Connect with Us

Vrasja në Kavajë/ Flet “molla e sherrit”: Ishim ndarë, por ai insistonte për të kryer marrëdhënie

Kronika

Vrasja në Kavajë/ Flet “molla e sherrit”: Ishim ndarë, por ai insistonte për të kryer marrëdhënie

Publikuar

-

Zbardhet dëshmia e Marsida Qatja, e cila u bë shkak për vrasjen për ngjarjen e rëndë në Kavajë ku humbi jetën një person dhe mbeti i plagosur një tjetër.
Qatja ka deklaruar në polici se prej kohësh ka pasur marrëdhënie me shtetasin Dritan Haxholli, marrëdhënie e cila sipas saj ka kohë që është ndërprerë.

30- vjeçarja ka bërë me dije se pavarësisht ndërprerjes se marrëdhënies, muajin e fundit shtetasi Dritan Haxholli ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer marrëdhënie me të.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23 e 30 tek banesa e shtetases Marsida Qatja ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një armë zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e kuzhinës së banesës së shtetases Marsida Qatja.

Qatja ka komunikuar me viktimën duke i thënë që të vinte brenda për t’u sqaruar dhe në vijim ajo ka hapur derën e banesës së sak. Në këto momente Haxholli është futur në derë me armë në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej shtetasi Bledar Toçi. Dritan Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të Toçit duke plagosur atë ku dhe në këto momente shtetasi Bledar Toci ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë që kishte me vete dhe ka shkëmbyer zjarr me shtetasin Dritan Haxholli i cili ka mbetur i vdekur./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tirana pushtohet nga mjegulla/ Vështirësohet qarkullimi

Publikuar

-

Nga

Një rast i pazakontë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

I gjithë kryeqyteti është mbuluar nga një mjegull, e cila ka shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Në pamjet e siguruara nga CNA.al, shihet se pamja nuk është shumë e qartë, ndërsa raportohet se kryesisht mjegulla më e dendur është regjistruar në Bulevardin e Ri, në zonën e Don Boscos, Laprakës, Casa Italias, Bathores, etj.

LEXO EDHE:  Vrasja e të riut në Memaliaj/ “Policia kërkon të manipulojë ngjarjen”

LEXO EDHE:  Ekstradohet nga Britania i denuari per vrasje, Robert Linardi

Nuk dihet çfarë e ka shkaktuar këtë mjegull, që bën pothuajse të pamundur fushëpamjen, ndërkohë vendi është shoqëruar prej disa ditësh nga moti i keq./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhet ngjarja/ Si u plagos çifti i bashkëshortëve në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe pyetjes së dëshmitarëve Policia ka hedhur dritë mbi plagosjen që tronditi mbrëmjen e sotme zonën e Alliasit të Tiranës.

Blutë bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve janë p/rkatësisht Petrit dhe Afërdita Laze. Ata kishin qenë në banesë në momentin kur dy persona të maskuar kanë hyrë në të.

Njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri drejt bashkëshortëve, të cilët kanë marrë plagë të rënda në trup.

Çifti Laze merret me tregti, janë pronarë të dy furrave të bukës, ndërsa dyshohet se autorët kanë dashur të vjedhin banesën e tyre.

“Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”,  2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L. dhe A.L.

LEXO EDHE:  Suedi: Dy të vrarë në një dyqan të Ikea-s

LEXO EDHE:  Artan Hoxha zbulon detajin e frikshëm/ Ja cila është specifika që i dallon vrasësit profesional në Shqipëri

Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.

Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L dhe A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore”, vijon njoftimin më të fundit zyrtar Policia.

Ndërkohë, blutë kanë nisur hetimet intensive, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë aksionin e terrenit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes së rendë kriminale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosja e bashkëshortëve në Tiranë/ Policia njoftim zyrtar

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës jep njoftimin zyrtar për plagosjen e mbrëmjes së sotme në Allias të Tiranës.

Blutë bëjnë me dije se nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur çifti i bashkëshortëve me iniciale P. L. dhe A. L.

Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës ku po marrin shërbimin mjekësor, pasi raportohet se janë në gjendje kritike për jetën.

“Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Në protesta edhe tregtarët e Kavajës dhe Elbasanit

LEXO EDHE:  Detaje të reja/ Si ndodhi vrasja në Selenicë

Ndërkohë që policia nuk jep me shumë informacione se një njoftim të raportuar më parë nga mediat, burime jozyrtare bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve meret me tregti dhe ka disa dyqane.

Dyshohet se ata janë plagosur nga persona të maskuar, që kanë shkuar t’i grabisin, por pritet të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE