LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në Kavajë/ Ish-bashkëshorti i Marsidës zbardh masakrën

10 Tetor 2019, 17:34, Kronika CNA
Vrasja në Kavajë/ Ish-bashkëshorti i Marsidës zbardh

Të tjera të dhëna kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e e rëndë që tronditi Kavajën dhe mbarë opinionin publik.

Ish-bashkëshorti i Marsida Qatjas, ka deklaruar për ?Panorama? se në momentin e ngjarjes fëmijët kanë qenë në shtëpinë e tij.

Sa i përket protagonistëve të ngjarjes, se u shpreh se nuk ka patur asnjë njohje dhe lidhje me ta.

Po kështu ai ka zbuluar se me Marsidën janë ndarë prej katër vitesh me marrëveshje, por vijojnë të ruajnë një raport të mirë mes tyre.

?Fëmijët për fat të mirë kanë qenë të dy me mua mbrëmë, në shtëpinë time, pasi më kishte ardhur edhe motra. Janë shqetësuar nga ngjarja, sidomos djali që është 14 vjeç, sepse shikon mediat, ndërsa vajza është 9 vjeçe dhe nuk e ka kuptuar çfarë ka ndodhur. Unë me Marsidën kemi raporte të mira, vazhdoj të flas edhe sot me familjarët e saj, ndërsa sa i takon jetës së saj, janë gjera personale?, është shprehur ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga