LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Klodian Tomorri/ Si u kap shteti me aferën e voltaikëve

11 Tetor 2019, 18:32, Opinione CNA
Nga Klodian Tomorri/ Si u kap shteti me aferën e voltaikëve

Ne vitin 2017 kur Shqiperia nisi t?u hape rruge investimeve private ne energjine diellore, u miratua nje skeme, e cila parashikonte se per centralet deri ne dy mega blerja e energjise do te garantohej per 15 vjet nga shteti me cmim preferencial, ndersa per centralet me te medha cmimi do te percaktohej me gare ose ata do te shisnin energjine ne treg te lire.

Sipas kesaj skeme, Entit Rregullator ju ngarkua me ligj detyrimi qe cdo vit te perditesoje cmimin me te cilen shteti ble energjine nga centralet e vogla. Ky detyrim nuk ishte i paqellimshem. Per shkak te avancimit teknologjik, kostoja e paneleve diellore ulet me shpejtesi, mesatarisht 10 per qind ne vit, rrjedhimisht edhe cmimi i energjise qe prodhohet nga dielli.

Ne perputhje me detyrimin qe i ngarkonte ligji, per vitin 2017, ERE percaktoi qe cmimi i blerjes se energjise per centralet deri ne 2 mega te ishte 100 euro per mega vat. Por me pas cdo gje ngriu.

Fillimisht harresa per te perditesuar cmimin e energjise u perceptua si pasoje e burokracise rutine ne zyrat e shtetit. Por arsyeja ishte nje tjeter. Dikush kishte ne plan te krijonte nje biznes 700 milione euro ne 15 vitet e ardhshme dhe cmimi duhej mbajtur 100 euro per mega.

Per shkak te moszbatimit te ligjit nga ERE, cmimi me te cilin shteti ble energjine nga centralet diellore eshte ngrire ne nivelin e larte 100 euro per mega. Dhe cdo licence qe jepet per sa kohe eshte ne fuqi ky cmim, i garantohet blerja per 15 vjet me 100 euro per mega. ERE ishte institucioni i pare qe u kap ose u pengua per te kryer detyren. Por jo i vetmi.

Per te vene ne jete planin e dhenies se 145 licencave te reja centralesh diellore deri ne 2 mega duheshin nxjerre jashte loje edhe pengesat e tjera kombetare apo nderkombetare. Sekretariati i Energjise ne Viene nuk u konsultua fare. Nderkohe Operatori i Shperndarjes se Energjise, kompania publike qe do te bleje energjine nga keto centrale me cmimin e kripur e mori vesh lajmin vetem pasi u publikua vendimi i qeverise dhe urdheri i Ministrise se Energjise.

Pengesa e fundit, ndaj ketij skenari te cmendur, Ministria e Financave beri rolin e Shvejkut. Ne pergjigjen formale qe kthen per planin e Ministrise se Energjise per te dhene 145 licenca te reja centrale diellore deri ne 2 mega, MF shkruan se kjo nuk do te kete asnje impakt buxhetor ndaj s?ka pse te kerkohet mendimi i saj.

Edhe me naivet nuk e besojne se Ministria e Financave nuk e di qe kostot e llahtarshme te ketij plani do te bien ne buxhetin e shtetit. Porva per kete eshte shume e qarte. Kush i ka paguar kostot e blerjes se energjise sa here qe Shqiperia eshte perbaur me krize thatesire dhe OSHEE dhe KESH nuk kane patur para? Ministria kete e di shume mire, por plani ishte urdheruar nga lart dhe i duhej te bente rolin e Shvejkut.

Kjo qe po pergatitet eshte nje bombe financiare. Me miratimin e planit te ri, centralet diellore do te mbijne si kerpudha ne te gjithe vendin. Imagjinoni marrezine e hec-eve te vogla. Kjo eshte disa here me e rende per disa arsye. Se pari, shume nga hecet nuk u ndertuan kurre sepse marrin shume kohe te ndertohen. Centralet diellore ndertohen shume shpejt. Mjaftojne me pak se dy vjet nga marrja e licences.

Se dyti, per shkak te kostot. Hec-et kushtojne, kurse nje central diellor 2 mega e nderton per 1.5 milione euro dhe per 15 vjet vjel para te garantuara nga shteti, qe shlyejme me disa here shumen e investuar.

Se treti, cmimi. Aktualisht cmimi i blerjes se energjise nga hec-et e vogla eshte vetem 10 per qind mbi importin, qe duke marre parasysh edhe kostot e transmetimit ulet edhe me poshte. Kurse per centralet diellore cmimi eshte gati 40 per qind me shtrenjte se energjia e importit, para qe do te paguhen nga qytetaret shqiptare per zyrtaret e maxhorances dhe oligarket, te cilet do te marrin licencat per te ndertuar keto centrale.

Ky eshte nje skenar qe duhet ndalur me cdo kusht. Eshte nje cmenduri kostoja abuzive e te ciles shkon te pakten 350 milione euro ne 15 vjet. Jo betem per shkak te cmimit te kripur me te cilen do u blihet energjia centraleve te vogla, por edhe per shkak te kostove te larta qe ato kane nga disbalancat.

Lajmet e fundit nga