LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lutfi Dervishi kthehet pas në kohë/ Si ndikoi shembja e Murit të Berlinit në Shqipëri

11 Tetor 2019, 09:44, Politikë CNA
Lutfi Dervishi kthehet pas në kohë/ Si ndikoi shembja e Murit të

Gazetari Lutfi Dervishi, në një intervistë të dhënë për Bota.al, ka risjellë në vëmendje ngjarje historike, që patën ndikim edhe në vendin tonë.

Dervishi ka folur në lidhje me shembjen e Murit të Berlinit, i cili edhe pse me mijëra kilometra larg Shqipërisë, pati një ndikim në zhvillimin e ngjarjeve edhe në vendin tonë.

Lutfi Dervishi kujton rrjedhën e ngjarjeve në atë kohë në vendin tonë, ndërsa thekson se ?Në atë kohë ka qenë krejt i paimagjinueshëm ndikimi në Shqipëri, ani pse shembja e këtij Muri nuk ndikoi vetëm në Shqipëri, por në të gjithë kontinentin dhe madje në gjithë globin. Reflektimi i parë politik ishte sllogani politik i Ramiz Alisë, udhëheqësit të kohës: ?Ne nuk jemi as Lindje, as Perëndim?. Në fakt ishim më keq se Lindja.  Lëvizja e parë e vërtetë dhe e dukshme e udhëheqjes së atrofizuar të kohës ishte dhjetori ?89 ? kur u pushkatua udhëheqësi rumun Çaushesku. Në mos gaboj, të nesërmen Byroja Politike u mblodh dhe mori vendim që fshatari mund të mbante edhe ?një kec/qingj të dytë?. Në retrospektivë, ?Muri i Berlinit? pa dyshim ka qenë ngjarja më fatlume për të gjithë ata që jetonin në një vend ku liria e fjalës dhe besimit dhe e drejta e pronës private ishte e ndaluar me kushtetutë dhe që ëndërronin një shoqëri të lirë, një shoqëri ku njeriu mund të besojë pa patur frikën e ndëshkimit, një shoqëri ku individi mund të guxojë për të arritur më të mirën, pa qenë i ndëshkuar me ligj.?.

Më tej, Lutfi Dervishi tha se triumfi i ?demokracisë liberale? bëri të mundur jo vetëm hapjen, ndryshimin e sistemit, por edhe shtetin e dytë shqiptar në rajon, si dhe përparimin e të drejtave të shqiptarëve kudo ku jetojnë në rajon.

Sa i takon rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri dhe periudhës së parë të tranzicionit, Dervishi tha se ?Padituria e madhe në periudhën e parë të tranzicionit u kompensua më ndihmën bujare të Perëndimit, e  të vendeve fqinjë. Nuk arritëm dot të ndërtojmë institucionet e një shoqërie të lirë.  Rrëzimi i regjimit ishte shumë i lehtë, krahasuar me ndërtimin e institucioneve të tregut të lirë.  Nuk patëm ?stomak? të fortë për të përballuar ajrin e pastër dhe të ftohtë të lirisë dhe ?vollëm? keq më 1996-1997.?.

Më tej, ai theksoi se ishim shumë pranë BE-së në atë kohë dhe sot pas 22 vjetësh jemi më larg se ç?kemi qenë në janar të vitit 1997.

?Drejtuesit e institucioneve janë më të moshuar se institucionet. Ishim të shpejtë në përmbysjen e sistemit të vjetër, por të paduruar, konfuzë dhe të paditur për të ndërtuar të renë. Është pak a shumë dilema që po shoqëron Drejtësinë e re. E vjetra po shembet me sukses. Pikëpyetjet tani janë për të renë që po ngrihet mundimshëm. Periudha mes shembjes së të vjetrës dhe ngritjes të së resë (Momenti Gramshi) nuk është më e këndshmja, madje është më e paparashikueshmja.?-ka deklaruar Lutfi Dervishi.

Lajmet e fundit nga