Connect with Us

Trump e sfidoi, a do të garojë sërish për presidente Hilari Klinton?

Blog

Trump e sfidoi, a do të garojë sërish për presidente Hilari Klinton?

Publikuar

-

Nga Jacob Heilbrunn “National Interest”

* Po bëhet gjithnjë e më e qartë, pse Donald Trump nuk kërkoi ndjekjen penale për Hilari Klintonin pas presidencialeve të vitit 2016. Ai nuk donte që ta “vriste” atë politikisht. Përkundrazi, ai duket se dëshiron që të garojë sërish kundër saj në zgjedhjet e 2020-ës.

Në atë që po interpretohet si një lutje për një përballje tjetër, Trump përmendi në një postim të fundit në Tëitter zonjën Klinton, teksa shprehu pakënaqësinë e hapur ndaj rivales potenciale demokrate Elizabet Uorren.

“Unë mendoj se Hilari Klinton duhet të hyjë në garë, për të provuar edhe njëherë, dhe për të mposhtur brenda partisë majtisten ekstremiste Elizabet Uorren. Por vetëm me një kusht. Ajo duhet të shpjegojë para publikut të gjitha krimet dhe sjelljet e saj antiligjore, përfshirë edhe arsyen pse fshiu 33.000 e-mailet e postës së saj elektronike”- shkruante Trump.

Pak orë më vonë, Klinton reagoi duke iu përgjigjur:”Mos më tundoni. Bëni punën tuaj!”. Po sa i madh është tundimi i zonjës Klinton? Ajo nuk është pajtuar asnjëherë me humbjen e saj. Mundësia për t’u bërë presidentja e parë grua në SHBA duhet të jetë tërheqëse.

Sidomos kur Klinton po e sheh se Uorren, një politikane e rritur nën ndikimin e saj, mund të bëhet kandidatja zyrtare e Partisë Demokratike.  Pastaj është joshja e madhe e një revanshi ndaj Trumpit, njeriu që përkundër të gjitha shanseve, u zgjodh president i SHBA-së, duke sabotuar jo vetëm shfaqjen e saj të madhe plot fishekzjarre natën e zgjedhjeve buzë lumit Hadson, por edhe në aspiratat politike.

Një sondazh i publikuar të hënën, sugjeron se ajo dhe Trump do të merrnin secili 45 për qind të votave nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin brenda pak ditësh. Kur është fjala për Trump dhe Klinton, një psikolog mund të arrijë në përfundimin se ata të dy kanë një marrëdhënie të fortë varësie nga njëri-tjetri.

Asnjeri nuk mund të ekzistojë realisht pa tjetrin, të paktën në sferën politike. Ndërsa përballet me impeachment-in, Trump e di se askush nuk mund të shërbejë më mirë si një “kamardare shpëtimi” sesa zonja Klinton. Është Hilari, mendon ai, më e neveritshme për amerikanët, dhe jo unë.

Atashimi i emrit të tij me të sajin, i siguron atij një lloj mburoje për çdo sjellje të gabuar që mund të ketë kryer. Megjithatë, perspektiva që Hilari të rikandidojë për presidente janë thuajse zero. Partia Demokratike po sheh përpara. Sipas “Rasmussen Reports”, vetëm 18 përqind e demokratëve, duan që ajo të kandidojë sërish, dhe Hilari e di këtë.

Siç deklaroi vetë në muajin mars të këtij viti:”Unë nuk do të kandidoj, por do të vazhdoj të punoj, të flas dhe mbroj vlerat që besoj”. Pra me këtë mënyrë, ajo synon që të dëmtojë më tej figurën e Trumpit. Nëse aktiviteti i saj i fundit mund të cilësohet një lloj sinjali, atëherë mund të thuhet se po bëhet më agresive në përdorimin e mediumit të preferuar të Trump, Tëitter-it, kundër tij.

Në fakt, teksa Trump po konsumohet gjithnjë e me shumë nga perspektiva e impeachment-it, dhe lavdëron “mençurinë e tij të madhe dhe të pakrahasueshme”, slogani “bëj punën tënde” mund të përdoret kundër tij në një mënyrë efektive. Fakt është se Trumpi, që po i gëzohet mandatit të presidentit, nuk ka punuar asnjëherë aq shumë sa paraardhësit e tij.

Shumë ditë Trump i ka kaluar duke luajtur golf. Dhe akuza më e rëndë që ai mund të artikulonte kundër Xho Bajdenit, ishte se ai luan golf me një biznesmen ukrainas (një akuzë që rezulton të jetë e pasaktë). Një faqe e internetit që merret enkas me matjen e kohës së veprimtarisë së tij si president, raportoi se deri më 5 tetor të këtij viti, Trump ka luajtur golf 237 herë, dhe se ka kaluar “gati 22 përqind të ditëve të tij në detyrë, në një nga fushat e tij të golfit dhe për një pjesë të mirë të ditës”.

Ndërkohë, fushat e tij të golfit në Skoci humbën 14.3 milionë dollarë në vitin 2018. Sipas së përditshmes “The Ëashington Post”, “këto të dhëna shtojnë më tej presionin mbi 2 investimet kryesore të presidentit Trump jashtë SHBA-së, në një kohë kur kompania po përballet me reagime në shumë fronte, përfshirë shumë klientë që po shmangin frekuentimin e biznesit familjar të presidentit për arsye politike, dhe kur të apasionuarit pas golfit, janë të mërzitur nga planet e kompanisë për të ndërtuar aty qindra shtëpi të reja.

Në këto kushte, askush nuk duhet të habitet pse Trumpi kërkon të shmangë vëmendjen nga telashet e tij të shumta. Por Klintoni nuk do të shërbejë si “kamardarja” e tij, duke garuar në zgjedhjet e vitit 2020. Që të dalë nga kurthi politik që i ka ngritur vetes, Trump nuk mund të varë më shpresat tek të tjerët. Ai duhet të dalë vetë nga kjo situatë e vështirë./ Përshtatur nga CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Çfarë është një oligark?

Publikuar

-

Nga

Nga Joel Samuels “The Conversation”

* Teksa kanë nisur dëgjimore mbi shkarkimin e presidentin amerikaneDonald Trump, disa diplomatë dhe ambasadorë amerikanë, kanë dëshmuar në lidhje me ndikimin e oligarkëve në administratën Trump. Unë jam një studiues i së drejtës ndërkombëtare, që ka punuar që nga fillimi i viteve 1990 në hapësirën sovjetike dhe post-sovjetike.

Ndërsa seancat dëgjimore në Uashington, marrin vëmendjen kryesore, besoj se është e rëndësishme ta kuptoni se çfarë janë oligarkët, dhe çfarë pushteti kanë ata. Ky term u krijua mbi 2.300 vjet më parë nga Aristoteli, që vëzhgonte me kujdes format e qeverisjes shtetërore.

Ashtu si aristokracia, edhe oligarkia nënkuptonte sundimin nga një pakicë, në kontrast me demokracinë, që është qeverisja e popullit.

Që nga koha e Aristotelit dhe deri në fillim të viteve 1990, koncepti i një oligarkie – dhe oligarkëve – mbeti kryesisht një temë e studimeve akademike. Por me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, u shfaq një grup i ri oligarkësh. Në fillim të viteve 1990, këta burra hanin ushqimet më të shtrenjta në hotelet më të reja, dhe ndërtuan shtëpi të mëdha luksoze në periferi të Moskës.

Ata ishin kryesisht lojtarët e rinj në sektorin financiar, që financuan presidentin e parë të Rusisë post-sovjetike, Boris Jelcin. Këta oligarkë, nuk ishin zyrtarisht pjesë e qeverisë ruse. Ata ishin individë private, që përfituan nga lidhjet me qeverinë, për të grumbulluar pasuri të mëdha në periudha të shkurtra.

Ky pasurim, erdhi nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore, një proces i zhvilluar dhe i nxitur nga ekspertët amerikanë, dhe ata evropiano-perëndimorë. Unë kam studiuar rolin e krimit të organizuar në Rusi në fillim të viteve 1990, dhe kam parë si është transferuar pasuria nga shteti në duart e një grupi të vogël individësh, ku që të gjithë ata kishin lidhje me udhëheqësit e Rusisë.

Duke kontrolluar industritë kryesore – nga nafta dhe gazi natyror, tek çeliku, nikeli dhe industri e tjera kryesore- oligarkët rusë ndikuan gati në të gjitha aspektet e jetës së përditshme.

Me kalimin e kohës, ata e zgjeruan veprimtarinë e tyre në fusha të tjera, si në media apo sport.

Por në thelb, oligarkët e vunë pasurinë e tyre të madhe nga industritë, dhe e përdorën hapur dhe pa u ndëshkuar fuqinë e tyre. Gjatë 20 viteve të fundit, numri i oligarkëve në Rusi është rritur, por baza e fuqisë së tyre mbetet e njëjtë:marrëdhënia e ngushtë me presidentin Putin, sjell përfitime financiare personale.

LEXO EDHE:  Turpi ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike, sot jo dhe aq

Sikurse u shpreh vetë Putin për gazetën londineze “Financial Times” në fillim të këtij viti:”Oligarkët janë ata që e përdorin afërsinë e tyre me autoritetet, për të patur super fitime”.

Pra Putin vetë, na dha një përkufizim alternativ të oligarkut modern.

Dhe ashtu si Jelcin, Putini ka qenë përgjegjës për ngritjen – dhe në risa raste edhe rënien – e oligarkëve modernë të Rusisë. Por oligarkë, nuk ka vetëm në Rusi. Dhe kjo është arsyeja, pse ne e kemi dëgjuar kaq shpesh këtë term gjatë muajve të fundit. Në Ukrainë, zgjedhjet presidenciale të pranverës së këtij viti, çuan në ngjitjen mbresëlënëse në pushtet të aktorit komik Volodimir Zelenski.

Këto zgjedhje ishin si një referendum kundër oligarkëve të Ukrainës. Unë isha në Ukrainë gjatë raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të këtij viti, dhe të gjithë ukrainasit me të cilët bisedova më thanë të njëjtën gjë për Zelenskin:Askush nuk e dinte kush ishte, por kjo nuk kishte aspak rëndësi.

Kjo pasi personi që qëndron pas tij, më thanë ata, ishte Igor Kolomoiski, pasuria e të cilit ishte kërcënuar nga Petro Poroshenko, presidenti i atëhershëm i Ukrainës, që po rikandidonte për një mandat tjetër. Në sytë e ukrainasve, Kolomoiski kishte nevojë që një kandidat tjetër, të nxirrte jashtë loje Poroshenkon.

Dhe ai e gjeti njeriun e tij tek Zelenski. Ky nuk ishte vetëm një aktor, para se të hynte befas në politikë për të kandiduar për president. Ai ishte një aktor, që punonte në një televizion që zotërohet nga Kolomoiski. Pra, teksa dëgjojmë të flitet për oligarkët dhe politikën e Ukrainës, është e rëndësishme të mos harrohet, se ndërsa këta individë super të pasur nuk janë zyrtarisht pjesë e qeverisë, siç mund të kishte parashikuar Aristoteli, ata kanë shumë ndikim në interesat ekonomike, mediatike dhe politike të vendit.

Shënim:Joel Samuels, është profesor i jurisprudencës në Universitetin e Karolinës së Jugut, SHBA./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A parashikon forma e fytyrës, prirjen për dhunë tek një njeri?

Publikuar

-

Nga

Nga John Horgan “Scientific American”

* Në historinë e teorive pseudoshkencore, disa prej tyre kanë qenë shumë të dëmshme. Njëra prej tyre, është pretendimi i kriminologut italian të shekullit të XIX, Çezare Lombrozo, sipas të cilit temperamenti dhe sjellja e një njeriu, mund të parashikohet nga fizionomia dhe struktura e fytyrës së tij.

Sipas Lombrozos, disa njerëz janë kriminelë të lindur. Ata kanë të trashëguar “egërsinë” me tipare “atavistike” të njerëzve të lashtë. Këtu përfshihen nofullat e mëdha, vetullat e trasha dhe veshët e mëdhenj. Burra të tillë, pohonte Lombrozo, janë të prirur për “vanitet të tepruar, orgji seksuale, për një dëshirë të papërmbajtshme për të bërë keq, për dëshirën jo vetëm për të vrarë, por edhe për ta gjymtuar kufomën”.

Edhe pse plot të meta, hipoteza e Lombrozos, u bë jashtëzakonisht popullore në fund të shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX-të, duke mbërritur kulmin me teorinë e eugjenikës, ose përmirësimit të racës njerëzore, përmes eleminimit të të sëmurëve mendorë, apo atyre me vese sociale kronike.

Biologu Stefën Gulld, e cilëson teorinë e Lombrozos si “doktrinën ndoshta më me ndikim që ka dalë ndonjëherë nga tradita antropometrike”. Më pas, ekspertët u distancuan nga teoritë biologjike të krimit, duke u përqëndruar tek shkaqet mjedisore, siç janë varfëria dhe abuzimi.

Por studiuesit modernë, veçanërisht antropologu i Universitetit të Harvardit Riçard Rangam, po studiojnë sërish pretendimin e Lombrozos, sipas të cilit burrat me fytyrat e gjera, janë më të prirur për të qenë të dhunshëm.

Rangam është i njohur për argumentimin në librin e tij “Meshkujt demonë” të vitit 1997, se këta lloj meshkujsh, ndajnë me shimpanzetë një prirje të lindur për të ushtruar një dhunë vdekjeprurëse në grup. Kritikë të ndryshëm, përfshirë antropologun Brajan Ferguson dhe unë, e kanë kritikuar këtë pretendim, të cilin unë e quaj edhe si teoria e rrënjeve të thella të luftës.

Rangam vazhdon që të këmbëngulë në pikëpamjen e tij. Në librin e tij “Kufijtë e psikologjië”, ai bën dallimin midis 2 llojeve të dhunës mashkullore, reaktive dhe asaj proaktive. Dhuna reaktive është emocionale, e nxitur nga zemra, ndërsa dhuna proaktive është e përllogaritur.

Mendoni pak mbi ndryshimin midis një krimi pasioni, dhe vrasjes me paramendim. Rangam vëren se në shoqëritë moderne të gjuetar-grumbulluesve, meshkujt janë verejtur se bashkoheshin në mënyrë proaktive për të ekzekutuar një anëtar problematik të grupit, që kishte dalë jashtë kontrollit.

LEXO EDHE:  Kongresmeni amerikan thumon Ramën

Diçka e ngjashme ka ndodhur vazhdimisht gjatë evolucionit tonë, spekulon Rang dhe si rezultat, meshkujt evoluan për t’u bërë më pak të dhunshëm, megjithëse jemi gjithsesi shumë të prirur për të ushtruar dhunë të llogaritur në grup. Kjo prirje evolucionare, të cilën Rangam e quan “vetë-zbutje”, solli ndryshime fiziologjike, por edhe ndryshime njohëse dhe sjellore.

Sipas tij, ashtu si qentë e zbutur të shtëpisë, që kanë fytyra më të ngushta dhe nofulla dhe dhëmbë më të vegjël se të parët e tyre, po kështu ka ndodhur edhe me njerëzit modernë. Meshkujt relativisht të pazbutur jetojnë ende mes nesh, sugjeron Rangam, dhe kjo mund të dallohen nga fizionomia dhe sjellja e tyre. Burrat me fytyra të gjera – më saktësisht, një raport i madh midis gjerësisë dhe gjatësisë së fytyrës – duket veçanërisht i prirur për agresion, pretendon ai.

Si provë ai citon një studim të vitit 2008, që zbuloi se një raport numerik midis gjerësisë dhe gjatësisë së fytyrës, parashikon “sjellje agresive” në mesin e lojtarëve të hokejit (e matur nga numri i gjobave që kishin marrë nga policia rrugore) dhe studentët në universitete (matur nga mënyra se si ata luanin në lojëra konkurruese në një laborator).

Disa studime të tjera e mbështesin këtë pretendim, të tjerat nuk gjejnë dot ndonjë lidhje, madje as tek lojtarët e hokejit. Një studim i vitit 2012, raportoi se “pesha e trupit, dhe jo raporti i gjerësi-gjatësi e fytyrës, parashikon agresionin tek lojtarët e hokejit”.

Ndërkohë një studim i gjerë i vitit 2013, mbi mijëra njerëz nga popullsi të ndryshme, përfshirë të burgosurit meksikanë, arriti në përfundimin se “forma e fytyrës, është një parashikues i dobët i sjelljes agresive” . Hipoteza e “fytyrës së gjerë” është sa e pamoralshme, aq dhe empirikisht e dyshimtë. Sidomos kur kombinohet me teknologjinë e njohjes së fytyrës, kjo lloj pseudoshkence mund të çojë në një diskrimin sistematik të shumë njerëzve./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Eksperti rus jep alarmin/ Prisni sulme “katastrofike” kibernetike në internet

Publikuar

-

Nga

Nga Nicholas Vinocur “Politico.eu”

* Lufta kibernetike, mund të bëhet së shpejti një realitet për miliona njerëz. Sipas Eugjen Kasperskit, sipërmarrësi rus i një kompanie softuerësh antivirus që mban emrin e tij, sulme katastrofike në infrastrukturën jetike në internet, do të ndodhin në një të ardhme të afërt.

Ato mund të shmangen, vetëm nëse qeveritë arrijnë të bien dakord për rregullat e angazhimit një rrjet për të kufizuar dëmin. “Ne jemi me shumë fat, që nuk po pësojmë shumë sulme në internet në infrastrukturën më jetike”- tha Kasperski për “Politico” në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

“Kur ato të ndodhin – dhe kjo është vetëm një çështje kohe – do të jetë një sulm vërtet i dhimbshëm. Dhe unë mendoj se nuk do të kemi asnjë mundësi tjetër, përveçse që vendet të bien dakord të bashkëpunojnë midis tyre”- thekson ai.

Kasperski, është një nga dhjetëra ekspertët e njohur në fushën e sigurisë kibernatike, që kanë mbështetur të ashtuquajturën thirrje të Parisit për besim dhe siguri në hapësirën kibernetike. Ky është një angazhim jo-detyrues, i prezantuar që në vitin 2018, dhe që synon de-përshkallëzimin e konfliktit në hapësirën kibernetike, dhe vendosjen e disa rregullave të qarta ndërkombëtare të operimit në këtë fushë.

E mbështetur nga presidenti francez Emanuel Makron, nisma ka aktualisht mbështetjen e 74 vendeve dhe 607 kompanive nga 60 vende. Por asnjë nga fuqitë e sotme kibernetike – Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia – nuk janë bërë ende zyrtarisht pjesë e kësaj nisme, çka ka nxitur kritikët ta shpërfillin këtë nismë, si një retorikë që ngjall simpati, por që ka pak ndikim në realitet.

Kasperski, produktet e kompanisë të të cilit u ndaluan nga të gjitha departamentet e qeverisë amerikane në vitin 2017, e pranoi sfidën e vendosjes së normave pa superfuqitë mbi krye, në një botë ku veprimi shumëpalësh, dukej se ishte në zhdukje e sipër.

E megjithatë, drejtori i përgjithshëm, kompania e të cilit është vënë nën presionin edhe të Bashkimit Evropian, me qeverinë hollandeze që ka ndaluar përdorimin e produkteve të saj në rrjetet qeveritare, thotë që mungesa e ndonjë veprimi konkret, do të ishte diçka e pafalshme në një kohë kur numri i sulmeve kibernetike po rritet me shpejtësi.

“Ajo që po shohim, është rritja e sulmeve dashakeqe”- thotë Kasperski, që ka ngritur në Zvicër një “Qendër të Transparencës”, për t’i lejuar që të gjithë  njerëzit të inspektojnë kodin e tij burimor, dhe i ruan të gjitha të dhënat evropiane në Evropë.

LEXO EDHE:  Presidenti Trump i kërkoi Ukrainës të hetonte rivalin Biden

“Kësisoj, tani mbledhim çdo ditë 300-400 mijë skedarë të rinj sulmesh dashakeqe. Kjo do të thotë që në 3 ditë, mbledhim mbi 1 milionë të ditë. Çdo ditë ka 300-400 mijë sulme të reja kibernetike, një shifër që nuk e kemi hasur kurrë më parë”- thekson ai.

Duke vlerësuar se më shumë “gjysmë milioni” njerëz në të gjithë botën, mund të jenë aktualisht të punësuar në biznesin e krimit kibernetik – nga hakerat e pavarur, deri te ushtritë profesioniste të marrë me qira nga shtetet – eksperti rus thekson se sulmet kibernetike, po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, dhe të pamëshirshme.

“Në botë ekzistojnë sot shumë banda kriminale, që janë në gjendje të ndërmarrion sulme mjaft të ndërlikuara ndaj infrastrukturës kibernetike. Ato mund të sulmojnë dhe hakerojnë kompjutera që menaxhojnë sistemet fizike”-vijon më tej eksperti rus.

“Shumë prej hakerave punojnë si kontraktorë, dhe shumica prej tyre nuk kanë asnjë lloj skrupulli moral. Ata hakerojnë sistemet kibenerike nëpër spitale. Ata e bëjnë këtë, duke ditur shumë mirë se çfarë janë duke bërë. Dinë mirë dhe pasojat fatale që mund të shkaktojën,por kjo i ndal ata”- shtoi ai.

Duke analizuar gjuhët që analistët e kompanisë së tij i kanë gjurmuar në sulmet në internet, Kasperski shprehet e hakerat “e rinj dhe ata deri në nivelin e mesëm” janë kinezë, spanjollë, portugezë, rusë, anglezë ose turq. Por kur është fjala për “krimin kibernetik tejet profesional, bandat më të avancuara kriminale janë të gjitha rusisht-folëse”- tha ai.

Ndërsa bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh ndërkombëtar, ai shprehu shqetësimin

se ajo që vërehet është tendenca e kundërt. “Mjerisht, çështja e fundit mbi të cilin ka pasur një bashkëpunimit të madh ndërkombëtar, ishte ajo e “Carbanak” në vitin 2015.

Në hetimet mbi atë rast u përfshinë Europol, policia kibernetike ruse dhe FBI-ja amerikane. Dhe ai bashkëpunim, solli rezultate konkrete. Madje shumë rezultate. ”Druaj se kjo nuk po ndodh më. Prandaj, thirrja e Parisit është një nismë shumë i mirë. Bota po përpiqet ta ringjallë këtë bashkëpunim”- përfundoi ai./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE