LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidentet rrugore/ Largohen tregtarët ambulantë në akset nacionale

11 Tetor 2019, 10:03, Sociale CNA
Aksidentet rrugore/ Largohen tregtarët ambulantë në akset

Bashkia e Korçës së bashku me ARRSH-në kanë ndërmarrë një aksion për largimin e tregtarëve ambulantë, në aksin Korçë-Pogradec.

Shkak për këtë aksion janë bërë aksidentet rrugore, pasi sipas këtyre institucioneve, tregtarët zinin një pjesë të rrugës.

Ndërkohë, ditën e sotme ata janë vendosur 2 metër larg rrugës për të mos sjellë probleme në qarkullim.

Nga ana tjetër, mësohet se aksioni do të përqendrohet në të gjitha rrugët nacionale të qarkut, me qëllim shmangien e aksidenteve.

Ndërkohë, sipas policisë, edhe pse janë vendosur 2 metër larg rrugës, shitësit ambulantë janë sërish problem dhe pritet një aksion nga bashkia për gjetjen e vendeve të përshtatshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga