Connect with Us

Basha dhe Kryemadhi, “vrasës” si Enver Hoxha

Politikë

Basha dhe Kryemadhi, “vrasës” si Enver Hoxha

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kujtuar sot 72-vjetorin e vrasjes së 5 deputetëve dhe 11 intelektualëve nga diktatura komuniste. 72 vite më parë, më 10 tetor 1947.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se “72 vite më parë, më 10 tetor 1947, në një akt të pashembullt të eliminimit të elitës së kombit shqiptar, për interesa pushteti diktatura komuniste pushkatoi 16 veta, 5 prej të cilëve deputetë, në një gjyq të montuar që ka hyrë në histori si gjyqi i parë i dënimit të deputetëve. Me vendim të vetë diktatorit dhe me frymëzim bolshevik, në Shqipëri po grisej edhe formalisht veli i opozitës politike”.-shkruan ndër të tjera Lulzim Basha.

Kjo është vërtetë një histori e dhimbshme në Shqipëri dhe një nga krimet më makabre që ka bërë sistemi komunist në Shqipëri.

Por, pas 72 vitesh demokraci në Shqipëri, duket se gjërat nuk kanë ndryshuar shumë në vendin tonë.

Kutjojmë këtu protestën e 16 shkurtit të opozitës, pas së cilës kryetari i PD-së dhe kryetarja e LSI-së, vendosën djegien e mandateve të deputetëve dhe bojkotin e plotë të parlamentit. Por, ndërkohë të tjerë kandidatë nga listat pritëse të PD-së dhe LSI-së pranuan mandatin e deputetit dhe u futën në parlament.

Pas këtij veprimi, ishin pikërisht Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, të cilët ashtu si Enver Hoxha 72 vite më parë, i shpallën “tradhëtar” dhe “armiq”, deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, vetëm e vetëm sepse nuk iu bindën urdhërit të kryetarit.

Pra, a nuk është vallë ky Lulzim Bashë dhe kjo Monika Kryemadhi, të cilët i “vranë” dhe i “ekzekutuan” deputetët që hynë në parlament?

A nuk janë këta të dy po aq përgjegjës? Sepse kujtojmë këtu sulmin ndaj Ralf Gjonit.

Sot vërtetë ka një ndryshim me atë kohë, sepse sot të “vrasin” në rrjetet sociale, dhe atëherë të vrisnin me plumba.

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi nuk njeh listat e Lulzim Bashës

Por, kush mban përgjegjësi për sulmet e pafundme që u bënë ndaj deputetëve që hynë në parlament?

A mbajnë përgjegjësi Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi për call centerat e tyre dhe njerëzit që paguajnë për të sharë deputetët e parlamentit, për t’i intimiduar dhe për t’i trembur, duke i “vrarë”  pak a shumë.

A nuk është ky Lulzim Bashë që sulmoi Rudina Hajdarin?

A nuk është ky Lulzim Bashë që nuk la njeri pa nxjerrë në rrugë për të sharë, kërcënuar dhe intimiduar deputetët që hynë në parlament?

Por, Luli është dy herë “vrasës”. Të paktën ata u vranë një herë dhe morën plumbin, ndërsa këta të sotmit “vriten” disa herë.

A nuk është ky Lulzim Bashë i cili në vitin 2017, pas një marrëveshje natën dhe pas tre orësh në krah të Ramës “vrau” elitën e Partisë Demokratike?

I mori dhe i hodhi jashtë, thjeshtë dhe vetëm se kishte frikën e tij sepse donte të dukej në syrin e qorrave që e rrethojnë.

Dy herë ka “vrarë” Lulzim Basha deputetë, ata në 2017 dhe këta që kanë hyrë sot në parlament, duke mos e respektuar vendimin e tij të turpshëm. Dhe sot derdh lot krokodili, a thua se po i “digjet barku”, Lulit me një prejardhje nga një familje komunistësh, Lulit i cili e ka në shpirt shërbimin ndaj tyre.

Dhe sot bën sikur qan për atë veprimin e 72 viteve më parë, ndërkohë që e ka bërë dy herë vetë. Edhe në 2017 edhe me këta të sotmit që hynë në parlament pas djegies së mandateve në shkurt 2019./ CNA.al

Vrasja e 5 deputetëve dhe 11 intelektualëve/ Basha: 72 vjet më vonë, kemi një parlament monist

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kush e shpëtoi Alvin Berishën?/ Ministri Lleshaj zbulon misionin e tij

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i ftuar në emisionin  “Opinion” mbrëmjen e sotme, është pyetur lidhur me rolin e tij në Siri për shpëtimin e Alvin Berishës.

Duke hedhur poshtë zërat kritik për “show” Lleshja  u shpreh se ishte atje për të mbështetur oficerët  e tij dhe për të ndërtuar një kanal të ri për tërheqjen e të tjerëve.

“E rëndësishme është që Alvin Berisha është i lirë, është kthyer atje ku i takon falë një pune të përbashkët. Unë kam qen atje për ti dhënë rëndësinë e duhur, dhe për të përshpejtuar këtë proces.

Nuk kam shkuar për të shpëtuar Alvin Berishën, por për të mbështetur operacionin. Nisma është ndërmarrë nga Republika e Shqipërisë. Ishte iniciativë e shtetit Shqiptar. Kryqi i kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe kanë punuar në emër të shtetit shqiptar.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Rusmalit në 2017/ Marrëveshja Rama-Basha: Zgjedhjet e çuditshme ndjellin katastrofë

LEXO EDHE:  Ngjela: Me sistemin e ri, as Rama dhe as Basha nuk do zgjidheshin deputetë

Djali është liruar pasi janë marrë autorizimet përkatëse nga ne . Oficerit e policisë shqiptare kanë pritur në kufirin e Sirisë.

Qeveria italiane ka bashkëpunuar me ne, ka patur meritën sepse ka ngritur alarmin.

Unë shkova sepse ndjeva përgjegjësi dhe doja të mbështes oficerët  e mi, tu rrij afër.

Kam vajtur atje për të ndërtuar një kanal, pra vendosja e kontakteve për të shpëtuar të tjerët”, është shprehur Lleshaj”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Listat për kushtetuesen, lojë politike e KED ?”/ Ja si përgjigjet Ulsi Manja

Publikuar

-

Nga

deputeti socialist

“Listat për kushtetuesen, lojë politike e KED?”, kjo ishte pyetja bërë kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Real Story”.

Ndonse nuk jep një përgjigje të qartë, Manja argumenton se Gjykata Kushtetuese dhe KED janë projektuar për të qëndruar larg politikës, ndryshe nga Kuvendi ku marrja e një shumice të cilësuar është tërësisht bazuar në vullnetin politik të palëve.

Teksa njeh meritën edhe të opozitës për zgjedhjen e anëtares së re të kushtetueses, Manja shprehet se nëse nuk do të arrihej një shumicë, Gjykata Kushtetuese nuk do të mund të krijohej deri pranverën tjetër.

“Është një organ kolegjial dhe unë nuk jam në gjendje të di se cili ka qenë qëllimi kur i kanë çuar Presidentit një listë me 4 emra, ndryshe nga lista paraqitur Kuvendit.

Po t’i referohemi Kushtetutës, nëse shohim formulën përbërëse të kushtetuses kemi 3 anëtar që zgjidhen nga Presidenti, 3 zgjidhen nga Kuvendi dhe 3 Gjykata e Lartë.

Po t’i referohemi procesit ligjor, shohim se Gjykata Kushtetuese është projektuar për të qenë e distancuar nga politika, deri tek KED. Dhe kaq e vërtet është kjo sa ne kemi 2 vakanca të rishpallura sepse KED i ka kthyer prapa për shkak se nuk kanë përmbushur kriteret.

LEXO EDHE:  Rama amnistoi vjedhjen e 160 milionë dollarëve, nuk ka zgjidhje për krizën. PD, plan për shpëtimin e ekonomisë

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi nuk njeh listat e Lulzim Bashës

Në Kuvend jam dakord që është një proces politik, ku duhet një shumicë e cilësuar me 3/5, vetëm në këtë mënyrë do zgjidhet. Nëse psh, sot nuk do të ishte zgjedhur anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, do të ishte shpallur sërish vakanca. Kjo sepse as Kuvendi, as Presidenti apo Gjykata e Lartë nuk e kanë tagrin kushtetues të shtyrjes së afateve.

Nëse kjo do të ndodhte Gjykata Kushtetuese do të shkonte në kaledrat greke. E sigurt që nuk do të kishim një Gjykatë Kushtetuese deri pranverën tjetër.

Prandaj ndërkombëtarët BE dhe SHBA përshëndetën procesin sot, sepse ishin 105 vullnete ato të cilat vendosën ‘pro’. Nuk duhet lënë pa përmendur vullneti i opozitës, pa të cilët nuk do ta arrinim dot një gjë të tillë, është shprehur Manja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A ishte Rama për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi?/ Albin Kurti tregon të vërtetën

Publikuar

-

Nga

Nga emisioni “5 Pyetje nga Babaramo”, kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, njëherësh dhe kandidat për kryeministër i Kosovës, krahas të tjerave ka rrëfyer edhe çfarë ka bisedoi me kryeministrin Edi Rama, pak javë më parë në Tiranë. Ku shkëmbimi i territoreve ka qenë një nga pikat e bisedës.

I pyetur nga moderatori i emisionit lidhur me të vërtetën e qëndrimit të Ramës për këtë pikë të nxehtë, përtej akuzave që janë hedhur për qënien pro shkëmbimit të territoreve nga Rama, Albin Kurti ka treguar të vërtetën që Rama e ka zbuluar gjatë bisedës “kokë më kokë” me të.

“Karshi Beogradit nuk duhet të ketë një politikë Tirana dhe një politikë Prishtina. Ashtu si me Greqinë, nuk mund të kem unë një politikë ndaj Athinës pa u konsultuar me Tiranën. Kemi diskutuar shumë gjatë për çështje ekonomike dhe Rama u mundua që të më tregojë mua një mori të vështirësive që ka hasur kur erdhi si kryeministër, shumë gjëra që kish menduar ti bënte, disa i ka bërë disa janë vonuar dhe vështirësitë që ka hasur me administratën, por edhe profesionalizmi dhe punës që ndoshta jo pak mungon tek ne. Është për të përshëndetur qëndrimi i tij se nuk ka qenë dhe nuk është për shkëmbimin territorial,” ka treguar Albin Kurti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE