Connect with Us

Vrasja në Kavajë/ Arrestohet shefi i sigurisë së Burgut dhe vëllai i tij, “molla e sherrit” nëna e tre fëmijëve

Kronika

Vrasja në Kavajë/ Arrestohet shefi i sigurisë së Burgut dhe vëllai i tij, “molla e sherrit” nëna e tre fëmijëve

Publikuar

-

Policia e Kavajës ka arrestuar Bledar Toçin dhe vëllain e tij pas vrasjes që tronditi qytetin mëngjesin e sotëm.
Bledar Toçi , Shef i Sigurisë së Brendshme në burgun e Durrësit vrau me armë zjarri shtetasin Dritan Haxholli.
Ndërkohë vëllai i Toçit është arrestuar pasi në banesën e tij janë gjetur shtatë doza kokainë.
“Molla e sherrit” për konfliktin është bërë një grua e identifikuar si Marsida Qatja, nënë e tre fëmijëve.
Sipas Ballkanweb, gruaja e martuar, burri i të cilës ishte në burg në Gjermani, ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, ky i fundit i divorcuar. Pasi Marsida kishte vendosur që t’i jepte fund historisë me Haxhollin, rreth 38 vjec, ishte lidhur me shtetasin Bledar Tocin, i cili mbeti i plagosur. Gjithashtu raportohet se Qatja bën një jetë luksoze, ndërsa ka edhe një agjenci turistike të vetën.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 2, në Kavajë, ku pas një konflikti në banesën e shtetases M. Q., mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi D. H. dhe i plagosur shtetasi B. T., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

LEXO EDHE:  Zbulohen kandidatët e Lulzim Bashës për Kavajën

B. T., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 2, në Kavajë, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Shtetasi B.T., pasi është konfliktuar me shtetasin D. H., ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur shtetasin B. T. Në kushtet e vetëmbrojtjes shtetasi B. T. ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete shtetasin D. H.( i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike). Arrestimi i shtetasit B.T., për veprën penale “Vrasja me dashje”.

B. T., 27 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 2, në Kavajë ( vëllai i shtetasit B.T.), pasi gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. T. në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit. Arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale do të dërgohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ishte liruar me leje nga burgu / Arratiset shqiptari i akuzuar për vrasje

Publikuar

-

Nga

Një i burgosur shqiptar është arratisur pasi kishte dalë me leje nga burgu në Kifissos të Greqisë.

Sipas mediave greke shqiptari ndërpreu sistemin e mbikëqyrjes elektronike “orë dore” dhe u nis drejt Shqipërisë.
Raportohet se incidenti ndodhi rreth orës 19:00. Shqiptari i përfshirë në një vrasje i cili ishte liruar me orë dore dhe me leje preu lidhjet dhe u nis për në atdheun e tij.

LEXO EDHE:  Përdhunimi i 13-vjeçares/ Shtatë djemtë dalin para Gjykatës

LEXO EDHE:  40-vjeçari shqiptar në Itali u vra për “nder”

Sapo u mor vesh se ai ka shkëputur sistemin e kontrollit, ka shpërthyer alarmi dhe janë informuar autoritetet policore si edhe ato doganore në mënyrë që shtetasi të mos arrijë të kalojë kufirin shqiptar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lajmi i rremë i lidhjes me Cakajn/ Rea Xhillari fiton gjyqin ndaj 7 portaleve

Publikuar

-

Nga

Vajza e Linda Ramës Rea Xhillari ka fituar sot gjyqin për shpifje ndaj 7 portaleve Syri.net, 360grade.al, Standard.al, Faxweb.al, Telegraf.al, Boldnews.al dhe JOQ Alabania.

Mësohet se 7 porlate janë gjobitur dhe janë detyruar të përgënjeshtojnë lajmin e lidhjes se Xhillarit me ministrin e Jashtëm Gent Cakajn, me një tjetër lajm.

Konkretisht raportohet se Syri.net Standart.al dhe Telegraf.al janë gjobitur me një milion lekë të vjetra, ndërsa Artur Zheji me 3 milionë lekë të vjetra.

LEXO EDHE:  Video/ Si u ekzekutua me breshëri plumbash koka e mafies në mes të Athinës

LEXO EDHE:  Vrasje tronditëse/Trupi i gazetares gjendet pa kokë, duar e këmbë (Emri+Video)

Kujtojmë se këto portale publikuar një lajm i cili thonte se Rea Xhillari është në një lidhje intime me Cakajn dhe bashkëjetojnë së bashku, por kjo u mohua menjëherë nga thjeshtra e kryeminsitrit Edi Rama.

Ajo i cilësoi këto lajme si përbaltje për shkak të martesës së mamasë së saj me kreun e qeverisë, ndërsa deklaroi se ministrin e Jashtëm në detyrë nuk e njeh personalisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplaset motorçikleta në Lushnje, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Një motorçikletë është përplasur pasditen e sotme në Lushnje.

Mësohet se si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi 50-vjeçar i motorçikletës, S.Gorovelli, i cili është dërguar me urgjencë në spital, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga informacionet paraprake, ende nuk raportohet për shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka shkuar menjëherë drejt vendngjarjes dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE