LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia italiane bën “kërdinë”/ 32 persona në pranga, sekuestrohet 157 kg drogë

11 Tetor 2019, 07:33, Kronika CNA
Policia italiane bën “kërdinë”/ 32 persona në

Një rrjet kriminal itrafikut të drogës është shkatërruar nga policia Italiane, në kuadër të një operacioni ku janë vënë në pranga 32 persona.

Po ashtu mediat e vendit fqinj bëjnë të ditur se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 157 kg kokainë dhe kanabis.

Sipas mediave italiane, droga vinte nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda.

Mësohet se një valë arrestimesh janë bërë në Brescia, Bergamo, Monza si dhe në Reggio Emilia.

Nga hetimet paraprake thuhet se lënda narkotike kapte vlerën e 6 milionë eurove nëse do të dilte në treg./ CNA.al

Lajmet e fundit nga