LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pjesën e burrit e vuaj shumë”/ Marsida Qataj i tregon të gjitha nga dritarja e shtëpisë ku ndodhi vrasja

11 Tetor 2019, 10:40, Kronika CNA
“Pjesën e burrit e vuaj shumë”/ Marsida Qataj i tregon

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kavajë, Marsida Qataj ka folur për gazetarët nga banesa e saj ku dhe ndodhi vrasja e Dritan Haxhollit.
Nëna e tre fëmijëve u shpreh se e gjitha ngjarja ndodhi në sy të djalit të saj 2-vjeçar.
Marsida Qatja rrëfen nga dritjarja e banesës së saj se Bledar Toçi i kishte ardhur në ndihmë asaj, pas përndjekjes që i bëntë vazhdimisht Dritan Hazgolli.
30 vjeçarja tregon se me Bledarin kanë pasur një marrëdhënie shoqërore, dhe nuk takoheshin shpesh.
?Nuk kam pasur as të dashur as lidhje, thjesht më kërcënonte. Mora Bledin dhe ndenji me ne dhe shoku im Xhulio që Bledi të mos ishte vetëm. Agjensia është e imja, motra nuk ka asnjë lidhje me këtë biznes?.
E kam lejuar disa herë që të pinte kafe në biznesin tim, se më thoshte që ishte në kërkim, ndoshta ky ka qenë dhe gabimi im, se nuk jam as mirë nga mendja. Bledari dhe unë jemi shok, nuk takoheshim shpesh, e mora unë në telefon dhe më tha që do më ndihmonte. Xhuljo është një çun i urtë, është një komshiu im këtu. Me burrin ende nuk kam komunikuar, djali 2-vjeçar e pa të gjithë ngjarjen, gjakun?.
?Djalin e vogël e kam te mami, të madhin e kam këtu, unë kam bërë deklaratën në prokurori, kam thënë që Dritani na kërcënonte. Po të kisha marrëdhënie me Dritanin apo Bledarin nuk i merrja të gjithë në shtëpi, unë jam vajzë që di të dalë nga situata.
Bledari ka folur ashtu si kam folur dhe unë, nuk kemi pasur asnjëlloj marrëdhënie. Më vjen keq për dëshmitë e rreme. Më vjen keq për njeriun që iku, por e kërkoi vetë, kam qenë unë që e kam qetësu se ka ardhur dhe na ka kërcënuar dhe herë të tjera.
Ai ka vrarë dy policë në Greqi, i ka hedhur nga kati i 14, doja që të merrja policinë në telefon, po se mendova që gjëja do të shkonte kështu. Në momentin që e pashë se më shtynte dhe më kapte prej flokësh, ia thashë dhe shoqeve të mija, kisha frikë që ta denoncoja, se do rrinte 6 muaj brenda, do dilte dhe ne do vdisnim të gjithë.
Pjesën e burrit e vuaj shumë, fëmijët janë shumë mirë, e vetmja që po e përjeton jam unë, as nuk bëmë plan dhe as nuk kishim ndërmend që ta vrisnim
Bledari duhet të ngrihet në detyrë, se Dritani kërkoi që të vriste dhe fëmijën tim, aty iu bllokua arma, kur donte që të vriste fëmijën tim, aty reagoi Bledari?, shprehet për Fax News, Qataj./CNA.al

Lajmet e fundit nga