Connect with Us

A është tejkalimi shkelje?/ Bardhi: Venecia konfirmoi se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën

Politikë

A është tejkalimi shkelje?/ Bardhi: Venecia konfirmoi se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën

Publikuar

-

I ftuar në “Mbrëmje në ABC”, Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, ka komentuar vendimin e Komisionit të Venecias për Presidentin e Republikës. Sipas Bardhit “opinioni tregon se veprimtaria e Kuvendit dhe e partisë qeverisëse ishte një puç konsitucional”.

“Përgjigja zyrtare e Komisionit të Venecias është që Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje dhe nuk jemi në rrethanat ku mund të shkarkohet nga Kuvendi apo Gjykata kushtetuese. Opinioni tregon se veprimtaria e Kuvendit dhe e partisë qeverisëse ishte një puç konsitucional për të kaluar një nga insitucionet e vetme jashtë kontrollit të qeverisë.”, shprehet Bardhi.

I pyetur se nëse ky tejlkalim kompetencash nga ana e Presidentit, përbëjnë apo jo shkelje, sekretari i PD-së, Bardhi, tha se ndryshimi i opinionit paraprak me atë përfundimtar është se në këtë të fundit, Komisioni shpreh qartë se “nëse ka patur apo jo tejkalim, do të duhet ta vendosë Kuvendi apo Gjykata Kushtetuese.”

LEXO EDHE:  Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Bardhi: Nuk është në dorën tonë...

“Ka një ndryshim në opinionin përfundimtar të miratuar sot, krahasuar me draftin. Ky është një nga rastet e veçanta që Komisioni i Venezias ndryshon qendrim referuar opinionit të ekspertëve. Në draftin final është specifikuar se nëse ka patur apo jo tejkalim, do të duhet ta vendosë Kuvendi apo Gjykata Kushtetuese. Edhe nëse ajo që ka thënë Komisioni i Venecias konsiderohet si tejkalim, duhet të merren në konsideratë rrethanat e tjera kushtetuese që kanë detyruar Presidentin të marrë vendimin. Në raport thuhet qartë konkluzioni se Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje, siç ka bërë propagandë qeveria gjatë kësaj kohe. Deri më sot Presidenti Meta i ka qendruar betimit për respektimin e Kushtetutës.”, ka deklaruar ndër të tjera Bardhi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti final i OSBE-ODIHR/ Lubonja: SPAK të hetojë pretendimet e opozitës

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE-OHDIR/ Lubonja: SPAK të hetojë pretendimet e opozitës

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në news 34, Lubonja tha se raporti, nuk ka ndikim kushtetues në vend, pasi përfundimet e saj vijnë në formën e sugjerimeve.

Sipas tij rol më se shumti në vend luajnë ambasadat, e ato, i kanë njohur zgjedhjet.

Lubonja vuri në pah, se SPAK duhet të hetojë pretendimet e ngritura nga opozita, por një gjë të tillë e gjykoi si të vështirë për të ndodhur.

“Qartazi OSBE nuk është një organizëm aq me peshë sa dhe të vendosë realisht politikat, ndryshimet. Jo vetëm që është organ i jashtëm, por edhe influenca e ndërkombëtarëve në Shqipëri, nuk është e lidhur me OSBE, por siç e dimë ambasada e SHBA, BE, të cilët paradoksalisht nuk pritet që ta japin këtë raportin për gjykim, por e njohën rezultatin e zgjedhjeve. Ç‘vlerë ka kjo për korrigjim. Ne thellohemi, jo korrigjohemi. Sigurisht standardet janë të dyfishta të atyre që japin këto raporte. Në Austri ku ka qenë OSBE në Vjenë, vetëm 2 qendra votimi që u mbyllën më herët seç duhet dhe në një vend se s’kishte njerëz më, u ankuan dhe Gjykata Kushtetuese i ripërsëriti zgjedhjet. Këtu luhet loja e ambiguitetit. Pushteti vazhdon e korrigjim nuk ka. Nëse vazhdon minimumi 20 vjet kështu, edhe këta të OSBE duhet të vijnë dhe ta ta thonë më qartazi dhe prerazi.

Kur sheh raportin e OSBE, përsëri lind nevoja e hetimit. Patronazhistët dalin qartazi si shkelje e ligjit. Problemi është se cili do e hetojë. SPAK? Ky është problemi te ne. Kur s’ke institucione të hetojnë këta do të vijojnë kështu. Ai i SPAK s’duhet të marrë urdhra nga askujt. Nuk është hapur dosja e patronazhistëve asnjëherë. Ata shpejt thërritën Andi Bushatin dhe Armand Shkullakun se kush ia dha. U treguan të gatshëm për të treguar se kush e spiunoi PS.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Operacioni i policisë/ Basha: Dhunimi i gazetarit produkt i modelit Rama, të hetohet përgjegjësi

Publikuar

-

Nga

Operacioni i policisë/ Basha: Dhunimi i gazetarit produkt i modelit Rama, të hetohet përgjegjësi

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me operacionin antidrogë në Tiranë ku policia gjatë aksionit ka shtrirë në tokë edhe gazetarin Ergys Gjençaj.

Basha shprehet se ky është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë.

“Dhunimi i reporterit Ergys Gjençaj është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë. Brutaliteti ndaj gazetarit në detyrë duhet hetuar dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit Rama që kërkon të zhbëjë të vërtetën me propagandë, korrupsion dhe dhunë. Kjo konfirmohet edhe nga raporti i fundit i OSBE/ODIHR. Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është dhunë ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqjet në PD e Korçës/ Lisandër Hoxha përgëzon demokratët: Përgjegjshmëri e lartë politike

Publikuar

-

Nga

Dorëheqjet në PD e Korçës/ Lisandër Hoxha përgëzon demokratët: Përgjegjshmëri e lartë politike

Ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha ka përshëndetur dorëheqjen e 13 zyrtarëve në PD e Korccës.

Në reagimin e tij, Hoxha thekson se sjellja e Lulzim Bashës prej krenaristi arrogant pas humbjes turpëruese të 25 Prillit i vuri kapakun pamundësisë për të bashkëjetuar nën nje çati politike me hipokrizinë.

Ai shton se distancimi nga Basha sot është përgjegjshmëri e lartë politike.

“Pershendes veprimin e PD Korçe, e cila nuk perfaqesohet dot me vlerat e tjetersuara te Partise Lulokratike!

Jemi mijera demokrat, te cilet kemi nje revolte ndaj uzurpatorit te Partise Demokratike me modelin e tij prej burokrati humbes. Sjellja e Lulzim Bashes prej krenaristi arrogant pas humbjes turperuese te 25 Prillit i vuri edhe kapakun pamundesise per te bashkejetuar nen nje çati politike me hipokrizine.

Largimet nga Basha nuk quhen largime nga PD, pasi Luli nuk eshte dhe nuk ka qene kurre PD-ja.

Distancimi nga Basha sot eshte pergjegjshmeri e larte politike, e cila tregon se jemi ne politike per vlerat dhe jo per pazaret bashkeqeverisese te stabilokracise. Elektorati yne ndihet i neveritur nga ky atrofizim i mendimit politik brenda PD dhe pret reagime nga njerezit e pergjegjshem te strukturave tona.

Zoti i bekofte Demokratet, antikomunistet dhe patriotet e djathte qe neverisin sherbetoret e shitur te George Soros brenda PD!“/CNA.al

LEXO TE PLOTE