Connect with Us

Gjuzi sherr me biznesmenin gay: Del nga Tepelena me prapanicë mbrapsht. Ilirjani nxjerr buzekuqin: Ti je injorant!

Politikë

Gjuzi sherr me biznesmenin gay: Del nga Tepelena me prapanicë mbrapsht. Ilirjani nxjerr buzekuqin: Ti je injorant!

Publikuar

-

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi u përfshi në diskutim me biznesmenin Elton Ilirjani, i fundit ky në një lidhje telefonike në studion e emisionit “360 Gradë”, në RTV Ora.

Në këtë debat nuk munguan edhe ofendimet.

Gjuzi e akuzoi Ilirjanin së kishte bërë para  duke punuar në tub dhe se për të ishin diarre komplet komuniteti LGBT. Teksa e pyet pse i k abuzët e kuqe, Ilirjani nxjerr buzëkuqin e buzëve dhe lyen buzët.

Gjuzi: Ça kërkon ti me të kuqin e buzëve. Del nga Tepelena me prapanicë mbrapsht.Ti me prapanicë ke bërë para. Ca ti bëj Zhejit se nuk e dija që ishe këtu. Ky s’ka lënë gjë pa bërë. I ke fituar paratë atje në tub. Ju jeni diarre komplet, keni nevojë për pampers.

Ilirjani: Ti je injorant! Më vjen shumë keq që qenka deputet. Kush e ka vënë këtë deputet?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Deklarata e Bashës, serioze!”/ Rakipi: Rama kërkon garanci, të mos marrë haraçin për gjithçka ka bërë!

Publikuar

-

Nga

Gazetari Ylli Rakipi, ka komentuar deklaratat kreut të PD, Lulzim Basha, lidhur me një ofertë për pazar, që i ka bërë kryeministri Rama, që pas zgjedhjeve Basha të bëhet kryeministër, ndërsa Rama të bëhet President.

Rakipi tha se deklarata e Bashës duhet të merret mjaft seriozisht dhe se ajo dëshmon se Rama nuk ka asnjë rrugë tjetër, veçse të kërkojë garanci absolute për veten dhe pasi të largohet, të mos marrë haraçin e atyre që bërë gjatë tetë viteve në pushtet.

“Deklarata e Bashës, është deklaratë shumë serioze. Ky është Edi Rama. Jo vetëm në propozimin një muaj e gjysmë rresht që i ka bërë Bashës, por ky është Edi Rama në të gjithë vijësjelljen e tij politike. Denoncimi i Bashës sot është një moment i rëndësishëm, që duhet marrë shumë seriozisht.

Rama ka vetëm dy rrugë, kërkon me të gjithë mënyrat, që të mos kthehet mbrapsht. Ai kërkon ta lërë pushtetin me të gjithë garancitë që krijohen në këtë rast. Ai kërkon të largohet, duke mos marrë haraçin e asaj që ai ka bërë për tetë vite kryeministër, që e ka lënë këtë vend copë copë, të shkatërruar.

E gjithe përpjekja e gjoja listave të hapura, është frika e Ramës, që tregon se ai do të shkojë patjetër në zgjedhje pa koalicionin PD-LSI, sepse me këtë koalicion ai është i humbur.

Në 2017 ai e realizoi, e mbylli Metën në Presidencë dhe bëri cfarë donte me Bashën. Është e njëjta përpjekje si në vitin 2017.

LEXO EDHE:  Elton Ilirjani puth Kujtim Gjuzin në ‘360 gradë’: Jam gjithë kjo pjeshkë! Gjuzi i pranon dashurinë

LEXO EDHE:  Seanca parlamentare nis me debate/ Gjuzi “përplaset” me Ruçin

Këto kulisat e tij, që Basha të bëhet kryeministër dhe ky president, janë pazare që e kanë udhëhequr pushtetin e Ramës për 20 vite. Kështu operaon ai dhe nuk ka rrugë tjetër. Ai do të përpiqet për të shpëtuar, për atë që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij politike“, u shpreh Rakipi k në emisionin “Në fokus” në TVT.

I pytur nëse ndërhyrja në marrëveshjen për reformën zgjedhore, do të sjellë përplasjē mes Ramës dhe ndërkombëtareve, Rakipi tha se Ramës nuk i intereson fare kjo gjë, por në këto momente mendon vetëm si të marrë sërish pushtetin.

“Që të jemi të qartë, Edi Ramës nuk i plas fare për ndërkombëtarët e këtushme. Ai nuk ka fare ku të shkojë. Ai po kryen veprime për të ndihmuar veten.

Ndërkombëtarët kanë operuar me idenë, që hajde ti hedhim diçka Lulzim Bashës. Por, cdo gjë që mund ti hidhet Bashës sot, është kundër Edi Ramës.

Një pjesë e këtyre diplomatëve kanë qenë si pjesë integrale e Edi Ramës. Përfaqësia e ambasadës së SHBA, pa ardhur ambasadorja sidomos, njeriu i ngarkuar për punët e Amerikës, ka qenë totalisht në funksion të Edi Ramës, paradhomë e Edi Ramës.

Edi Rama nuk lë gjë pa bërë, me çdo gjë të gjallë mbi këtë tokë ai është gati të bashkëpunojë për të realizuar synimet e veta.

Ai kërkon siguri absolute, që të gjitha gjërat që i ka bërë këtij vendi, të jetë i sigurtë, edhe duke ndarë pushtet“, tha Rakipi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Së shpejti nënë për herë të dytë/ Arbana tregon dilemat e një gruaje shtatzënë

Publikuar

-

Nga

Së shpejti nënë për herë të dytë/ Arbana tregon dilemat e një gruaje shtatzënë

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani dha lajmin e bukur të shtatzënisë me datë 7 maj.

Arbana ka vendosur që këtë rrugëtim të ëmbël ta shijojë në mënyrë private, larg vëmendjes së mediave dhe publikut. Megjithatë sot ka bërë një përjashtim, duke ndarë me ndjekësit dilemat e një gruaje shtatzënë

Ajo ka publikuar në Instastory një video ku tregon se ka gatuar dy lloje makaronash dhe nuk di se ç’të hajë më parë. “Dilemat e një gruaje shtatzënë”, dëgjohet të thotë moderatorja në video./CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

‘Dilemat e Arbana Osmanit’ 😂😍

A post shared by @ vipvideoos__ on

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha kryeministër, Rama president!”/ Alimadhi: Nuk është çudi, ata të dy janë bashkë!

Publikuar

-

Nga

“Basha kryeministër, Rama president!”/ Alimadhi: Nuk është çudi, ata të dy janë bashkë!

Deputeti Adriatik Alimadhi ka komentuar deklaratën e fundit të kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili tha se Rama i ka çuar ndërmjetës që ai të bëhet kryeministër dhe vetë të bëhet president.

Alimadhi tha se ka bindjen që ata të dy janë bashkë dhe vazhdojnë të jenë bashkë dhe nuk është çudi që pas zgjedhjeve të 2021 t’i shohin sërish bashkë, pasi kanë kapur sistemin.

“Unë kam thënë se këta të dy janë bashkë dhe vazhdojnë të jenë bashkë, e kanë kapur gjithë sistemin politik në Shqipëri dhe nuk është çudi që pas zgjedhjeve të 2021 ti shohin sërish bashkë, njëri kryeministër dhe tjetri president.
Kjo është në të mirë të tyre, sepse kanë kapur të gjithë sistemin dhe në dëm të shqiptarëve. Partia Socialiste është dakordësuar për hapjen e listave dhe këtu kam merakun e të djathtës shqiptare që është ndarë në disa segmente dhe kjo i intereson Ramës dhe do ta luajë këtë kartë deri në fund. Unë mendoj se Basha dhe Rama në këtë pjesë janë bashkë, sepse kërkojnë të zhdukin partitë e vogla. Mendoj që është një kohë tjetër kur shqiptarët janë mërzitur dhe besoj se do të ketë lëvizje të tjera politike që do të dominojnë në zgjedhjet e 2021.”- tha Alimadhi në studion e Fax News./CNA.al

LEXO TE PLOTE