

2. Jemi viktimë e të ?rënit shkurt? të gjërave

Heuristike janë mënyrat që psikologët i quajnë ndryshe si ?të rënit shkurt?. Ne i përdorim në mënyrë që të mos kemi nevojë të mendojmë dhe reflektojmë aq shumë. Një nga arsyet pse udhëheqësit e këqij lejohen të qëndrojnë në pushtet, ose të rizgjidhen për shumë mandate, është se gjykojmë shpejt dhe pa u thelluar, duke e mashtruar veten dhe besuar se udhëheqësi i keq është ?realisht i mirë?.

Për shembull, ne e pranojmë pa mëdyshje pikëpamjen e udhëheqësit. Për një numër arsyesh, shumë ithtarë nuk i vënë asnjëherë në diskutim veprimet e drejtuesit të tyre. Kur një drejtues kapet në një sjellje në dukje të keqe, mbështetësit e tij e besojnë shumë shpejt argumentin e udhëheqësit, se ?nuk kishte asgjë të gabuar?.

Ne priremi t?i vendosim udhëheqësit tanë në një piedestal, thotë studiuesit Xhim Meindëll. Ai e quan këtë dukuri ?romanca e udhëheqjes?. Kësisoj ne nuk thellohemi mbi diçka që nuk shkon, por pranojmë shpjegimin e vetë udhëheqësit. Ne konformohemi me pikëpamjen e grupit ku bëjmë pjesë.

Ne u besojmë atyre që janë të ngjashëm me ne, ose atyre që kanë sisteme të ngjashme besimi. Në zgjedhjet në SHBA, 80 përqind e demokratëve dhe republikanëve, mbështesin apriori kandidatët e partisë së tyre. Ne besojmë se alternativa, është më e keqe se sa udhëheqësi ynë.

E kemi shumë më të thjeshtë të besojmë se jemi ne ?djemtë e mirë?, dhe se ata jashtë grupit tonë janë ?djemtë e këqij?. Ne priremi të justifikojmë shkeljet e udhëheqësit. Kur ai kapet në një shkelje – një marrëdhënie seksuale jashtëmartesore, ndonjë marrëveshje të errët, ne e justifikojmë duke thënë:Gjithçka është në rregull. Ai është udhëheqësi ynë, dhe bën përjashtim?.

3. Ne e barazojmë efektivitetin, me të qenurit një udhëheqës i mirë

Ne u kushtojmë një vlerë të madhe rezultateve. Por shumë shpesh nuk marrim në konsideratë sesi janë arritur këto rezultate (d.m.th ?qëllimet justifikojnë mjetet?). Udhëheqësit e e këqij, mund të arrijnë rezultate (ose të kenë reputacionin si rezultativë), por e realizojnë atë përmes sjelljes së keqe – duke përfituar nga të tjerët, duke marrë meritat e punës së të tjerëve, dhe përmes formave të tjera të shfrytëzimit.

4. Na pëlqen të mbështetemi tek fuqia e udhëheqësit, në rast se marrim atë që duam

Të gjithëve na pëlqen të jemi në anën e fituesve, dhe jemi të gatshëm të mbështesim udhëheqësit e këqij, nëse marrim prej tyre atë që duam. Në librin e saj mbi udhëheqjen toksike, dr. Zhan Lipman-Blumen, sugjeron që mbështetësit i ndihmojnë udhëheqësit e këqij, pasi kjo u jep atyre një ndjenjë fuqie./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga