Connect with Us

Opiodet legale po shkaktojnë më shumë viktima/ Kriza mbërrin nga SHBA-ja në Europë

Bota

Opiodet legale po shkaktojnë më shumë viktima/ Kriza mbërrin nga SHBA-ja në Europë

Publikuar

-

Vëmendja e autoriteteve nuk duhet të fiksohet vetëm tek organizatat kriminale, që kontrabandojnë lëndë me përqendrim të lartë kundra dhimbjes, por edhe sipërmarrjet që i prodhojnë ato legalisht.

Para pak javësh, në fund të gushtit, në një motel në lagjen e Nju Jorkut Queens u gjet trupi i pajetë i Andrea Zamperonit, shef-kuzhinieri i restorantit të njohur Cipriani Dolci në Grand Central Terminal në Manhattan. Ai ndërroi jetë prej një mbidoze Fentanyl. Ishte ky rast që tërhoqi vëmendjen për herë të parë në Itali për krizën e opiodit, prej së cilës SHBA vuan me vite.

Raporti i sivjetëm botëror për drogat i OKB-së thekson rritjen e konsumit dhe efektit vdekjeprurës të Fentanyl dhe në fakt duhej të kishte shkaktuar alarm në mbarë Europën.

Opiodet legale po shkaktojnë më shumë viktima

Deri më tani bëhet fjalë më shumë për rrezikun, që vjen prej organizatave kriminale si kartelet meksikane të drogës, që e shesin në mbarë botën këtë drogë duke vënë në rrezik jetën e miliona njerëzve. Heroina, kokaina, marihuana dhe metamphetamina janë normalisht në qendër të vëmendjes.

Por në SHBA të paktën qysh nga viti 2016 nuk janë më drogat ilegale, që shkaktojnë shumicën e vdekjeve nga mbidoza, por medikamentet që shiten me recetat nga mjekët. Një ndër këto medikamente është opiod fentanyl, një medikament sintetik që përdoret për trajtimin e dhimbjeve të forta. Të tjera medikamente të këtij lloji janë oxycontin dhe hydrocodon.

Raporti vjetor 2016 i Autoritetit të SHBA-së për Drogat, DEA, paraqiste se në 129 rastet e përditshme të vdekjeve nga mbidoza në vitin 2014, 52 ishin shkaktuar prejh medikamenteve me recetë për trajtimin e dhimbjeve. Këto përbëjnë 40 përqind dhe i përgjigjen numrit të 18.980 njerëzve në vit.

Në raportin vjetor 2018 DEA konstaton, se nga mesatarisht 172 raste vdekjesh në 2016 në ditë prej mbidozës, kësaj here 116 kanë vdekur prej medikamenteve qetësues të dhimbjeve. Pra 67 përqind, ose konkretisht 42.000 nejrëz.

Mjekët në SHBA japin shumë shpejt recetë

DEA përshkruan në raportin e fundit, se shumcia e personave i kanë marrë në mënyrë të pajustifikuar recetat për këto medikamente duke u ankuar për dhimbje të forta koke. Në praktikën e përditshme shumë mjekë në SHBA e japin shumë shpesh opiodin si medikament qetësues të dhimbjeve, madje ua japin atë edhe fëmijëve.

LEXO EDHE:  SHBA/Rregulla të reja të aviacionit

Medikamentet legale me recetë ndërkohë zenë vendin e dytë të drogave më të konsumuara në SHBA. Vetëm Marihuana përdoret prej më shumë amerikanëve me 18 milionë konsumatorë.

USA Rauschgift-Krise in Bosten (Reuters/B. Snyder)

Konsumi i medikamentit qetësues fentanyl është aq i përhapur në SHBA dhe aq fitimprurës, sa këtë e kanë shfrytëzuar kartelet meksimane të drogës dhe kanë nisur të prodhojnë dhe të shesin ilegalisht fentanyl. Ambalazhimi është i rremë por i ngjashëm me atë që shitet legalisht. Por në medikamentin e rremë janë të përziera edhe sasi heroine, kryesisht kokainë si dhe methamphetaminë, që e bën të edhe më të rrezikshëm për konsumatorin. Ky fentanyl ilegal prodhohet në Kinë ose në Meksikë.

Vala ka mbërritur edhe në Europë

Tashmë konsumi i këtij opiodi sintetik ka mbërritur edhe në Europë. Gazeta italiane “La Stampa” (9.10) shkruante, se sipas ekspertit italian të mafies Antonio  Nicasio dhe njohurive të autoriteteve italiane, mafia kalabreze Ndrangheta më 2017 ka nisur të importojë fentanyl nga Kanadaja dhe ta shpërndajë atë në Europë. “Në Europë një në pesë të rritur ankohen për dhimbje kronike”, shkruan gazeta dhe i referohet tregut potencilal për produkte si fentanyl: “Në Itali opiodet si fentanyl tashmë jepen pesë herë më shpesh me recetë krahasuar me dhjetë vjet më parë.”

“Opiodet sintetike përbëjnë një kërcënim për shëndetin, që duhet marrë seriozisht për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve nga mbidoza në SHBA dhe përhapja e tregtisë me fentanyl dhe generikët e tij në Europë”, paralajmëron raporti i sivjetëm i OKB-së për drogat. Në të theksohet gjithashtu, se kjo temë në mediet europiane deri tani nuk ka gjetur vëmendje, “është urgjentisht e nevojshme një vëmendje ndërkombëtare për këtë”.

Mall ilegal në treg prej prodhimit legal

Normalisht mendohet, që vetëm 10 përqind e drogës së kontrabanduar në nivel ndërkombëtar konfiskohet. Kjo nënkupton që me konfiskimin e një sasie prej 17 kg fentanyl në vitin 2017 në Europën Perëndimore dhe Qendrore, në këtë treg është tregtuar së paku 170 kg. Sipas raportit të OKB-së “pjesa më e madhe e kësaj lënde të tregtuar ilegalisht e ka prejardhjen nga prodhimi legal i fentanylit”. Kjo do të thotë që duhet të jenë në fokus të kontrolleve rregullisht krahas organizatave kriminale edhe sipërmarrjet që e prodhojnë legalisht fentanylin si medikament qetësues./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Superaksion në Maqedoninë e Veriut/ Sekuestrohet 1.3 ton kokainë

Publikuar

-

Nga

Një aksion i madh është duke u zhvilluar në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit, në Maqedoninë e Veriut.

Mediat vendase raportojnë se policia ka sekuestruar deri më tani 1.3 ton kokainë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se kokaina ka ardhur nga Amerika në Mal të Zi dhe kishte si destinacion Koperin e Sllovenisë.

Por duket se autorët e kanë ndryshuar destinacionin dhe droga është dërguar në Krushopek, ku dhe u kap nga autoritetet.

LEXO EDHE:  Vizita në SHBA/ Rama takon Philip Reeker dhe Mathew Palmer

LEXO EDHE:  SHBA-Kore e Veriut/A ka rrezik për luftë bërthamore?

Operacioni i policisë së Maqedonisë së Veriut është realizuar në bashkëpunim me forcat ndërkombëtare, por ende nuk ka shumë detaje rreth tij. Pritet një reagim nga autoritetet maqedonase./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

“SHBA mbështet shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi”/ I dërguari i Trump hedh poshtë lajmin

Publikuar

-

Nga

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Domald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, hodhi poshtë pohimet se “qarqe amerikane, mbështesin një plan për shkëmbim të territoreve” ndërmjet të dyja vendeve.

Në një postim në Twitter, ambasadori Grenell e cilësoi “lajm të rremë” njoftimin e revistës në internet “EU Observer” sipas së cilës “një plan për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është edhe më tej popullor në qarqet amerikane, derisa i dërguari Richard Grenell po nxitë idenë e një marrëveshjeje të shpejt të njohjes”.

“Lajm i rremë. Ju asnjëherë nuk keni thirrur ose shkruar për të pyetur. Unë jam për atë që palët pajtohen – jam i përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe jo në politikë”, shkroi ambasadori Grenell, i cili për më pak se një muaj ndërmjetësoi marrëveshjet për linjën ajrore, atë hekurudhore dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Revista “EU Observer” shkroi se “Shtetet e Bashkuara edhe më tej janë të hapura ndaj planit për shkëmbimin e territoreve” në një tekst që përfshinte një intervistë me përfaqësuesin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer. Ajo citoi zotin Palmer të ketë thënë se “U takon palëve të krijojnë parametrat e bisedimeve dhe se u takon palëve të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve, duke vënë mbi tryezë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrën për normalizimin e marrëdhënieve. Shtetet e Bashkuara do të donin të shihnin njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë si rezultat i procesit negociues”, citohej ai.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe për t’iu kundërvënë qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzoi vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave.

LEXO EDHE:  Tërheqja e SHBA nga Siria, një kurban strategjik

LEXO EDHE:  SHBA-Kore e Veriut/A ka rrezik për luftë bërthamore?

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Beogradit të heqë dorë nga fushata për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ndërsa qeverisë së re në Prishtinë të heqë tarifat,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të mërkurën se qeveria e tij do zëvendësojë tarifat reciprocitetin e plotë tregtar me Serbinë sikurse me secilin shtet.

“Tarifa ka qenë vendim i qeverisë së kaluar. Ne nuk jemi për tarifa si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve. Produktet që prodhohen në Kosovë e të cilat i nënshtrohen praktikave dhe konkurrencës jolojale do të mbrohen”.
Ai tha se ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve strategjike, Rozeta Hajdari ka filluar punën për krijimin e nje grupi punues për këtë çështje i cili “do të përmbledhë te gjitha barrierat tregtare me Serbinë dhe do të vijë me rekomandim te qeveria. Porsa të vijnë në zyrën time këto rekomandime do t’i analizojmë dhe do të marrim vendim për largim të tarifës dhe vendosje të reciprocitetit. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe do të veprojmë si të tillë”, tha kryeministri Kurti.

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka theksuar disa herë se ishin tarifat e vendosura nga qeveria e tij që u dhanë fund ideve për prekje të kufijve të Kosovës në kuadër të bisedimeve me Serbinë, i bëri thirrje sërish sot kryeministrit Kurti që sic thuhet, të mos i heqë tarifat për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar të bisedimeve, por oferto për kontratë finale për njohje të ndërsjellë në kufijtë ekzistues”.

Idetë për ndryshim kufijsh në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u hodhën në vitin 2018 duke nxitur reagime të shumta./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Detaje shokuese nga tragjedia në Kosovë/ Policja i dha 12 mijë euro tezes, qëndroi 4 orë mes familjarëve të vrarë

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë nga vrasja e 5-fishtë që ndodhi një ditë më parë në një familje në Gjilan, ku vajza dyshohet se vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Valdete Bllaca, e stërvitur dhe me profesionin e polices, e kishte paramenduar dhe e kishte përgatitur në përpikmëri skenarin e tragjedisë së djeshme. Vrasjen e prindërve, dy vëllezërve e më pas edhe vetëvrasjen, Valdete Bllaca e kishte planifikuar së paku një ditë përpara.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta e të afërta me familjen e polices se dyshohet që së paku një ditë përpara krimit, ajo kishte dorëzuar te tezja e saj 12 mijë euro.

Në bisedë e sipër, Valdete Bllaca mësohet se e kishte pyetur tezen se sa do të mund të kushtonte një varrim. Megjithatë, ajo nuk i kishte treguar tezes asnjë detaj se pse po ia linte paratë dhe se ku i kishte marrë ato, raporton Gazeta Sinjali.

LEXO EDHE:  Tërheqja e SHBA nga Siria, një kurban strategjik

LEXO EDHE:  Takimi “kokë më kokë” me Richard Grenell/ Trump i dërgon porosi me “peshë të madhe” Vuçiç

Intriguese dhe dramatike ishin edhe lëvizjet dhe sjelljet e fundit të polices Valdete Bllaca përpara se ta vriste babain, nënën, dy vëllezërit e më pas edhe veten. Gazeta Sinjali mëson gjithashtu se personat e fundit që ajo i kishte kontaktuar ishin tezja dhe bashkëshorti i saj. Kontakti me ta kishte ndodhur vetëm disa minuta para se ajo ta shkrepte armën drejt vetes, në fund të një vrasjeje të katërfishtë.

Tezja me bashkëshortin e saj, në ditën tragjike kishin shkuar për vizitë te familja Bllaca, mirëpo te dera i kishte pritur Valdete Bllaca për të mos i lënë të hynin brenda. E shqetësuar, Valdete Bllaca mësohet se u kishte thënë atyre se ata (familja) nuk janë aty dhe se ajo ishte e zënë. Pasi ishin përshëndetur me policen dhe kishin vendosur të largoheshin nga aty, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan dy krisma të plumbave kur Valdete Bllaca shkrepi drejt vetes.

LEXO TE PLOTE