Connect with Us

A ka “frikë” nga bisedimet me Albin Kurtin? Flet presidenti serb…

Kosova & Rajoni

A ka “frikë” nga bisedimet me Albin Kurtin? Flet presidenti serb…

Publikuar

-

Në intervistën për emisionin Opinion, Albin Kurti e bëri të qartë se do të jetë ai që do të drejtojë dialogun nga pala Kosovare. Por si e pret këtë zhvillim, presidenti serb dhe a do të ulet ai në një tryezë me kreun e Vetëvendosjes, i cili pritet të jetë dhe kryeministri i ri i Kosovës?

Aleksandër Vuçiç duke folur për Opinion, tha se edhe më Thaçin ka qenë e vështirë por ajo që kërkon është arritja e një kompromisi. Sipas tij nëse shqiptarët nuk duan kompromis, nuk ka problem, serbët do vazhdojnë të jetojnë dhe Serbia do të ketë më shumë autoritet në bashkësinë ndërkombëtare.

Për mua edhe ashtu ka qenë vështirë. Siç e shihni nuk kemi arritur tek rezultati. Nëse do të jetë me vështirë apo jo nuk e di, por për mua është vështirë që nuk kemi një zgjidhje të kompromisit dhe unë flas për gjëra serioze dhe jo për gjëra personale siç është ajo që Albin Kurti ka ofenduar të bijën time minorene duke e përfshirë në procese politike sepse njerëzit e ndershëm këtë nuk e bëjnë, por ta lëmë anash. Sa i përket Beogradit dhe Prishtinës, unë them që nëse nuk dëshironi kompromis nuk ka problem njerëz dhe vetëm na njoftoni dhe më thuani që nuk duam dhe ne do të themi në rregull do të vazhdojmë kështu të jetojmë, ne pak më mirë se ju, por me një autoritet më të madh se ju në bashkësinë ndërkombëtare që më vjen keq, por kjo është zgjidhja juaj me sa duket dhe nuk kam asnjë problem me këtë”.

LEXO EDHE:  Haradinaj “dhëmb për dhëmb” me Ramën/ Nuk e ka të sigurtë pushtetin, shihemi në gjyq!

Presidenti serb nuk jep një përgjigje se e kujt ishte ideja për shkëmbim territoresh, e atij, Hashim Thaçit apo e SHBA-ve? Teksa thekson se akuzat kundër tij bëhen për të fituar pikë në politikë, në kutitë e votimit ai merr më shumë vota.

Realiteti pa zgjidhje është ky. Nëse ky realitet është i keq? Jo, kemi jetuar edhe në kohë më të vështira. Por, është garantues i mjaftueshëm i së ardhmes së fëmijëve tanë? Nuk është. Kjo është arsyeja përse jam për zgjidhje të kompromisit. Dhe, të gjithë kuptojnë çdo gjë, por të gjithë bëhen si të marrë nga të gjitha anët dhe këtë e kam thënë qindra herë këtu dhe asnjëherë nuk kam tërhequr asnjë fjalë, pavarësisht sulmeve të forta dhe presioneve e të gjithave”./ Opinion

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Akoma s’ka marrëveshje/ Kurti: Po punojmë ditë e natë me LDK-në

Publikuar

-

Nga

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, u shpreh se me LDK-në po bëjnë përpjekje natë e ditë që të arrijnë marrëveshje për koalicion, pasi deri tani nuk ka pasur ende rezultate konkrete, raportojnë mediat kosovare, duke folur për të rejat më të fundit të negociatave pë krijimin e qeverisë.

“Po përpiqemi ditë e natë që të arrijmë marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Këto kontakte dhe takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi nuk është lajm. Lajm është arritja e marrëveshjes. Jemi dakorduar që komunikimin ta kemi shumë herë gjatë ditës në mënyrë që sa më parë ta realizojmë koalicionin për bashkëqeverisje. Gjithnjë më afër jemi, por kur ti kemi rezultatet konkrete do të ju informojmë”, tha Kurti, i cituar nga “Kosova Press”, pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës. Të njejtën e përmend edhe kosovarja “Express”.

LEXO EDHE:  Haradinaj “dhëmb për dhëmb” me Ramën/ Nuk e ka të sigurtë pushtetin, shihemi në gjyq!

LEXO EDHE:  S'ka marrëveshje/ Kurti dhe Mustafa konfirmojnë papajtueshmëritë

Gazetarët kosovarë janë shprehur se populli po pret me padurim Qeverinë e re, gjë që nuk po realizohet për shkak se Vetvendosja dhe LDK-ja nuk kanë arritur ende në një marrëveshje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pezullimi i ligjit të pagave/ Shëndetësia dhe arsimi në grevë

Publikuar

-

Nga

Sindikatat e shëndetësisë dhe të arsimit në Kosovë u hodhën të premten në një grevë paralajmëruese, kundër pezullimit të zbatimit të ligjit për pagat.

Pezullimi që do të jetë në fuqi deri më 30 mars të vitit 2020, u vendos nga Gjykata Kushtetuese pas kërkesës së Avokatit të Popullit, për “vlerësimin e përputhshmërisë” së këtij ligji me Kushtetutën.

Shumica e shkollave, çerdheve dhe universiteteve publike mbajtën dy orë grevë e cila ishte vendosur para vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një njoftim të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës thuhet se në shumicën absolute, gjegjësisht në mbi 98 për qind të institucioneve arsimore u mbajt greva dyorëshe Nga raportet shihet se nga 1116 institucione arsimore parauniversitare, gjegjësisht nga 784 shkolla amë dhe 332 paralele të ndara në grevë ishin 1101, ndërsa pjesërisht apo plotësisht në grevë nuk kanë marrë pjesë vetëm 15 sosh”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate, raporton kprespondenti i radios amerikane VOA. Sipas të cilit:

Edhe punonjësit shëndetësor të të gjitha niveleve kanë hyrë në grevë tërë ditore. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës tha se “greva ka filluar në ora 07:00 ashtu siç ishte planifikuar në të gjitha Institucionet Shëndetësore të Kosovës dhe deri më tani të gjithë punëtorët i janë përgjigjur grevës së Përgjithshme”.

LEXO EDHE:  Rama dhe Vuçiç po luajnë me kufijtë në Ballkan

LEXO EDHE:  Vizita e Vuçiç, bllokohen edhe disa rruge ne Durres

Kandidati për kryeministër i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tyha se ligji i ri për pagat është i përshkuar nga pabarazitë dhe se do të ndryshohet dhe plotësohet në qeverinë e tij.

“Ne as si deputet sot dhe as si qeveri nesër, nuk mund t’i dalim përball vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe jemi në pritje të aktgjykimit të kësaj gjykate, me ç’rast të gjitha ato që do të thuhen aty do t’i adresojmë. Përndryshe, unë besoj, se kemi nevojë për projektligj të ri pra që e plotëson dhe e ndryshon këtë aktualin në mënyrë që pabarazitë e ngelura të eliminohen. Le të mos harrojmë se edhe me këtë ligjin e ri të pagave, shoferi i kryetarit të parlamentit e ka pagën më të lartë se drejtori i shkollës, andaj pabarazitë janë të papranueshme dhe duhet të adresohen në një projektligj të ri për pagat, të plotësohet dhe të ndryshohet ky aktuali e me ç’rast do të merren parasysh ato që do të na i thotë gjykata Kushtetuese me aktgjykimin përkatës”, tha zoti Kurti.

Në fillim të këtij muaji, Avokati i Popullit, bëri kërkesë për vlerësimin e ligjit të punës, i cili ishte miratuar në muajin shkurt të këtij viti, ndërsa hyri në fuqi më 1 dhjetor.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

I zhdukur prej tre ditësh/ Gjendet i pajetë i riu

Publikuar

-

Nga

Një 32 vjeçar nga Ferizaj, me inicialet Sh.B i cili ishte shpallur i zhdukur para tre ditësh, është gjetur sot i pajetë.

Sipas mediave kosovare, trupi i të riut është gjetur mes fshatit Gadime dhe Kishnapole të Komunës së Lipjanit.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërkohë që trupi i të tij është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE