Connect with Us

Zgjedhjet në Kosovë/ Abazi: Qytetarët do të vendosin vetë edhe për simbolet

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Abazi: Qytetarët do të vendosin vetë edhe për simbolet

Publikuar

-

Drejtuesi i qendrës së Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi, ka folur lidhur me fitoren e së dielës në Kosovë.
Ai u shpreh se sfida e parë e VV është drejtësia dhe çlirimi i shtetit nga kapja, ndërsa theksoi se herët apo vonë populli i Kosovës duhet të vendosë vetë edhe për simbolet dhe flamurin.
“Ne nuk është se nuk i përdorim simbolet e Kosovës, por ne besojmë se te e drejta e popullit për të vendosur vetë. Gradualisht, populli i Kosovës duhet të vendosë se çfarë do të bëjë me fatin e tij kolektiv. Ne besojmë te demokracia e drejtpërdrejtë. Ne duhet t’ia lëmë popullit të vendosë fatet e tij dhe kjo përfshinë edhe simbolet. Emblema dhe flamuri nuk janë prioritet, por herët a vonë populli i Kosovës duhet të vendosë vetë për simbolet shtetërore”, u shpreh Abazi, i ftuar në Ditarin e orës 09:00 në A2.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Deklaratat e Vuçiç për Masakrën e Reçakut/ Ambasada e SHBA në Prishtinë: Provokative

Publikuar

-

Nga

Për deklaratën e presidentit të Serbisë Alekandër Vuçiç se masakra e Reçakut në Kosovë është trillim, ka reaguar ditën e sotme edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Ambasada thotë se Vuçiç duhet të vetëpërmbahet, pasi i cilëson deklaratat e tij si të dëmshme dhe provokative, ndërsa thekson se kjo dëmton mundësitë për pajtim dhe kthimin në dialog.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet deklaratat nga Bashkimi Evropian, PSSP i Kombeve të Bashkuara dhe të tjerët, si përgjigje ndaj komenteve të fundit që mohonin ngjarjet e mire dokumentuara që kanë ndodhur në Reçak, në janar të vitit 1999. Përfaqësuesit nga të gjitha palët kanë përgjegjësi që të përmbahen nga retorika e dëmshme dhe provokative, që është mosrespektuese ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, dhe dëmton mundësitë për pajtim dhe kthimin në dialog. Ne presim që institucionet gjyqësore në Prishtinë do të ndjekin procesin e duhur në trajtimin e të gjitha çështjeve në mënyrë transparente, pa paragjykime etnike”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kadri Veseli niset për në Hagë/ Jam krenar që i shërbeva UÇK-së

Publikuar

-

Nga

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli është nisur drejt Hagës ku do të merret në pyetje nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

Veseli u shpreh se Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe.

“Tani jam duke udhëtuar për në Hagë me ftesë të dhomave të Specializuara, jam i ftuar për intervistim, gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por të njejtën kohë është sfidë përballë krimeve makabre serbe po edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit tonë të UCK-së, çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pas fatin t’i shërbejë atdheut të vetë, edhe unë, jam shumë krenarë e falënderoj zotin për këtë dhe dua ta them se me asnjë gjë nuk e ndrroj asnjë pjesë të jetës time krenare, historia e UCK është histori për liri dhe pavarësi”, tha Veseli.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti tha se nuk bashkëpunon me Vuçiç/ Reagon ministri i Jashtëm serb

Publikuar

-

Nga

Pas deklaratës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, se nuk ulet në tryezë për bisedime me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç.
Daçiç heq përgjegjësinë nga Serbia, teksa pretendon se Kosova nuk është e interesuar për vazhdimin e dialogut dhe për arritjen e një kompromisi.
“Nëse ata (Kosova), vazhdojnë kështu, ne nuk jemi optimistë kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Daçiq para fillimit të seancës së Bordit Kryesor të Partisë së tij.
“RTS.rs” raporton se ministri serb e cilësoi si “çmenduri politike” qëndrimin e Kosovës, teksa e fajësoi këtë të fundit si faktorin më të madh të paqëndrueshmërisë.
“Ky është një tregues se ata nuk kujdesen për dialogun dhe kompromisin. Problemi i vetëm është se ata nuk e kuptojnë se situata ka ndryshuar shumë”, theksoi Daçiç.
Sipas zyrtarit serb, qëllimi i qeverisë aktuale në vendin e tij është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE