Connect with Us

VIDEO/ Fituesi i çmimit “Nobel” mallkon kosovarët dhe boshnjakët: Shkofshi në ferr, atje ku jeni tashmë!

Kosova & Rajoni

VIDEO/ Fituesi i çmimit “Nobel” mallkon kosovarët dhe boshnjakët: Shkofshi në ferr, atje ku jeni tashmë!

Publikuar

-

Profesori norvegjez Kenneth Andresen ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shihet fituesi i çmimit “Nobel” për letërsi Peter Handke, teksa mallkon kosovarët dhe boshnjakët me fjalët: “Shkofshi në ferr, atje ku jeni tashmë!”

Duke u rritur afër kufirit me Slloveninë, ai ishte një përkrahës i madh i ish-Jugosllavisë, e cila u manifestua më pas me përkrahjen për serbët gjatë luftës në Ballkan në vitet 90-të.

Në vitin 2006, Peter Handke mori pjesë në funeralin e ish liderit serb dhe të dyshuarit për krime lufte, Slobodan Millosheviç, një figurë të cilin ai e simpatizonte pavarësisht akuzave që kishte për genocidinm shkruan Insajderi.

LEXO EDHE:  Nxisnin urrejtjen fetare/ Shpallen në kërkim 2 ekstremistët

Mirëpo një herë shkrimtari austriak kishte mohuar masakrën serbe në Srebrenicë.

Pasi Peter Handke e përshkroi bombardimin e Serbisë nga NATO si krim lufte, ai ishte sulmuar nga politikanët dhe mediat, një periudhë që ai e përshkroi në librin e tij “Udhëtimi nga Dugout, ose shfaqja për filmin e luftës”.

Peter

Profesori norvegjez Kenneth Andresen ka shpërndarë një video në rrjetin social Twitter ku shihet fituesi i cmimit "Nobel" për letërsi Peter Handke, teksa ju drejtohet të mbijetuarve kosovarë dhe boshnjakë me fjalët: "Shkofshi në ferr, atje ku jeni tashmë!" / KultPlus.com

Gepostet von KultPlus.com am Donnerstag, 10. Oktober 2019

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

VOA/ Kryeministri Zaev paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Publikuar

-

Nga

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev pas një dite jo të plotë vendosi të flasë për dështimin e marrjes së datës në Këshillin Evropian dje në Bruksel. Ai nuk fshehu emocionet ndërsa tha se vendit të tij iu bë një padrejtësi e madhe. “Ne tha ai, i realizuam të gjitha zotimet, por Bashkimi Evropian nuk reflektoi ndaj premtimeve të bëra. Bëmë reformat, zgjidhëm problemet me fqinjët ndërsa BE-ja nuk iu opërmbajt fjalës së dhënë”, u shpreh zoti Zaev.

“Ajo që Bashkimi Evropian nuk arriti të marrë vendim për hapjen e bisedimeve me ne, është një gabim historik dhe këtë e vërtetuan të gjithë drejtuesit evropianë”, tha Zaev, duke theksuar zhgënjimin dhe zemërimin e madh.

Ai tha më tej se vendimi i BE-së është bërë për shkak të problemeve të brendshme të pazgjidhura, të cilat Maqedonia e Veriut nuk mund t’i ndryshojë.

Ai megjithatë ndjen përgjegjësi para qytetarëve dhe paralajmëron:

“Drejtohem para jush dhe qartazi porosis: Ëndrra evropiane për maqedonasit, shqiptarët, serbët, vllehët, turqit, romët, boshnjakët e të tjerët që jetojnë në vendin tonë – nuk do të rrënohet”.

LEXO EDHE:  Bankat fituan miliona mbi kurrizin e kosovarëve të varfër

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali/ Deri në vitin 2016 kosovarët hanin mish të prishur nga Belgjika

“Prandaj propozoj organizimin e shpejtë të zhgjedhjeve të parakohëshme. Zgjedhje, sa më shpejtë që të mundet”, u shpreh kryeministri Zaev, por pa dhënë ndonjë datë të mundëshme se kur do të ndodhte kjo.

Këtë propozim ai do ta ngrejë në takimin e nesërm që ka thirrë presidenti Pendarovski me drejtuesit e partive të pushtetit dhe opozitës. Zaev tha se qytetarët e kanë në dorë vendimin: “për të shkuar në rrugën e drejtë të vlerave demkratike dhe evropiane, të zhvillimit dhe mirëqenies, apo në rrugën e errët të izolimit, nacionalizmit, ndarjeve dhe konflikteve, që është rruga e cila të kthen prapa”.

Opozita, si maqedoonase edhe ajo shqiptare me muaj të tërë kanë kërkuar zgjedhje të parakohëshme, ndërkohë, Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e ka mbështetur këtë ide, për shkak mundësisë së regresit nga reformat dhe proceset integruese, siç janë shprehur shpesh zyrtarë të saj.

Edhe një pjesë e analistëve vlerësojnë se zgjedhjet e parakohëshme do të ndalonin përparimin e reformave të nisura dhe do t’i merrnin Maqedonisë së Veriut një kohë të çmuar për arritjen e standardeve të kërkuara evropiane./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dështimi i negociatave/ Zaev propozon zgjedhje të parakohshme

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në fjalimin e tij në mbledhjen e sotme të Qeverisë, tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ky propozim i tij vjen pasi dje nuk u mor data për fillimin e negociatave me BE-në.

“Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme”, theksoi Zaev, raporton agjencia e lajmeve INA.

Ai tha se me këtë propozim do të shkojë edhe në takimin e nesërm të liderëve të thirrur nga presidenti Pendarovski.

”Para dy ditesh Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”, tha mes tjerash Zaev.

LEXO EDHE:  Bankat fituan miliona mbi kurrizin e kosovarëve të varfër

LEXO EDHE:  Turp kombëtar në Durrës/Autoritetet bllokojnë rrugën për kosovarët

Ai theksoi se fokusi i tij do të jetë për reforma, integrimin euroatlantik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pakica serbe në qeverinë e re?/ Ja si përgjigjet kandidati për Kryeministër

Publikuar

-

Nga

Trajtimi politik i pakicave serbe në Kosovë dhe përfshirja e njerit prej përfaqësuesve të partisë së tyre “Lista Serbe”në kabinetin e ri qeveritar “Kurti”, ka qenë një tjetër çështje për të cilën kandidati për kryeministër i Kosovës ka folur nga tryeza e emisionit “Real Story”.

“Unë nuk kam problem me “Listën Serbe”, unë nuk kam asnjë problem pse është serbe, por sepse nuk është parti. Në fakt është shtet, instrument i Beogradit. Parregullsi të mëdha ka pasur në vendbanimet me shumicë serbe. Trysnia ndaj serbeve për të votuar “Listën Serbe” ka qenë e tmerrshme. Një ministër duhet të jetë serb, jo detyrimisht nga “Lista Serbe”. Por ata duhet ta miratojnë. Nuk do të jetë e lehtë. Unë do ti shërbej si Kryeministër komunitetit serb pa asnjë dallim,” ka thenë Albin Kurti./CNA.al

LEXO TE PLOTE