LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pakti Rama-Basha, e vërtet apo diversion?/ Maliqi tregon prapaskenat e politikës

11 Tetor 2019, 14:39, Politikë CNA
Pakti Rama-Basha, e vërtet apo diversion?/ Maliqi tregon prapaskenat e

Deputeti Lefter Maliqi i ftuar në studion e ?Top Talk? ka diskutuar për marrëveshjet e fshehta politike.

Sipas Maliqit, lajmet për pakt të fsheht midis Ramës dhe Bashës nuk janë një diversion. Deputeti deklaron se një gjë e tillë ka ndodhur në të kaluarën dhe se kërkesa për ripërëritje nga ana e Ramës ka patur ende, pavarësisht se nuk është pranuar nga Basha.

?Ka pasur një pakt Rama-Basha në 2017-tën që asnjë nuk e di prandaj jemi kundra këtyre marrëveshjeve të fshehta. Rama kërkon sërish që të vijoi paktin me Bashën, por ky i fundit nuk pranon. Unë kam informacione për këtë fakt nga të dyja palët.

Nuk është i besueshëm Edi Rama. E njoh prandaj them. Nëse Basha nuk mban fjalën në një marrëveshje, Rama jo vetëm që nuk mban fjalën, por të fut edhe në burg.

Nëse opozita dhe ndërkombëtarët e lënë të lirë Ramën deri në 2021-shin, atëherë ai do fuqizohet më tepër. E vetmja zgjidhje që mbetet për rënien e tij nga pushteti është që e keqa të vijë nga brenda PS-së. Atëherë, vetëm socialistët mund ta shtjenë atë nga pushteti.?, ka thënë ndër të tjera deputeti Maliqi./CNA.al

Lajmet e fundit nga