LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara për kryeprokuror/ KLP s'bie dakord për rregulloren e renditjes së kandidatëve

11 Tetor 2019, 10:21, Kronika CNA
Gara për kryeprokuror/ KLP s'bie dakord për rregulloren e

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shtyrë për në mbledhjen e ardhshme, miratimin e rregullores së pikëzimit për renditjen e kandidatëve për postin e Kryeprokurorit të ri.

Duke qënë se në mbledhjen e sotme nuk ka pasur një dakordësi mes anëtarëve të KLP-së sa i takon metodologjisë, kjo pikë e rendit të ditësh është shtyrë për në mbledhjen tjetër.

Kujtojmë këtu se sipas ligjit për organizimin dhe funksionimit të prokurorisë kriteret që vlerësohen janë; kriteret profesionale, morale, organizative e drejtuese dhe elemente plotësuese vlerësimit (tituj akademik, trajnime, gjuhë të huaja).

Pikëzimi është mjaft i rëndësishëm, pasi do të përcaktojë se kush do të jetë i pari në listën me tre kandidatët që do i dorëzohen Kuvendit për votim. Parlamenti më pas duhet që me shumicë votash të përzgjedhë një nga tre emrat e dërguara nga KLP.

Në rast se Kuvendi nuk zgjedh me votë mes tre kandidatëve, atëherë KLP emëron kandidatin i cili është renditur i pari në klasifikimin mes tre emrave.

Procesi për kandidatët është ende në apel, pasi Lulzim Alushi ka paditur vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për skualifikimin që i bëri nga gara dhe ndërkohë Apeli administrativ i la afat deri më 14 tetor për të plotësuar padinë sipas kërkesave ligjore.

Në garë të kualifikuar deri tani për postin e Kryeprokurorit janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memcaj. Në rendin e ditës në mbledhjen e sotme ishin edhe disa cështje të tjera që u miratuan./ CNA.al

Lajmet e fundit nga