LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çudit Gazmend Bardhi/ "PD pro ndryshimit të sistemit, por problem nuk është sistemi"

11 Tetor 2019, 18:04, Politikë CNA
Çudit Gazmend Bardhi/ "PD pro ndryshimit të sistemit, por

I ftuar në studion e “Mbrëmje në ABC”, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ndër të tjera ka folur edhe për ndryshimin e sistemit politik.

Duke u shprehur se PD është pro ndryshimit të sistemit dhe se kjo ka qenë një ide e hershme e kreut të selisë blu, Lulzim Basha, Bardhi po ashtu ka lënë të nënkuptohej se demokratët e kanë një sistem të preferuar, pavarësisht se kanë mohuar të prenoncohen në këtë aspekt.

?Ka qenë një qëndrim i hershëm i kryetarit tonë, Lulzim Basha, lidhur më sistemin zgjedhor. Ne jemi të hapur për të diskutuar një sistem zgjedhor ku qytetari të zgjedh vetë përfaqësuesit e tij në Parlament.

Si opozitë e bashkuar ne kemi bërë diskutimet tona, dhe ndoshta edhe kemi identifikuar se cili do të ishte sistemi i duhur për të aplikuar si sistem zgjedhor për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, por kjo nuk është problemi madhor në këto momente. Problemi madhor tani janë qytetarët.?, është shprehur Bardhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga