Connect with Us

Ndërhyrja e policisë në Unazë/ PD: Stop dhunës shtetërore, arrestimet të jashtëligjshme

Politikë

Ndërhyrja e policisë në Unazë/ PD: Stop dhunës shtetërore, arrestimet të jashtëligjshme

Publikuar

-

partia demokratike tirane

Partia Demokratike ka reaguar pas arrestimeve të banorëve të Unazës së Re, mbrëmjen e sotme,  nga policia.

“Me urdhër politik të Edi Ramës, njeriut që kishte planifikuar vjedhjen e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, Policia e Shtetit po ushtron terror ndaj banorëve të Unazës së Re, medias dhe përfaqësuesve politik të opozitës.”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Duke i cilësuar arrestimet e Banorëve të Unazës të paligjshme, Partia Demokratike ka kërkuar “ndalimin e menjëhershëm të dhunës shtetërore” ndaj tyre.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE:

Me urdhër politik të Edi Ramës, njeriut që kishte planifikuar vjedhjen e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, Policia e Shtetit po ushtron terror ndaj banorëve të Unazës së Re, medias dhe përfaqësuesve politik të opozitës.

E njëjta Polici që nuk lufton krimin dhe drogën, ka mobilizuar me qindra forca me dhe pa uniformë për të arrestuar, në mënyrë të paligjshme, dhjetëra banorë të Unazës së Re, që mbrojnë shtëpitë e tyre nga shkatërrimi.

Partia Demokratike kërkon ndalimin e menjëhershëm të dhunës shtetërore ndaj banorëve të Unazës së Re, ndalimin e menjehershëm të arrestimeve të paligjshme që po u bëhen burrave dhe grave të Unazës, që mbrojnë shtëpitë e fëmijeve të tyre nga babëzia e një Qeveria çnjerëzore.

Banorët e Unazës së Re nuk kanë kryer asnjë krim. Ata nuk janë vrasës, trafikantë droge apo hajdutë të pasurive publike. Ata janë njerëz të lirë, që me dinjitet dhe vendosmëri ushtrojnë një të drejtë themelore – të drejën e tubimit paqësor.

E drejta për të protestuar është themeli i një shoqërie demokratike, njohur nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Partia Demokratike paralajmëron urdhëruesit dhe ekzekutorët e aktit banditesk të arrestimit politik të qytetarëve se do të përballen me forcën e ligjit. Në burg do të përfundojë secili prej tyre që sot u heq lirinë në mënyrë antikushtetuese protestuesve të Unazës së Re.

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë qenë dhe do të jenë përkrah banorëve të Unazës së Re, falë protestës dhe vendosmërisë së të cilëve, u zbulua një nga aferat më të mëdha korruptive në vend.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë që të zbatojë ligjin dhe të vërë përpara përgjegjësisë penale cdo punonjës policie, që në vend të ligjit, respekton urdhrin politik të paligjshëm të Edi Ramës./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rasti i Alvin Berishës/ Meta bën thirrjen urgjente

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta gjatë fjalës së tij në konferencën ndërkombëtare me temë “Feja si instrument i paqes”, është ndalur edhe në rastin e 11-vjeçarit Alvin Berisha, për të cilin tha se tronditi opinionin publik.

Meta tha se Alvin berisha u shpëtua falë gazetarisë profesionale të huaj dhe vendase, por shtoi se duhet të ngrihen urgjent qendra rehabilitimi për t’iu ardhur në ndihmë personave që shpëtohen nga kampet e luftës, në mënyrë që të përballojnë traumat e përjetuara.

LEXO EDHE:  MIma: Paratë e vjedhura me koncesione do i kthehen shtetit

“Në Siri gjenden shumë gra e fëmijë shqiptarë. I gjithë opinioni u trondit nga vogëlushi Alvin Berisha. Falë gazetarisë profesioniste të huaj e vendase, ky rast u zgjidh.

Duhen ngritur urgjentisht qendrat e rehabilitimit që persona të tillë të rehabilitohen. Viktima të tilla duhen përkrahur, që të bëhen pjesë e shoqërisë, pranë familjeve të tyre”, deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërcënimi nga Rusia/ Presidenti i Asamblesë së OSBE, apel të fortë Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Konferenca me temë “Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë”, ka mbledhur në Tiranë zyrtarë të lartë të OSBE-së dhe NATO-s.

I pranishëm në këtë konferencë, presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli, ndërsa vuri theksin për kërcënimin nga Rusia, tha se tashmë lufta me armë është zëvendësuar nga ajo kibernetike.

George Tsereteli i ka drejtuar një apel të fortë Shqipërisë, ndërsa kërkoi bashkëpunim dhe kujdes, për të parandaluar një rrezik të tillë.

“Do të takohem me të gjithë aktorët përkatës të politikës në Shqipëri. T’u kthehemi teknologjive të reja 5G, kjo është shumë e rëndësishme, që të kemi bashkëpunim me asamblesë dhe Shqipërisë. Sa i takon sigurisë kibernetike me teknologjitë e reja është në interesin tonë të punojmë më shumë me këto cështje.

LEXO EDHE:  Krasniqi: PD nuk e kaloi testin, ngeli në standardin e 2013

Nuk është vetëm një garë për të përfaqësuar teknologjinë 5G por për sigurinë e rajonit. Edhe në Gjeorgji kemi risqe dhe kërcënime nga Rusia. Kemi një luftë të madhe kibernetike dhe vendet duhet të bashkëpunojnë shumë më tepër për të parandaluar masa të tilla” tha George Tsereteli.

Rrjeti 5G/ Gjenerali amerikan jep alarmin, ja rreziku që kanoset

Refuzimi i negociatave/ Ruçi kritikon sërish BE

LEXO TE PLOTE

Politikë

Refuzimi i negociatave/ Ruçi kritikon sërish BE

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi mori pjesë mëngjesin e sotëm në konferencën, “Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë”.

Por, gjatë fjalës së tij, Ruçi është ndalur tek refuzimi i BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku nuk ka kursyer edhe kritikat e forta.

Kryeparlamentari Ruçi kritikoi edhe njëherë vendimin e BE-së, ndërsa theksoi se kjo nuk dëmton vetëm rajonin, por edhe vetë sigurinë e BE-së.

“Kjo dëmton jo vetëm vendet e rajonit, por vetë sigurinë në BE. NATO dëmtohet nga këto qëndrime konfuze të BE-së. Jemi në kryqëzimin e ndikimeve të huaja, por jo të gjitha vendet në Ballkan kanë perspektivën perëndimore si Shqipëria” tha Ruçi.

LEXO EDHE:  Skafisti i tragjedisë së 9 janarit, me Edi Ramën bëhet shef në kapitenerinë e Durrësit

Më tej, ai shtoi se “Nuk mendoj se refuzimi i KE për hapjen e negociatave do pasohet direkt nga rritja e influencës ruse dhe kineze. Por duhet të pranojmë se jo të gjitha vendet e rajonit kanë të njëjtin vizion Perëndimor si Shqipëria. Disa nga fqinjët tanë janë më pak të imunizuar nga influencat jo perëndimore dhe kjo bën rajonin tonë më të dobët dhe më të thyeshëm ndaj tyre”.

LEXO TE PLOTE