Connect with Us

U bë shkak i vrasjes në Kavajë/ Nëna e tre fëmijëve me jetë luksoze, pronare e një agjensie turistike

Kronika

U bë shkak i vrasjes në Kavajë/ Nëna e tre fëmijëve me jetë luksoze, pronare e një agjensie turistike

Publikuar

-

Marsida Qatja, 30 vjeçarja është “molla e sherrit” për ngjarjen e ndodhur në Kavajë ku humbi jetën një person dhe mbeti i plagosur një tjetër.
30 vjeçarja është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në burg në një nga vendet e BE-së.
Në rrjetet sociale ajo reklamon jetën luksoze, udhëtime me avione private ndërsa është edhe pronare e një agjencie udhëtimesh.
Qatja nuk është një emër i panjohur për policinë pasi ajo prej kohësh është nën hetim për mashtim.
Nëpërmjet agjensisë turistike, 30 vjeçarja ka përfituar dhjetra miliona lekë nga biletat, duke mashtruar kështu shumë qyetarë.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23 e 30 tek banesa e shtetases Marsida Qatja ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një armë zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e kuzhinës së banesës së shtetases Marsida Qatja.
Qatja ka komunikuar me viktimën duke i thënë që të vinte brenda për t’u sqaruar dhe në vijim ajo ka hapur derën e banesës së sak. Në këto momente Haxholli është futur në derë me armë në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej shtetasi Bledar Toçi. Dritan Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të Toçit duke plagosur atë ku dhe në këto momente shtetasi Bledar Toci ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë që kishte me vete dhe ka shkëmbyer zjarr me shtetasin Dritan Haxholli i cili ka mbetur i vdekur./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Kavaja”/ Policia asnjë fjalë për vrasjen

Publikuar

-

Nga

Ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga ana e Policisë së Shtetit.
Kështu u shpreh drejtuesi i emisionit “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu, i cili apeloi publikisht Policinë që të reagojë.

“Nuk kemi asnjë përgjigje nga Policia. Ne nuk kërkuam asgjë për hetimin e çështjes… A është e vërtetë që një person që duhet të ishte në burg lëvizte lirshëm i armatosur në Kavajë?”, tha drejtuesi i emisionit.

Nga ana tjetër, gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, u shpreh se konflikti nuk është vetëm për një femër.

LEXO EDHE:  Vrasja e Kostandinos Kaçifas/ Ambasadori i BE, apel të fortë Shqipërisë dhe Greqisë

LEXO EDHE:  Përdhunimi i 13-vjeçares/ Shtatë djemtë dalin para Gjykatës

“Bashkëshorti i asaj vajzës, i cili është në burg në Gjermani, në Shqipëri ka qenë i dënuar për vrasje. Cili është ai budalla që do shkojë atje, kur e di cili është. Ky grup personash, nuk janë zënë aty për një femër. Janë të përfshirë në një aferë kriminale, për se janë prishur pazaret atë le ta gjejnë.”, tha Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Kavajë/ Artan Hoxha zbardh pazaret e drogës

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja e Kavajës.

Hoxha tha se ngjarja është devijuar qëllimisht dhe se gjithë çështja vertitet rreth pazareve të drogës. Ndërsa tregoi dhe se viktima dhe autori kanë qënë në të njejtin burg.

“Në momentin e parë jemi marrë me çështjen e moralit, po ngjarja u devijua qëllimisht. Kemi ikur nga thelbi i vërtet. Pista është ajo që Prokuroria po merret tani, droga.

Ai ka qenë i dënuari, ky ka qenë gradiani.

LEXO EDHE:  Lajmi i fundit/ Vrasje në zonën e ish-Bllokut

LEXO EDHE:  Basha mbyll fushaten ne Kavaje: Kandidati i majte me te shkuar kriminale

Ajo që ka ndodhur aty dhe unë shpresoj që hetimet ta nxjerrin është që ky grup personash nuk ishin aty për një femër, por e njihnin njëri-tjetrin. Për çfarë u është prishur pazari!

Marsida e di shumë mirë se pse ka ndodhur konflikti i vërtetë. Kemi të bëjmë me njerëz që kanë luajtur me njëri- tjerirn. Këtë çështje nuk mund ta hetoj Prokuria e Kavajës.” u shpreh Hoxha në “Opinion”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Kavajë/ Marsida Qatja merret në hetim për drogë

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet ndaj Marsida Qatjas.

Mësohet se Qatja është marrë e pandehur  për akuzën e përshtatjes së ambienteve për drogë, pasi në banesë në momentin e ngjarjes iu gjet një sasi kokaine.

Marsida Qatja, për shkak të dëshmive kontradiktore që ka dhënë për ngjarjen që ndodhi në banesën e saj në Kavajë, është marrë disa herë në pyetje në Prokurori./CNA.al

LEXO TE PLOTE