LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Lista të hapura apo të mbyllura?"/ Salianji zbardh detaje mbi propozimin e PD-së për sistemin

11 Tetor 2019, 20:21, Politikë CNA
"Lista të hapura apo të mbyllura?"/ Salianji zbardh detaje

I ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë? me gazetarin Arjan Çani, duke folur në lidhje me sistemin zgjedhor, ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se opozita nuk e ka ende një propozim konkret, mirëpo një gjë e tillë pritet të ndodh pas datës 15 tetor.

Sipas Salianjit, një gjë e tillë do të bëhet me qëllim për të shmangur aludimet se PD-ja bllokojë procesin.

?Unë jam pro sistemit kombëtar të votimit?

Në këtë mënyrë Rama nuk do të jetë më pronar i Partisë Socialiste.

Ne si opozitë nuk kemi një propozim konkret përsa i përket sistemit. Jemi të hapur ndaj çfarëdolloj propozimi.

Ne synojmë lista të hapura apo maxhoritar të pastër, por nuk është ky diskutimi. Ne fillimisht duhet të shmangim kriminalizimin. Nuk po synojmë ndryshimin sepse personi i kriminalizuar sot duhet të dënohet. Në qoftë se ai nuk ndërshkohet, atëherë nesër do ta kemi prapë të lirë të kandidojë në zgjedhje.

PD-ja do të paraqes një projekt të plotë për sistemin. Një gjë e tillë do të ndodh pasi të kalojë data 15, pra dita e negociatave. Mirëpo, për momentin duhet të presim që të kalojë kjo situatë, me qëllim që të mos thonë që procesin e bllokojë PD-ja.?, ka deklaruar ndër të tjera Salianji./CNA.al

Lajmet e fundit nga