Connect with Us

U kapën me 3 milion euro drogë/ Arrestohet 3 shqiptarë në Itali

Kronika

U kapën me 3 milion euro drogë/ Arrestohet 3 shqiptarë në Itali

Publikuar

-

Policia italiane ka arrestuar 3 shtetas shqiptarë të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.
Shqiptarët, identitetet e të cilëve nuk dihen, janë të moshave 39, 29 dhe 23 vjeç e ishin banorë në Piza e Foggia.
Sipas hetuesve italianë, origjina e drogës që posedonin shqiptarët ishte holandeze, ndërsa po hetohet se ku do të dërgohej lënda narkotike.
Kokaina ishte e ndarë në 10 pako, 9 në celofan dhe një e mbështjellë me një çorap.
Nëse droga e kapur do të shitej në treg, do të sillte fitime prej 3 milionë euro./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kampi-burg i Al Hawl, mbi 80 shqiptarë të bllokuar/ Gazetari zbulon vendndodhjen

Publikuar

-

Nga

Ekipi i A2 që ndodhet në Siri pranë kampit famëkeq të ISIS ka mësuar se brenda ambienteve të tij strehohen dhe rreth 80 shtetas shqiptarë që qëndrojnë aty prej shumë kohësh. Shtetasit shqiptarë ndodhen në pjesën veri-perëndimore të kampit të Al Hawl, në pjesën fundore të tij.

Ekipi i A2, nën drejtimin e gazetarit Jul Kasapi do të mundohet të krijojë kontakte me këta njerëz të bllokuar në kampin-burg për të mësuar më shumë rreth tyre, identitetin, problemet dhe si i kalojnë ditët në pritje të një zgjidhje.

LEXO EDHE:  Aksident në Itali/ Humb jetën 27-vjeçari shqiptar

LEXO EDHE:  Detaje të reja për drogën e kapur ne Igumenicë

Ndërkohë, i ftuar në A2, Redjon Qirjazi, drejtor i çështjeve të sigurisë, IDM, tha se autoritet shqiptare duhet të ndërhyjnë, e për këtë sipas tij ka argumente ligjore dhe humanitare.

“Ka një argument ligjor për të ndërhyrë, por ka edhe argument humanitare. Gratë shqiptare janë viktima të këtij procesi. Këta persona kanë kaluar rreziqe të jashtëzakonshme. Rrezikojnë trafikimin, ndërsa janë objekt abuzimi”, tha Redjon Qirjazi, drejtor i çështjeve të sigurisë, IDM./A2

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina përplaset me furgonin

Publikuar

-

Nga

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, në aksin rrugor Korçë – Pogradec. Mësohet se një makinë është përplasur me një furgon, ndërkaq bëhet me dije se nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendngjarje për hetimin e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Elbasan/ 71-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se një 71-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.

Policia njofton se kanë qenë familjarët e të moshuarit, që e kanë gjetur atë të varur, kur kanë hyrë në banesë.

Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvarur shtetasi H.H., 71 vjeç.

LEXO EDHE:  ‘Shqiptarët e Meksikës’ kanë vodkën e tyre

LEXO EDHE:  'Shqiptarët e Meksikës' kanë vodkën e tyre

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja të tjera në trup përveç atyre të shkaktuar nga vetëvarja. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE