Connect with Us

Meta në konferencën e BSH/ Ekonomia ka rënie, problem sundimi i ligjit

Politikë

Meta në konferencën e BSH/ Ekonomia ka rënie, problem sundimi i ligjit

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm sot në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Meta ka shprehur shqetësime mbi ecurinë e ekonomisë në vendit tonë, ndërsa theksoi se ka pasur një rënie të kredive në vitet e fundit.

Kreu i shtetit, e lidhi këtë rënie me sundimin e ligjit. Meta theksoi se përmirësimi në këtë drejtim, do të sillte edhe përmirësim në ekonomi.

“Mbetet shqetësim që bankat në Shqipëri, nuk kanë shumë efekt. Gjatë 10 viteve të fundit, Shqipëria ka nivelin më të vogël të kredive. Një nga arsyet që bankat kanë stopuar në dhënien e kredive, është sundimi i ligjit.”, -tha Meta.

LEXO EDHE:  Rama në "Komunikim Javor" / Flet për Vetingun, rritjen ekonomike dhe opozitën

Po ashtu, Meta ka vlerësuar ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në disa momente kyçe të ekonomisë, siç ishte rasti i euros, duke bërë që banka të fuste më shumë lekë në tregun e brendshëm si dhe theksoi se investimet europiane në ekonominë shqiptare, kanë ndikuar për rritjen ekonomike.

“Investimet e vendeve europiane në ekonominë shqiptare kanë dhënë ndikim për rritjen ekonomike. Po ashtu edhe goditjet e jashtme kanë dhënë tepër ndikim në ekonomik.  Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë ku duhet në momentin e goditjeve, si në rastin e euros.”, tha Meta./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Arta Vorpsi u betua tek noterja/ Salianji: Emër merr edhe Ver Llapa

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji ka ironizuar betimin e Arta Vorpsit para noteres duke e krahasuar me “Ver llapën”, një personazh i njohur në rrugët e Tiranës.

“Ne kemi kohë që themi se Rama do të kapë gjithë institucionet e  drejtësisë. Lufta me presidentin është që të kapë e të nënshtrojë çdo institucion tjetër. Sa njerëz ka kur kalojnë në rrugën që thonë kam folur me Ufot, kam zëvendësuar Donald Trump. Të gjithë këta që dalin në rrugë marrin emër, emër merr edhe Ver Llapa”, u shpreh Salianji nga studion e Opinon në News 23.

LEXO EDHE:  Kolegji Zgjedhor vendos/ Zgjedhjet në 30 qershor janë legjitime

LEXO EDHE:  Basha me biznesin gjerman/ Fund abuzimeve

Sipas ish deputetit, kryeministri po tenton të thotë “ligji jam unë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dhuna ndaj banorëve të Astirit/ Balliu tregon dy hapat që do ndërmerren nga opozita

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka paditur penalisht policinë dhe drejtues të IKMT-së për dhunën e ushtruar ndaj banorëve të zonës së Astirit.

Kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës nga ish-deputeti Klevis Balliu dhe Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata.

Në një prononcim për mediat, ish-deputeti Klevis Balliu tha se padia është vetëm hapi i parë që ka ndërmarrë opozita, ndërsa hapi i dytë sipas tij është dëmshpërblimi cent për cent i këtyre banorëve, kur PD të vijë në pushtet.

LEXO EDHE:  Vendimi për çdekretimin e datës së zgjedhjeve/ Meta tregon si u njoftua Basha

LEXO EDHE:  Festa e Çlirimit/ Meta e Rama homazhe sëbashku

“Padia është për shkopat e gomës, arrestimet e paligjshme, dhuna ppsikologjike, dhe drama që kanë kaluar fëmijët dhe gratë. Ky është thjeshtë hapi i partë i PD për të vënë para përgjegjësisë hajdutët.

Hapi i dytë është se me të ardhur në pushtet PD, VKM e e parë që qeveria do të nxjerrë do të jetë dëmshpërblimi cent për cent i këtyre banorëve. Shkatërrimi i shtëpive të tyre është bërë me justifikimin se ka një projejkt por nuk ka një të tillë.”-tha Balliu.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hajdari takon Vjosa Osmanin/ Listat e hapura të Kosovës tregojnë se sa e konsoliduar është demokracia

Publikuar

-

Nga

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka takuar sot kandidaten për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani.

Hajdari bën me dije se gjatë takimit, Osmani ka ndarë eksperiencën e LDK-së në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

“Listat e hapura të Kosovës tregojnë se sa e konsoliduar është demokracia, duke i dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë në Parlament”, shkruan Hajdari.

Postimi i plotë:
Kënaqësi të takohesha me Znj. Vjosa Osmani, në selinë e LDK në Prishtinë.
Bisedë frytdhënëse ku Znj. Osmani ndau me ne eksperiencën e LDK-së me zgjedhjet e fundit në Kosovë.
Listat e hapura të Kosovës tregojnë se sa e konsoliduar është demokracia, duke i dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë në Parlament.
I uroj shumë suksese Znj. Osmani, dhe shpresoj të thellohet bashkëpunimi i mëtejshëm ndërmjet dy Parlamenteve tona./CNA.al

LEXO TE PLOTE