Connect with Us

Vjosa Osmani flet pas takimit me Kurtin/ Çfarë u vendos për koalicionin

Kosova & Rajoni

Vjosa Osmani flet pas takimit me Kurtin/ Çfarë u vendos për koalicionin

Publikuar

-

Ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit, Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit ku është diskutuar për arritjen e një marrëveshje koalicioni për të qeverisur me Republikën e Kosovës.
Osmani u shpreh se ka gatishmëri nga të dy partitë për të arritur një koalicion, dhe se për marrëveshjen finale do të presin përfundimin e procesi të numërimit.
“Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, tha Osmani pas takimit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Publikohet letra/ Çfarë i kërkon Kurti Isa Mustafës

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar tekstin e letrës që i ka dërguar gjatë ditës së sotme kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, lidhur me dakortësinë për koalicionin bashkëqeverisës të Kosovës.

Në letër Kurti shpreh keqardhjen për vendimin e Mustafës për të ndalur bisedime dhe i kërkon këtij të fundit të rikthehen në tryezë.

Kreu i VV-së deklaron më tej se nuk do ta diskutojë kërkesën për të larguar Glauk Konjufcën nga posti i kryetarit të Kuvendit, pasi e cilëson këtë jodemokratike.

LEXO EDHE:  Tërmeti tragjik në Shqipëri/ Kosova nesër ditë zie në nderim të viktimave

LEXO EDHE:  Krijimi i ushtrisë/ Serbia po përgatit trazira në Kosovë

Kurti i ka kujtuar Mustafës deklaratat që ky i fundit ka bërë më parë para gazetarëve dhe i thotë të heqë dorë nga kërkesa për largimin e Konjufcës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Masakra e Reçakut/ Kurti mesazh LDK-së: Na duhet qeveria për të zbatuar rezolutën e gjenocidit

Publikuar

-

Nga

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kujtuar masakrën e Reçakut dhe rezolutën mbi gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, e cila u miratua 8 muaj më parë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kurti thotë se kjo rezolutë vendosi që 15 janari, dita e masakrës së Reçakut, të shpallet Ditë e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Ai jep edhe një mesazh për LDK-në, pasi thekson se Kosovës i duhet një qeveri për të zbatuar rezolutën e gjenocidit.

“Rezoluta i referohet konventave, deklaratave, gjykatave, rezolutave dhe raporteve të ndryshme ndërkombëtare. Në bazë të të dhënave zyrtare listohen faktet e krimeve të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë. Rezoluta përmban kërkesa ndaj Serbisë por edhe zotime tonat si shtet për të sjellur drejtësi, reparacion e rehabilitim për viktimat. Miratimi asokohe u bë me 79 vota PRO. Nuk është që Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë edhe këso vendimesh të mira, prandaj tani na nevojiten qeveri dhe institucione të vullnetshme që do t’i respektonin e zbatonin ato”, shprehet Kurti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zbulohet oferta e LDK-së për formimin e qeverisë së koalicionit

Publikuar

-

Nga

Partia Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), e cila u rendit e dyta në listën e partive fituese të zgjedhjeve të 06 tetorit 2019, ka shpalosur ditën e sotme ofertën e saj për formimin e qeverisë në koalicion me lëvizjen VetëVendosje.

Këtë e ka zbuluar anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se sipas ofertës “Lidhja Demokratike,deri në zgjedhjen e Presidentit, do të ketë Kryetarin e Parlamentit , post ky që më pas do t’i kalojë Lëvizjes VetëVendosje. Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeverisjes, VetëVendosja do të ketë Kryeministrin, LDK-ja Kryetarin e Parlamentit. Në tri vitet pasuese, VetëVendosja do të mbajë postin  e Kryeministrit dhe Kryetarin të Parlamentit, ndërkohë që LDK-ja atë  të Presidentin”.

Ndërkohë nga oferta mësohet se numri i ministrive mbetet dymbëdhjetë me përfaqësim siç është renë dakord, me përjashtim se: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është integruar sipas marrëveshjes së arritur në takimet e mëparshme, dhe mbetet për komunitetet jo shumicë krahas Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

LEXO EDHE:  Kryemadhi nxjerr zbuluar Metën/ LSI nuk u informua për koalicionin me Ramën

LEXO EDHE:  Mini Shengeni në Ballkan/ Rama: Nëse Serbia do të vendoste veto për Kosovën, unë nuk do të isha këtu

Referuar ofertës mësohet gjithashtu se të dyja partitë e kolaicionit qeverisës do të kenë numër të barabartë ministrish, nga pesë secila etj. “Partnerët e koalicionit, në përputhje me dispozitat kushtetuese, për presidentin e vendit do të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja”, citohet në pikën e tretë të ofertës.

LEXO TE PLOTE